Ky ligj përcakton çmimet e produkteve medicinale, për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në Republikën në Kosovës
Data e fillimit: 27.01.2023
Data e përfundimit: 16.02.2023
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Kadrije Sherifi
kadrije.sherifi@rks-gov.net
Shefki Maloku | Qytetar
16.02.2023 15:54:42
Përshëndetje anëtar të komisionit e koleg të nderuar!
Ne mirëpresim nivelizimin e çmimeve sepse kjo çon në ngritjen e vlerës së punës së farmacistit dhe nxjerrë në pah çdo barnatore profesionale.
Ne gjithashtu jemi kundër të këtij propozim projekt- ligji, në veçanti të propozimit për marzhat e çmimeve. (të cilat i paskan përshkruar koleget tanë)
Ne mendojmë se këto marzha janë të ulëta dhe na dëmtojnë si biznes e poashtu si profesionist shëndetësor..
Ju kisha lut të keni parasysh këto komentet tona.
Me respekt
Ferexim
Ferizaj, Kosova
Personi kontaktues
Shefki Maloku | shefi07@hotmail.com
Dokumentet shtesë
Shoqata Farmaceutike e Kosoves | OJQ
16.02.2023 15:23:11
Projektligji për çmimin e produkteve medicinale
Ne emer te Shoqates Farmaceutik te Kosoves-ShFarmK, ju drejtohemi me rekomandimet per Projektligjin e cmimeve te produkteve medicinale.
Se pari, Projektiligji per cmimet e produkteve medicinale eshte ne interes te sektorit farmaceutik, dhe ne sondazhin e bere nga ShFarmK, ku kane marre pjese rreth 300 farmacista, ne pyetjen a jeni ne favor te rregullimit te cmimeve- 96,66% e farmacistave jane deklaruar ne favor dhe 3,34% kunder.
Ne pyetjen A mendoni se marzhat e publikuara nga MSH per barnatore jane te mjaftueshme per te siguruar nje qendrueshmeri financiare per farmacista komunitar- 73,91% jane pergjigjur me JO, dhe 26,09% me PO.
Ne vijim, ju lutem gjeni rekomandimet ne forme te Propozimeve, sqarimeve qe I konsiderojm et nevojshme dhe kundershtimeve.
Te:
PARIMET:
Ky ligj përkufizon sigurimin me kosto të përballueshme të barnave të nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Propozim: et shtohet: me kete ligje gjithashtu sigurohet qe barnatorja si institucion shendetesor te kete te siguruar mbarevajtjen e punes profesionale duke j™u mundesuar farmacistave pune te dinjiteshme ne sherbim te pacientave.
PERKUFIZIMET:
Pika 1.8- termi OTC
Propozim:-te zevndesohet me termin i cili gjindet ne certifikatat e regjistrimit te produkteve medicinale, sepse si i till nuk ekziston ne dokumente zyrtare.
Neni 7:-PROCEDURAT E DEKLARIMIT TE ÇMIMIT
Pika 6:- Për rastet e produkteve medicinale pa autorizim marketingu që lejohen të qarkullojnë sipas akteve ligjore në fuqi procedura e deklarimit të cmimit bëhet sipas vendimit të Komisionit dhe përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Propozim-Sqarim: Te precizohet, a i nenshtohet saktesisht nivelizimit te cmimeve edhe ky grup i barnave, apo mbetet ne vendimet e Komisionit.
Neni 8:-METODOLOGJIA E PERCAKTIMIT TE ÇMIMIT
Pika 4-Në rast të pamundësisë për të siguruar informata përmes burimit të informacionit të përcaktuar në këtë ligj atëherë informatat do të merren me rrugë zyrtare nga shtetet e specifikuara në paragrafin 2 dhe 3.
Propozim-Sqarim: Te precizohet, cka nenkuptohet me rruge zyrtare
Neni 9: KALKULIMI I ÇMIMEVE ME SHUMICE
Neni 5-Çmimi i produktit medicinal përcaktohet duke kalkuluar çmimin mesatar me shumicë të dy çmimeve më të ulëta të atij produkti nga shtetet referente të përcaktuara në paragrafin 2, të nenit 8.
Propozim: Të mirret çmimi mesatar.
Neni 11-KALKULIMI I ÇMIMEVE ME PAKICË
Pika 4:-Komisioni për çmimet e produkteve medicinale do të shtojë në çmimin me shumicë, një marzhë fitimi me pakicë për qarkulluesit e licencuar me pakicë si më poshtë:
4.1. Çmimi me shumicë i produktit nga ‚¬ 0 “ 9.99 ‚¬ - marzha prej 20%;
4.2. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 10.0 - ‚¬ 49.99 - marzha prej 15%;
4.3. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 50.0 - ‚¬ 99.99 - marzha prej 12%;
4.4. Çmimi me shumicë i produktit mbi ‚¬ 100.0 - marzha prej 10%.
Kunder ketyre marzhave- sepse pamundesojn eksistencen e barantoreve.
Në një kalkulim të thjesht, nëse qarkullimi ditor në një barnatore mesatare është 500 euro(që është qarkullim normalisht mesatar, po qe një numër i konsiderueshëm i barnatoreve në KS nuk e mbërrijn) , që punon 6 ditë në javë, nga 14orë pune, bazuar në marzhat e propozuara nga ky ligjë, profiti ditor në bruto është rreth 75 euro dhe shumëzuar me 26 ditë pune, profiti mujorë është në total rreth 1950euro.
Nga 1950euro (hiq shpenzimet e qirasë, pagesën e teknikut, kontabilitetin, barnat e skaduara, taksa e tatime..), i bie të mos mbuloj eksistencën e vete. Për një punë të dinjitetshme, propozojmë këto marzha
Propozim: Te rriten marzhat me propozimet si me poshte:
4.1. Çmimi me shumicë i produktit nga ‚¬ 0 “ 9.99 ‚¬ - marzha prej 35%;
4.2. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 10.0 - ‚¬ 49.99 - marzha prej 30%;
4.3. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 50.0 - ‚¬ 99.99 - marzha prej 20%;
4.4. Çmimi me shumicë i produktit mbi ‚¬ 100.0 - marzha prej 15%.
Duke qene se ky eshte edhe neni qe paraqet me shume interes per farmacistat komunitar (qe perfaqesojne rreth 80% te farmacisteve te punesuar ne sektorin farmaceutik), ne pyetsorin qe e kemi realizuar nga ShFarmK, marzhat e propozuar nga ana e farmacistave komunitar jane nga 30-45% per çmimin e produktit nga 0-9,99%, duke shkuar me pershkallezime per 5% ulje per cmimet perkatese ne pikat perkatese te mesiperme.
Propozim 2: Te shtohet edhe nje pike ne kete Nene, qe e vlereson punen e sherbimit farmaceutik me 0,50cent per recet. Kjo do te ndihmonte qe pacienti te ndalet me gjate ne barnatore per te marr keshilla si: menyra e perdorimit te drejt e racional te barnave, deri te preventiva per kronicitet te semundjeve (qe ne te ardhem do te ulte kostot e shtetit per trajtime), parandalimi me abuzim te barnave. Mundesia per edukim me te mire te pacientave ne menagjimin e semundjeve kronike, si menyra e ushqimit, higjiena, ndihme ne sigurimin e nje mireqenie me te mire te pacientave.
Dhe ne te njejten kohe, e rrit pergjegjesin dhe vleresimin profesional te farmacistave.
Neni 13 THEMELIMI, PERBERJA DHE KOMPETENCAT E KOMISIONIT
Propozim: Ne komision te jete edhe nje anetar i Shoqates Farmaceutike te Kosoves-ShFarmK.
-SHFarmK- eshte organizat jo-qeveritare qe mbron te drejtat e farmacistave, me veprimtari mbi 60 vjeqare. ShFarmK gjethmone ka qene dhe eshte aktive ne edukimin profesional te faramcistave, pjesemarrese permes anetareve te vete ne plane legjislative, anetare e Federates Boterore te Farmacise, dhe e vetmja organizat jo-qeveritare profesionale qe mbron farmcistat.
Duke qene edhe nder-vite aktive, dhe ne kontakte te perhershme me farmacista, permes kontakteve direkte dhe indirekte, e njeh edhe e bashkendjeh brengen dhe problemin e farmacistave.
ShFarmK-ka bere organizimin e Kongresit te pare Farmceutik ne Kosove, anetar te ShFarmK-se e kane prezentuar Kosoven ne Kongrese Boterore.
Botuese e Regjistrit te Barnave dhe botime te tjera
Bashkepunuese e perheshme me Organet e tjera Shendetesor si: MSh, AKPPM, Inspektorat, OFK.
Prandaj, ekpsertizat nga ShFarmK do ti ndihmonin ketij dhe cdo procesi tjeter legjislativ.
Neni 15- MBIKQYRJA
Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji bëhet nga Inspektorati përkatës sipas ligjeve në fuqi.
Propozim-sqarim: Te precizohet sakt se cili Inspektorat.
Kjo edhe per arsye se ne masave sanksionuese te me poshte te cilat e prekin edhe etiken profesionale te farmacistit, inspektorati i tregut ose i ATK-se nuk mund
Neni17- SANKSIONET KUNDERVAJTESE
Sqarime- Nuk ka perputhje ne mes te neneve qe sanksionohen
Neni 5:Iniciimi i procedurës për revokimin e licencës së Farmacistit dhe/apo Licencës së Farmacisë në përputhje me ligjet përkatëse në rast të përsëritjes së shkeljeve të përcaktuara në nënparagrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni.
Kunder: Licenca e farmacistit eshte licenc qe ka te beje me punen profesionale dhe etiken profesionale. Vlera e shitjes se cmimit te barit, nuk perkon me aspektin etik profesional.
Propozim: Te mbetet ne Inicimin e procedures per revokim te licences se barnatores.
Neni 19:
1.Ky ligj hyn 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Propozim: Duke pasur parasysh stogjet ne barnatore, propozojm qe kjo kohe te jete deri ne 6 muaj.
Personi kontaktues
Florina Berisha | shfarmk@gmail.com
Dokumentet shtesë
Oda e Farmacisteve te Kosoves | Tjetër
16.02.2023 14:40:48
Oda e Farmacistëve të Kosovës, si organ ligjorë përfaqësues i interesave profesionale të anëtarëve të saj, pas analizimit dhe shqyrtimit të projektligjit për cmimet e produkteve medicinale nga Kuvendi i OFK-së ka përkrahur projektligjin duke kërkuar që gjatë draftit final të mirren parasysh edhe këto komente të cilat paraqesin kërkesa minimale dhe jetike për ushtrimin e profesionit të farmacistit në Kosovë. Komentet e OFK-se jane te bashkangjitura ne tabele.
Personi kontaktues
Taulant Bajrami | info@ofk-rks.net
Dokumentet shtesë
Health Pharma Shpk | Kompani
16.02.2023 12:17:40
Të nderuar,
Kompania Health Pharma Shpk e mbeshtet iniciativen per rregullim te cmimeve ne tregun tone farmaceutik, mirepo projektligji per cmimin e barnave si i tille ka shume mangesi. Ju lutemi per rishqyrtim, plotesim dhe korigjim te ketij projektligji, ne menyre qe te gjindet alternativa me e mire e mundeshme per te gjithe akteret e perfshire.
Komentin tone mund ta gjeni ne vazhdim.
Personi kontaktues
Mimoza Pira | healthpharma.ks@gmail.com
Barnatore | Kompani
16.02.2023 12:08:10
Pershendetje,
Ky projektligj eshte projekti i pare serioz i kesaj qeverie ne politiken e brendshme.
Sa do ta trajtoje qeveria kete me seriozitet, qe te mos lejoje sabotimin e e tij, kjo eshte çeshtja!
Me rregullimin e çmimit te barnave me ligj, farmacistit do t'i hiqet etiketa e tregtarit matrapaz.
Farmacisti do te shihet si profesionist shendetesor, barnatorja do te behet institucion i shkences e i hulumtimeve.
Shihni sondazhet, votimet online.., me shume se 90 % e farmacisteve e perkrahin rregullimin e çmimit te barnave me ligj.. pra te gjithe farmacistet qe farmacine e kane profesion e jo tregti.
Ne sondazhin/votimin ne grupin facebook "Farmacia Elektronike" (me 13+k anetare), e dates 11.06.2021, ne pyetjen "A jeni per nivelizim/rregullim te çmimit te barnave", jane deklaruar kesisoj:
728 Pro (98.77%)
7 Kunder
2 Abstenim
Me 11.02.2023 eshte bere edhe nje sondazh/votim online nga Shoqata Farmaceutike e Kosoves.
Personi kontaktues
Qëndrim Maloku | bonitafarmaci@gmail.com
SHDFMK | OJQ
16.02.2023 12:02:28
Të nderuar,
Po ju shkruajmë për dhe në llogari të Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (tutje referuar si Shoqata e Distributorëve) në lidhje me Projektligjin për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale (Projektligji për Çmimin e Barnave).
Shoqata e Distributorëve e përkrahë dhe mbështet një reformë substanciale të tregut farmaceutik, në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara sidomos të atyre të Bashkimit Evropian dhe që i përgjigjet rrethanave të tregut të Kosovës. Andaj, bazuar në analizat dhe rekomandimet e ofruara, është kërkesë e Shoqatës së Distributorëve që ky projektligj të ndryshohet dhe plotësohet në përputhje me rekomandimet e dhëna, të cilat rekomandime sigurojnë një furnizim të sigurtë dhe cilësor të produkteve farmaceutike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Kjo letër është e ndarë në dy (2) pjesë, ku pjesa e parë përfshinë analizën dhe rekomandimet për ndryshime, dhe pjesa e dytë përfshinë në formë tabelare ku tregohen ndryshimet specifike që duhet të përfshihen.
- PJESA 1 - REKOMANDIMET PËR NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN PËR ÇMIMIN E BARNAVE
Politika e mirë publike e cila duhet të udheheqë reformën shëndetësore është politika e cila bazohet në tri (3) parime kryesore, a) furnizimi i rregulltë dhe qasja në produkte farmaceutike dhe tek prodhuesit e tyre, b) siguria e produkteve farmaceutike, duke përfshirë garancionet në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e produkteve, dhe c) aplikimi i cmimeve jo-diskriminuese. Andaj, edhe rekomandimet e Shoqatës së Distributorëve janë në tërësi në linjë me këto parime bazikë të një sistemi tfunksional farmaceutik.
- Marzhat e për distributor janë shumë të ulta dhe në kundërshtim me praktikat e vendeve referente
Projektligji për Çmimin e Barnave përcakton marzhat fikse të për distributorët me shumicë në Kosovë në shumën prej 7% bazuar në Inkoterm CIP.
Në linjë me praktikën e vendeve referente të përdorura në draftin e Projektligjit për Barna, duke përfshirë Shqipërinë, dhe duke marrë parasysh specifikat e Kosovës si treg i vecantë, propozohet që marzha për distributor për shitje me shumicë të jetë të paktën prej 15%.
Për më tepër, propozohet që të Ligjit/Udhëzimeve Administrative ti shtohet një tabelë elektronike ku tregon saktë formulën e kalkulimit të cmimit, kjo për qëllime praktike. Kjo për të shmangur probloemet e mundshme të interpretimit deri në vlerën e përcaktimit të cmimit.
Tutje, rekomandohet gjithashtu që të unifikohet dhe rishikohet teksti i ligjit për shkak të disa problemeve të draftimit që mund të shkaktojnë paqartësi. Së pari, duhet largua referenca deri në 7%, por duhet përcaktuar saktë marzha për distributor për shitje, kjo pasi vetë cmimi final do jetë cmim fiks. Tutje, sipas metodës, deri tek përcaktimi i cmimit final i shitjes me shumicë i barnave aplikohen tri (3) kritere:
- Vetë deklarimi i Bartësit të Marketing Autorizimit dhe propozimi për cmim (Hapi 1)
- Krahasimi me cmimin e vendeve referente (Hapi 2)
- Marzhën e fitimit për ditributor me shumicë - prej 7% (Hapi 3)
Ky sistem është me probleme për tri (3) arsye:
- Kur merren cmimet referente nga vendet e tjera, ato mund të përfshijnë edhe marzhën e distributorëve në atë vend referent (shembull: Shqipëri apo Kroaci). Në këtë mënyrë duhet të sqarohet se në cilën bazë pastaj kalkulohet marzha për distributor në Kosovë. Në rast se aplikohet marzhë e vecantë për Kosovë, atëherë nënkuptohet se nga cmimi referent duhet larguar marzha e kalkuluar e distributorit në vendin referent. Kjo krijon pengesa dhe paqartësi praktike të kalkulimit të cmimet.
- Marzha 7% është shumë e vogël dhe e pamundur për sistemin e distribuimit në Kosovë, dhe nuk aplikohet në vende tjera. Marzha prej 7% nuk është e mjaftueshme për mbulimin e vetë kostove, që përfshijnë depon, ruajtjen dhe storimin, praktikat e mira të distribuimit, kostoto logjistike, dhe të ngjashme. Në shumicën e vendeve marzha e aplikuar është 10-20%, me Shqipërinë që aplikon marzhën 11%. Në rast do aplikohej Shqipëria, atëherë marzha për distributorët në Kosovë do të duhet të jetë të paktën 11% + 1% (marzha distribuimit Kosovë).
- Rekomandimi është që në Kosovë të aplikohet marzha për distributor prej 15%, kjo në linjë me kostot dhe specifikat e tregut Kosovës.
Sa i përket marzhës, neni duhet sqaruar tutje dhe të përfshijë kostot e shërbimeve që mund të aplikohen. Në Kosovë nuk ka kërkesë ligjore që bartësi i Autorizim Marketing të ketë zyre në Kosovë (përfaqësi). Rrjedhimisht, në shumë raste në cmimet e prodhuesit për distributor përfshihet edhe shërbimet e ofruara (rregullatore). Andaj, në secilin rast marzha duhet të marrë parasysh shërbimet në lidhje me mallin:
- shërbime rregullatore,
- farmakovigjilenca,
- promovimi dhe marketing dhe të ngjashme.
Përfundimisht, edhe Neni 14 në lidhje me shitjen në tenderë dhe në listëne rimbursimit duhet të definohet më mirë. Në raste specifike, cmimet e tenderëve mund të jenë më të ulëta në krahasim prej cmimeve me shumicë. Në këtë mënyrë duhet të lejohet mundësia e aplikimit në tenderë me cmime më të ulëta. Ngjashëm, edhe tek lista e rimbursimit duhet definuar më mirë tavani i rimbursimit dhe përcaktimi i cmimit të të tjerëve.
Kostot janë të ndryshme për shitjen në tenderë apo rimbursim, në krahasim me shitjet në barnatore, që përfshijnë risqe tjera dhe logjistikë shtesë.
- Ndryshimi i listës së vendeve referente
Projektligjin për Çmimin e Barnave, në sistemin e kalkulimit të cmimit përfundimtar, merr përsipër këtë kalulim: Çmimi i produktit medicinal përcaktohet duke kalkuluar çmimin mesatar me shumicë të dy çmimeve më të ulëta të atij produkti nga shtetet referente të përcaktuara në paragrafin 2, të nenit 8..
Është e domosdoshme që ky Nen të riformulohet, dhe si kërkesa kryesore të jenë që të merret mesatarja e tërë vendeve referente, ose të paktën që njëri prej cmimeve të jetë nga një vend referent në kuadër të Bashkimit Evropian.
Propozimi i parë është që të merret cmimi mesatar i të gjitha vendeve referente, dhe si faktor korigjues gjithashtu të jetë që në kalkulimin e cmimit mesatar të jetë të paktën një (1) vend nga shtetet referente.
Pëfundimisht, nga lista e vendeve referente duhet të largohen vende si Malta dhe Estonia, të cilat as nuk kanë cmime transparente dhe as ngjashmëri gjeografike dhe të tregut me Kosovën. Në vend të saj, duhet përfshirë vende të krahasusehsme me Kosovën.
Në këtë mënyrë, do të siguroheshim që kemi cilësi të produkteve farmaceutike, dhe nuk do përfundojmë me largimin e prodhuesve serioz dhe të mëdhenjë nga Kosova. Shembull, mund të jetë që detyrimisht në mesatare të kalkulohet edhe cmimi më i lirë nga një vend referent që është në Bashkimin Evorpian (Kroaci, Slloveni). Kjo do të korrektonte cmimet në rast diferencave të mëdha nga vendet e rajonit.
- Fushëvprimi i ligjit dhe largimi i OTC nga rregullimi i cmimit
Është rekomandim i Shoqatës së Distributorëve që OTC barnat (Over the Couter), ose barnat të cilat jepen pa recetën e mjekut, të largohen nga fushëveprimi i rregullimit të cmimeve. Barnat OTC duhet të jenë pjesë e tregut të lirë.
Është praktikë e shumicës absolute të vendeve të Europës, duke përjashtuar Shqipërinë, që barnat OTC të mos përfshihen në skemat ligjore të rregullimit të cmimit. Në këtë drejtim, nuk ka as cmime referente për të kalkuluar OTC-të. Andaj, Kosova do ketë probleme të mëdha të bëjë rregullimin e këtyre cmimeve.
- Rekomandime sa i përket strukturës së ligjit
Si pikë e fundit, Shoqata e Distributorëve ka edhe rekomandime specifike sa i përket strukturës dhe mënyrës së organizimit të Draft ligjit për Cmimin e Produkteve Medicinale.
Fillimisht, janë dy aspekte me rëndësi që përcaktojnë formën dhe përmbajtjen e Ligjit. Në njërën, ndryshimet ligjore janë procese të ngadalshme të cilat përfshijnë Qeverinë, Kuvendin, dhe të cilat ndryshime marrin shumë vite. Në anën tjetër, procedura e përcaktimit të cmimeve dhe ndryshimet në tregjet farmaceutike dhe të procedurave janë shumë dinamike.
Për këto arsye, rekomandohet që jesa kryesore e aspektit të rregullimit të cmimeve dhe të procedurave të jetë me akte nënligjore (Udhëzime Administrative).
Së dyti, Komisioni për çmime të produkteve medicinale duhet të përmbajë të paktën një (1) anëtar i cili është i Shoqatës së Distributorëve, edhe nëse ai/ajo do ishte pa të drejtë votë. Është esenciale që Komisioni të ketë në përbërje një person i cili është me ekspertizën në industri dhe i cili mund të ndihmoj me cmime. Ngjashëm, në vend të anëtarit të Doganës rekomandohet të jetë një anëtar nga Ministria e Financave ose Administrata Tatimore e Kosovës, kjo për të ndihmuar procesin.
Projektligji për Çmimin e Barnave duhet të parashikojë një transformimin nga sistemi aktual në sistemin e ri dhe periudhën e tranzicionit, duke përfshirë pyetjet e thjeshta të vlefshmërisë së stokut aktual, udhëzimeve administrative dhe të ngjashme.
Shoqata e Distributorëve është e gatshme që të angazhohet dhe të ofrojë ekspertizën dhe përvojën e saj në tregut e Kosovës.
Me respekt për dhe në emër të Shoqatës së Distributorëve,
________________________________
PJESA 2 - REKOMANDIMET PËR NDRYSHIME NË FORMË TABELARE
Neni aktual në Projektligjin e Ligjit të Barnave |
Teksti aktual i Projektligjin për Cmimin e Barnave |
Propozimi për ndryshim / teksti i propozuar |
|
Neni 3 |
|
Duhet të shtohet paragrafi 3 i cili parashikon se:
3.3. Dispozitat e këtij ligji nuk aplikohen për produktet OTC, të publikuara nga AKPM
|
|
Neni 4 “ para 1.5. Cmimi me shumicë |
Çmimi me shumicë - është çmimi maksimal i shitjes nga distributorët për një produkt medicinal pa TVSH. |
Duhet të përcaktohet nëse kemi të bëjë me cmim maksimal shitës apo me cmim fiks për shitje.
Kjo për arsye se nëse kemi të bëjë me cmim maksimal të shitjes me shumicë, atëherë duhet të jetë edhe cmim maksimal shitës me pakicë.
Në anën tjetër, tërë ligji i referohet cmimit fiks, pa mundësi të shitjes nën cmim e aprovuar.
|
|
Neni 8, paragrafi 3
|
Në mungesë të çmimit të produktit nga shtetet e specifikuara nga paragrafi 2, burim i të dhënave në lidhje me çmimin me shumicë të produkteve medicinale janë publikimet e raporteve zyrtare më të reja të kohës, portali zyrtar në rrjet i institucioneve përgjegjëse zyrtare të këtyre shteteve referente: Slloveni, Estoni, Maltë, Bullgari dhe vendi i origjinës.
|
Duhet larguar Estonia dhe Malta, të cilat nuk kanë ngjashmëri as sa i përket tregut dhe të tjerave.
Në vend të tyre duhet shtuar vende të krahasueshme me Kosovëm. |
|
Neni 9, paragrafi 5
|
Çmimi i produktit medicinal përcaktohet duke kalkuluar çmimin mesatar me shumicë të dy çmimeve më të ulëta të atij produkti nga shtetet referente të përcaktuara në paragrafin 2, të nenit 8. |
Çmimi i produktit medicinal përcaktohet duke kalkuluar çmimin mesatar me shumicë të të atij produkti nga shtetet referente të përcaktuara në paragrafin 2, të nenit 8.
Në kalkulimin e cmimit mesatar duhet patjetër të përfshihet të paktën një (1) vend nga Bashkimi Evropian.
|
|
Neni 9, paragrafi 11 |
Pjesë përbëse e çmimit me shumicë është vlera e marzhës të qarkullimit me shumicë dhe shpenzimeve të tjera vartëse jo më shumë se 7% që llogaritet duke i shtuar çmimit të importit CIP, marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e ndërlidhura, por jo më shumë se sa vlera e kalkuluar sipas pikës 5, 6, 7 apo 8 të këtij neni
|
Pjesë përbëse e çmimit me shumicë është vlera e marzhës të qarkullimit me shumicë dhe shpenzimeve të tjera vartëse prej 15%, që llogaritet duke i shtuar çmimit të importit CIP, marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e ndërlidhura, por jo më shumë se sa vlera e kalkuluar sipas pikës 5, 6, 7 apo 8 të këtij neni |
|
Neni 9 paragrafi 12 |
|
Duhet larguar në tërësi, kjo pasi nuk ka nevojë të rregullohen këto cmime.
Sipas Udhëzimit Administrativ 02/2022, importi i produkteve pa Autorizim Marketing është kufizuar shumë dhe rrjedhimisht, këto importe duhet të jenë direkte dhe pa komplikime sa i përket cmimeve. Kjo përfshinë edhe terapitë individuale të cilat në shumë raste janë të natyrës urgjente.
|
|
Neni 13, paragrafi 2 |
Komisioni për çmime të produkteve medicinale përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve me propozim të institucioneve si në vijim: 2.1. Ministri i Shëndetësisë (pesë anëtarë); 2.2. Agjencia e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale; 2.3. Dogana e Kosovës
|
Duhet shtuar si anëtar të Komisionit përfaqësuesin e Shoqatës së Distributorëve, kjo edhe në rast se i njejti është pa të drejtë vote.
|
Personi kontaktues
Milaim Abdullahu | shdfmk@gmail.com
MesserMedica LLC | Kompani
16.02.2023 10:58:28
|
Neni 9 Kalkulimi i çmimeve me shumicë
4. Në rast të numrit të ndryshëm të njësive/vëllimit për paketim, për bazë krahasimi do të merret kalkulimi i bazuar në njësi. Do të merret parasysh paketimi me numrin më të afërt të njësive. Së pari, do të llogaritet çmimi i referencës për njësi të produktit medicinal dhe pastaj numri i njësive të produktit medicinal.
11. Pjesë përbëse e çmimit me shumicë është vlera e marzhës të qarkullimit me shumicë dhe shpenzimeve të tjera vartëse jo më shumë se 7% që llogaritet duke i shtuar çmimit të importit CIP, marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e ndërlidhura, por jo më shumë se sa vlera e kalkuluar sipas pikës 5, 6, 7 apo 8 të këtij neni.
Koment: Konsiderojme se marzha e percaktuar per cmimet me shumice nuk mund te percaktohen ne menyre te njejt tek te gjitha produktet medicionale e po ashtu edhe nuk mund te trajtohet si cmim per njesi.
Duke marre parasysh se gazerat medicioanale trajtohen si produkte medicional atehere ato nuk mund ti nenshtrohen ketij neni pasi qe ato jane gazera jo stabile. Pra nese importohet nje sasi e caktuar e oksigjenit atehere ajo ne momentin e shitjes nuk eshte e njejta vlere, pra marzha e humbjes gjate transportit si dhe dorezimit te tij eshte shume me e madhe se marzha e perckatuar e fitimit. Po ashtu kostot e shpenzimeve te tjera jane shume me te medha se tek cdo produkt tjeter farmaceutik, pasi qe tek gazerat medicionale duhet te mirembahet edhe ambalazha e cila ka nje kosto shume te madhe. |
Personi kontaktues
Arber Merovci | messermedicallc@gmail.com
Dokumentet shtesë
Alban Bakolli | Qytetar
15.02.2023 21:26:29
Te nderuar,
Projektligji për çmimet e produkteve medicinale, është i domosdoshëm dhe me rëndësi jetike për barnatoret dhe kthimin e dinjitetit të farmacistit në shoqëri si profesionistë shëndetësorë, mirpo si i tillë ka shumë mangesi si psh:
Neni 11
Marzhat e përcaktuara nga komisioni janë ndër më të ultat krahasuar me shtetet e rajonit qka e rrezikojnë ekzistencën e barnatoreve dhe duhet patjetër të jenë më të larta.
Neni 13
Përfshirja e anëtarit të OFK-së në komision është e drejtë e garantuar me ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësor ( Neni 10 paragrafi 1.8)
Neni 17 paragrafi 5
Të ndryshohet sanksioni për revokimin e licencës së farmacistit pasi që farmacistët në shumë raste nuk janë pronarë të barnatores.
Personi kontaktues
Alban Bakolli | albani-15@hotmail.com
Gene medicals shpk | Kompani
15.02.2023 18:22:04
Kompania Gene medicals sh.p.k., fillimisht përshëndet iniciativën dhe punën e bërë për krijimin e draftit të projektligjit për çmime. Së dyti duke e lexuar me kujdes këtë projekt ligj ne si kompani kemi parë disa pika të cilat nqs miratohen në këtë formë do ta rezikojnë furnizimin e rregullt me barna si dhe do ti mbyllin shumë operatorë ekonomik të cilët funksionojnë tash e 20 vite në Republikën e Kosovës. Së treti besojmë që ky ligj duhet të hyn në fuqi së bashku si pako me ligjin për produkte dhe paisje medicinale i cli është në draftim e sipër dhe për të cilin po punohet shumë e i cili ka impakt të madh në këtë ligj dhe ligji për sigurime shëndetësore.
Personi kontaktues
Edon Hajrullaga | efarmax@gmail.com
Dokumentet shtesë
Gama Europharm shpk | Kompani
15.02.2023 17:53:35
Komentet tona i keni te bashkangjitur ne attachment-Kompania Gama Europharm shpk
Ju lutemi te rishikoni kete projektligj ne menyre qe te behet me e mira per shendetin e pacienteve tane ,duke marrë parasysh dispozitat ligjore në fuqi dhe transparencën e platformës së ketij procesi publik .
Personi kontaktues
Raserida Cepele | geuropharm@gmail.com
Dokumentet shtesë
Alk&Kos Pharmaceuticals SH.P.K. | Kompani
15.02.2023 16:18:14
Komentet për Projektligjin për Çmimet e Produkteve Medicionale nga përfaqësuesi i mbajtësit të autorizimit për marketing dhe mbajtësit të autorizimit për marketing Alk&Kos Pharmaceuticals Sh.P.K.
Neni 2 Qëllimi
Paragrafi 2 Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën 89/105 EEC e ndërlidhur me transparencën e masave për rregullimin e çmimeve për produkte medicinale për përdorim te njerëzit, si dhe përfshirjen e tyre në fushëveprimin e sistemit shtetëror të sigurimit shëndetësor.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se në këtë paragraf duhet të sqarohet më shumë se Direktiva 89/105 EEC mund të zbatohet në Kosovë vetëm në aspektin e transparencës, pasi që nuk kemi sistem shtetëror të sigurimit shëndetësorë funksional dhe ende nuk kemi arka fond të të sëmurëve, prandaj rregullat e kësaj Direktive nuk mund të gjejnë zbatim në vendin tonë.
Neni 3 Fushëveprimi
Paragrafi 2: Dispozitat e këtij ligji nuk aplikohen për shitjen e produktit medicinal jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se në këtë paragraf duhet të shtohet edhe një fjali që tregon se ky ligj nuk do të aplikohet për produktet OTC, kjo sepse në këtë projektligj OTC produktet janë përmendur vetëm në nenin 4 pargrafi 1.8 vetëm si përkufizim dhe në pjesën tjetër të ligjit këto produkte nuk përmenden fare. OTC produket në te gjitha shtetet referente, perveç në një shtet referent, i nënshtrohen vetëm regjistrimit por jo edhe referimit të çmimit, pra janë të lirë të vendosin dhe regjistrojnë çmimin maksimal. Kjo ndodh pasi që këto produkte ipen pa përshkrim të mjekut dhe janë më të qasëshmet në treg dhe prodhimi i tyre varet edhe nga ndryshimi i çmimeve tjera siç janë të lëndës së parë, energjisë elektrike, trasportit, etj., çmime të cilat varen nga ndryshimet e tregut botëror.
Alk&Kos konsideron se çmimet e OTC produkteve duhet të mbesin edhe në Republikën e Kosovës të lira dhe mos të mirren si çmime referente, për arsye se gjatë caktimit të çmimeve të këtyre produktve Kosova me automatizëm duhet të merrë referent vetem çmimet e atij shteti ku çmimet e deklarauara janë më të ulëta, më të vjetër se 10 vite dhe pa ndryushuar. Si rrjedhojë shumica e prodhuesve faramceuti nuk operojnë me OTC produkte në atë shtet dhe po ashtu do të limitohen përdoruesit e këtyre produkteve vetëm në pak opcione.
Alk&Kos propozon që në paragafin 2 të nenit 3të shtohet fjalia: si dhe për produktet e regjistruara si OTC nga mbajtësit e autorizuar të marketingut dhe të aprovuara nga AKPPM
Neni 7 Procedura e deklarimit të çmimeve
Paragrafi 3: Bartësi i autorizimit për marketing në Kosovë apo përfaqësuesi me autorizim të bartësit të autorizim marketingut dorëzon deklarimin e çmimit me shumicë për të gjitha produktet medicinale që posedojnë autorizim për marketing që regjistrohen sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse pranë AKPPM-së në Kosovë.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se në këtë paragraf duhet të shtohet edhe një fjali që ka të bëjë me produktet OTC, sipas propozimit më lartë, ku thuhet se: Përjashtim nga deklarimi i çmimeve do të kenë produktet OTC dhe vitaminat të cilat dorëzohen në AKPPM për regjiistrim.
Paragrafi 4: Bartësi i Autorizimit për Marketing në Kosovë, apo përfaqësuesit e autorizuar të tyre obligohen të bëjnë deklarimin e rregullt vjetor për çmime të barnave përveç kur aplikojnë për autorizim marketing për herë të parë ku njëkohësisht me aplikimin për autorizim marketing duhet të bëjnë edhe deklarimin e çmimit sipas afateve të përcaktuara me akt nënligjor të miratuar nga Ministri.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se bartësve të autorizuar të marketingut në Kosovë apo përfaqësuesve të tyre duhet t™iu mundësohet deklarimi i çmimeve më shumë herë gjatë vitit, i barnave të cilat nuk përfshihen në listën e barnave të cilat rimbursohet, ashtu siç është edhe në shtetet tjera referente. Këtij paragrafi t™i shtohet edhe një fjali: Në këtë deklarim nuk përfshihen barnat të cilat nuk janë në listën e barnave të rimbursueshme, dhe deklarimi i çmimit të barnave jashtë listës së barvanve të rimbursuseshme mund të bëhet më shumë herë gjatë viti.
Neni 8 Metodologjia e përcaktimit të çmimit
Paragrafi 2: Burimet e të dhënave në lidhje me çmimin me shumicë të produkteve medicinale janë publikimet e raporteve zyrtare më të reja të kohës, portali zyrtar në rrjet i institucioneve përgjegjëse zyrtare të këtyre shteteve referente: Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Kroaci dhe vendi i origjinës.
KOMENT: Vendet refenrente sipas këtij ligji kanë çmime të ndryshme me shumëcia, për arsye se disa prej tyre marrin referente vetëm çmimet e fondit, dhe për këtë arsye ulet shumë çmimi mesatar i produktit. Andaj, Alk&Kos propozon që të specifikohet cilat çmime me shumicë i referohet ky ligj në këtë paragraf. Të ndryshohet paragrafi ku shtohet fjala maksimal pas fjalës çmimin: Burimet e të dhënave në lidhje me çmimin maksimal me shumicë të produkteve medicinale janë publikimet e raporteve zyrtare më të reja të kohës, portali zyrtar në rrjet i institucioneve përgjegjëse zyrtare të këtyre shteteve referente: Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Kroaci dhe vendi i origjinës
KOMENT: Alk&Kos konsideron se do të ishte shumë më efikase që për referencë të merren minumim 1 ose 2 shtete Evropiane, për arsye se kanë rregullore më të avancuara në lidhje me rregullimin e çmimeve, krahasuar me vendet që janë në zhvillim e siper. Propozimi i Alk&Kos është që në shtetet primare të shtohet Sllovenia.
Paragrafi 3: Në mungesë të çmimit të produktit nga shtetet e specifikuara nga paragrafi 2, burim i të dhënave në lidhje me çmimin me shumicë të produkteve medicinale janë publikimet e raporteve zyrtare më të reja të kohës, portali zyrtar në rrjet i institucioneve përgjegjëse zyrtare të këtyre shteteve referente: Slloveni, Estoni, Maltë, Bullgari dhe vendi i origjinës.
KOMENT: Edhe në paragrafin 3 të nenit 8 të shtohet flaja maksimal pas fjalës çmimit pasi duhet të specifikohet se për çfarë çmimi ëshët fjala.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se si shtet referent në vend të Maltës të merret Italia pasi që edhe Kroacia edhe Sërbia dhe vende të tjera të rajonit e marrin Italinë si shtet referent.
Nani 9 Kalkulimi i çmimeve me shumicë
Paragrafi 1: Baza për çmimin me shumicë të produktit medicinal do të jetë çmimi i produktit medicinal individual, me të njëjtin emër të pambrojtur ndërkombëtar, prodhues identik, formë identike farmaceutike, fortësi identike dhe numër i njëjtë i njësive të vetme në një paketim me vendet të përcaktuara në nenit 7 të këtij ligji.
KOMENT: Është bërë një gabim teknik në fjalinë e fundit të paragradit 1, ku i referohet nenit 7 të projekligjit, ndërsa është dashur t™i referohet nenit 8 më saktesisht paragrafit 2 dhe 3.
Paragrafi 5: Çmimi i produktit medicinal përcaktohet duke kalkuluar çmimin mesatar me shumicë të dy çmimeve më të ulëta të atij produkti nga shtetet referente të përcaktuara në paragrafin 2, të nenit 8.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se për kalulimin e çmimeve me shumicë duhet të merren si referente 4 (katër) shtete, 2 (dy) shtete të rajonit dhe 2(dy) shtete evropiane, kjo për arsye se në shtetet e rajonit ka dallim në metologjinë e kalkulimit të çmimeve dhe krahasimi me njërin nga këto shtete do të krijojë dallim të madh në caktimin e çmimit nga ai i deklaruar. Shembull është njëri nga shtetet referente të Kosovës e cila gjithmonë merr barna me çmimin më të lirë “ çmime fondi jo çmime maksimale të shtetve referente të caktuara, dhe nësë Kosova gjithmonë e merr atë shtet referent si njërin nga shtetetet referente atëherë Kosova do të përfundojë duke caktuar çmime shumë më të lira dhe si rezultat do të humb barna cilësore në treg. Duke pasur 4 (katër) shtete referente konsiderojmë që kalkulimi i çmimit me shumicë do të ishte më korrekt dhe i drejtë për të gjithë palët.
Paragrafi 10: Përcaktimi i çmimit për produkte medicinale për prodhuesin në Republikën e Kosovës bëhet sipas deklarimit të prodhuesit.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se edhe prodhuesit vendor duhet të referencojnë çmimet. Shtetet në rajon si Maqedonia e Veriut bën përcaktimin e çmimit për produkte medicionale dhe barna për prodhuesit vendorë duke bërë krahasimin me shtetet referente. Pra të ndryshohet ky paragraf dhe të përcaktohet që edhe prodhuesit vendor do t™i referojnë çmimet.
Paragrafi 11: Pjesë përbëse e çmimit me shumicë është vlera e marzhës të qarkullimit me shumicë dhe shpenzimeve të tjera vartëse jo më shumë se 7% që llogaritet duke i shtuar çmimit të importit CIP, marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e ndërlidhura, por jo më shumë se sa vlera e kalkuluar sipas pikës 5, 6, 7 apo 8 të këtij neni.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se ky nen duhet të ristrukturohet në mënyrë që të qartësohet më shumë duke qenë më specifik në vendosjen e rregullave për deklarimin të çmimit dhe duke krijuar kategori. Duhet të ndahen kategoritë e deklarimit: deklarimi me çmim CIP apo pa; për produkte që janë në listën e barnave të rimbursueshme apo jashtë listës; etj. Apo të specifikohet se krahasimi i çmimeve do të bëhet vetëm i çmimeve CIP me CIP, apo i çmimeve bazë pa llogaritur marzhe dhe distribuim.
Shtetet referente të Kosovë siç është Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi deklarimin e bëjnë me çmim me shumicë. Ndërsa, shtetet tjera referente si Shqipëria ka marzha të ndryshme për produkte që janë në listë të rimbursimit dhe jashtë listës. Dhe Kroacia ka një marzhë të caktuar për të gjitha produktete për arsye se të gjitha produktet rimbursohen.
Paragrafi 12: Për barnat pa Autorizim Marketingu që importohen sipas legjislacionit përkatës përcaktimi i çmimit bëhet duke i shtuar çmimit të importit CIP, marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e ndërlidhura në vlerë jo më shumë se 7%.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se edhe ky nen duhet ristrukturuar në mënyrë që të specifikohet se për barnat pa autorizime marketingu mund të lejohet 7% shpenzime mbi marzhen e distroibuimit. Kurse, për produktet me autorizim të marketingunt të cilet kanë ekstra shpenzime në lidhje me regjistrim, variacione, leje importi, banderolla etj, nuk lejohet përqindje e shpenzimit mbi marzhen e distribuimit sipas paragrafit 10 të nenit 9.
Neni 10 Përcaktimi i çmimit të barnave gjenerkë
Çmimi i produktit gjenerik nuk duhet të kalojë 70% të vlerës së produktit origjinator të kalkuluar sipas metodologjisë së përshkruar në neni 9.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se përqindja e e vlerës së produktit origjinator duhet të jetë 80% deri 90% ose të hiqet, për arsye se për produktet origjinatore të cilat janë të regjistruara dhe operojnë në tregun e Kosovës dhe në shumë vende referente origjinitarët produktet origjinator nuk janë të definuara në ligjet e barnnave ashtu siç nuk janë të definuara edhe në Kosovë.
Neni 18 Dispozitat Kalimtare
Për subjektet që tashmë kanë autorizim marketingu brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit do të bëhet deklarimi i çmimit.
KOMENT: Alk&Kos konsideron se nenit 18 duhet t™i shtohet një paragraf ku bënë ndarjen se cilave produkte iu referohet ligji i ri, për produktet të cilat janë vetem në stok të cilat kanë kaluar të gjitha fazat prej importit e deri te licencimi dhe distribuimi, të vazhdohet me ligjin e vjetër, ndërsa për produktet të cilat do të importohon pas hyrjes në fuqi të ligjit të implemetohen ligji i ri. Paragrafi 2 i nenit 18 të thotë: Ky ligj nuk është i aplikueshëm për produktet të cilat tashmë janë deklaruar dhe janë në stok. Ose mund të shtohet një periudhe prej 6 muajve derisa të hargjohet stoku.
Personi kontaktues
Qendresa Ismaili | qismaili@Alkaloid.com.mk
Alk&Kos Pharmaceuticals | Kompani
15.02.2023 16:09:47
Te nderuar,
Ne emer te Alk&Kos Pharmaceuticals e pershendesim iniciativen per rregullimin e cmimeve ne tregun e Republikes se Kosoves.
Komentet tona jane per pikat si me poshte:
1.Perjashtimi i produkteve OTC nga aplikimi i ketij ligji
2.Shtete referente te perfshihen minimum dy shtete te Unionit Europian
3.Cmimi referent te merret mesatarja e 4 shteteve referente ose dy shtete rajonale dhe dy shteteve te Unionit Europian
4.Marzha e distribuimit te jete me e larte (min 12% duke patur parasysh marzhat ne shtetet referente per produktet jashte listes se rimbursimit
5.Produktet origjinatore te mos merren per baze gjate kalkulimit te cmimit referent, duke patur parasysh mosdefinimin e tyre ne ligjet aktuale te AKPPM-se
Per me gjeresisht kemi dhene komentet tek pjesa e komenteve specifike, duke analizuar nenet dhe paragrafet qe ne konsiderojme qe duhet korigjuar.
me respekt,
Ilir Veseli
Alk&Kos
Prishtine
Personi kontaktues
Ilir Veseli | iveseli@alkaloid.com.mk
ASGETO SHPK | Kompani
15.02.2023 14:58:53
Komentet e subjektit ASGETO lidhur me Draft ligjin per përcaktimin e çmimeve me pakice dhe shumice:
Të nderuar,
Po ju drejtohemi në lidhje me draft ligjet të cilët synojnë të ndryshojnë në substancë tërë sistemin farmaceutik të Kosovës. Kjo përfshinë, ndër të tjerë, Projektligjin për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale (Projektligji për Çmimin e Barnave).
Ne kemi kerkesa specifike për ndryshim dhe plotësim të Projektligjit për Çmimin e Barnave, në mënyrë që i njejti të jetë në përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe nevojave të sektorit farmaceutik në Kosovë.
- Ndryshimet e propozuara në Projektligjin për Çmimin e Barnave
Fillimisht, Projektligji për Çmimin e Barnave ka probleme në draftim, dhe si i tillë mund të shkaktojë probleme në industrinë farmaceutike, duke rrezikuar furnizim të sigurtë me barna dhe duke rrezikuar largimin e produkteve nga tregu i Kosovës. Hallka kryesore e sistemit farmaceutik jemi ne distributorët, që nënkupton se duhet të përfshihemi në sistemin e tillë. Gjithashtu, Projektligji për Çmimin e Barnave duhet të parashikojë një transformim nga sistemi aktual në sistemin e ri dhe periudhën e tranzicionit, duke përfshirë pyetjet e thjeshta të vlefshmërisë së stokut aktual, udhëzimeve administrative dhe të ngjashme.
- Marzhat e fitimit për distributor janë të pazbatueshme dhe të pamundura, dhe nuk janë të definuara në mënyrë precize
Projektligji për Çmimin e Barnave përcakton marzhat fikse të fitimit për distributorët me shumicë në Kosovë në shumën prej 7%. Sipas metodës, deri tek përcaktimi i cmimit final i shitjes me shumicë i barnave aplikohen tri (3) kritere:
- Vetë deklarimi i Bartësit të Marketing Autorizimit dhe propozimi për cmim (Hapi 1)
- Krahasimi me cmimin e vendeve referente (Hapi 2)
- Marzhën e fitimit për ditributor me shumicë - prej 7% (Hapi 3)
Ky sistem është i gabuar dhe nuk aplikohet në praktikë për tri (3) arsye:
- Kur merren cmimet referente nga vendet e tjera, ato përfshijnë edhe marzhën e fitimit të distributorëve në atë vend referent (shembull: Shqipëri apo Kroaci). Në këtë mënyrë nuk ka logjikë që të jetë marzha e fitimit 7% për Kosovë. Në rast se aplikohet marzhë e vecantë e fitimit për Kosovë, atëherë nënkuptohet se nga cmimi referent duhet larguar marzha e kalkuluar e distributorit në vendin referent. Kjo krijon pamundësi praktike të kalkulimit të cmimet.
- Marzha e fitimit 7% është shumë e vogël dhe e pamundur për sistemin e distribuimit, dhe nuk aplikohet në vende tjera. Si e tillë nuk është e mjaftueshme për mbulimin e kostove për importin dhe logjistikën e saj. Në shumicën e vendeve marzha e aplikuar është 10-17% (me Shqipërinë që aplikon marzhën 11%).
- Rekomandimi është që në Kosovë të aplikohet marzha fitimit për distributor jo me pak se 15%.
Gjithsesi kërkojmë nga komisioni te paraqes dhe bashkangjes formën dhe formulën e kalkulimit (Excel sheet) te çmimit nga ai CIP (perfshire kostot (leje importi, banderola, vendosja e banderolave, shpedicitioni, kosto doganore, shtypi i FIP, transporti dhe sigurimi i mallit, etj) deri ne depo) deri te çmimi shitës me shumice, perfshire marzhën e distributorit.
- Marzha fitimit nuk është e definuar si duhet “ në Kosovë nuk ka kërkesë ligjore që bartësi i Autorizim Marketing të ketë zyre në Kosovë (përfaqësi). Rrjedhimisht, në shumë raste në cmimet e prodhuesit për distributor përfshihet edhe shërbimet e ofruara (rregullatore). Andaj, në secilin rast marzha e fitimit duhet të zbres dhe të marrë parasysh shërbimet në lidhje me mallin:
- shërbime rregullatore,
- farmakovigjilenca,
- promovimi dhe marketing dhe të ngjashme.
Përfundimisht, edhe Neni 14 në lidhje me shitjen në tenderë dhe në listën e rimbursimit duhet të definohet më mirë. Në raste specifike, cmimet e tenderëve mund të jenë më të ulëta në krahasim prej cmimeve me shumicë. Në këtë mënyrë duhet të lejohet mundësia e aplikimit në tenderë me cmime më të ulëta. Ngjashëm, edhe tek lista e rimbursimit duhet definuar më mirë tavani i rimbursimit dhe përcaktimi i cmimit të të tjerëve.
Kostot janë të ndryshme për shitjen në tenderë apo rimbursim, në krahasim me shitjet në barnatore, që përfshijnë risqe tjera dhe logjistikë shtesë.
Pike tjetër qe duhet larguar eshte marzha e produkteve qe importohen pa paralele ku eshte përcaktuar 7 plus 7%)
- Ndryshimi i listës së vendeve referente
Projektligjin për Çmimin e Barnave, në sistemin e kalkulimit të cmimit përfundimtar, merr përsipër këtë kalkulim: Çmimi i produktit medicinal përcaktohet duke kalkuluar çmimin mesatar me shumicë të dy çmimeve më të ulëta të atij produkti nga shtetet referente të përcaktuara në paragrafin 2, të nenit 8..
Është e domosdoshme që ky Nen të riformulohet, dhe si kërkesë kryesore të jetë që të paktën njëri prej cmimeve të jetë nga një vend referent në kuadër të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, do të siguroheshim që kemi cilësi të produkteve farmaceutike, dhe nuk do përfundojmë me largimin e prodhuesve serioz dhe të mëdhenjë nga Kosova. Shembull, mund të jetë që detyrimisht në mesatare të kalkulohet edhe cmimi më i lirë nga një vend referent që është në Bashkimin Evorpian (Kroaci, Slloveni). Kjo do të korrektonte cmimet në rast diferencave të mëdha nga vendet e rajonit.
Pëfundimisht, nga lista e vendeve referente duhet të largohen vende si Malta, të cilat as nuk kanë cmime transparente dhe as ngjashmëri gjeografike dhe të tregut me Kosovën. Në vend të saj, duhet përfshirë vende të krahasusehsme me Kosovën.
Për arsyet e trajtuara në këtë letër, është kërkesë e Shoqatës së Distributorëve që ky projektligj të mos aprovohet në formën të cilën janë prezantuar dhe të rikthehet për plotësime përmbajtësore. Shoqata e Distributorëve e përkrahë dhe mbështet një reformë të thellë dhe substanciale të tregut farmaceutik, në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara sidomos të atyre të Bashkimit Evropian dhe që i përgjigjet rrethanave të tregut të Kosovës.
Gjithashtu eshte e nje rëndësie te vecante qe ne kete Ligj, detyrimisht te parashihet nje akt nenligjor i cili parasheh kritere te cilat do te mundësonin ndryshime esenciale per mënyrën dhe afatet e aplikimit te këtij ligji, pasi qe akti nënligjor ndryshohet me lehte sesa ligji dhe Ligji prevalon mbi aktin nënligjor dhe nga përvoja mund te ndodhe qe ne periduha te ndryshme kohore gjat zbatimit, ne si vend i vogël te penalizohemi nga mospervoja dhe pamundësia e zbatimit te këtyre kritereve ne kohe dhe vend.
Poashtu mendojmë qe ndoshta kishte qene mire qe te pritet miratimi i ligjit per barna, ligji per sigurime shendetesore dhe aprovimi i listave esenciale, ne menyre qe te gjitha aktetet te harmonizohen ne mes veti, qe te shmangen problematikat dhe konfliktet nderligjore.
Me respekt,
ASGETO Shpk
Personi kontaktues
Rame Idrizaj | rame.idrizaj@asgeto.com
Dokumentet shtesë
Pharmaplus Sh.P.K | Tjetër
15.02.2023 13:19:29
Papajtueshmëria me Kushtetutën e Republikës së Kosovës(Kapitujt I; II; III; dhe IV) e Projektligjit për çmimin e barnave të hartuar
Personi kontaktues
Ismajl Shurdhaj | pharmaplusllc@gmail.com
besa qorri | Qytetar
14.02.2023 16:31:18
Pershendetje
Me kete projektligj per cmimin e barnave dhe me marzhat e percaktuara ne te rrezikohet ;
-pronari i barnatores
-farmacisti pergjegjes
-tekniku i farmacise
-edukimi i vazhdueshem profesional
-pagesat e shumta mujore per miremabjtjen e barnatores ne perputhje me udhezimin administrativ te percaktuar nga Ministria e Shendetesise
-dhe shume arsye te tjera.
Per kete arsy marzha ne barna te cilen e keni percaktuar ne kete projektligj duhet te rritet me se paku 10% per nje pune te dinjitetshme.
ju faleminderit
Personi kontaktues
besa qorri | besa_qorri@hotmail.com
ORIKA N.T.P. Hasan I. Islami B.I. | Kompani
14.02.2023 00:36:42
Pershendetje antareve te keti komisioni.
komentin tek mazhat dhe denimet.
Ne provojeni time si Farmacist komunitar dhe drejtues i barnatores komunitare ORIKA dhe ORIKA-njesi 1. nje dekat (10vjete) jam kunder mazhes se percaktuar nga ky komision.
Arsyetim. Me ket mazh pamunsohet nje sherbim dhe konsultim i mirefilt,qe edhe e veqon ket profesion. jemi ura kyqe per eksekutimin e medikamenteve nga doktori tek qytetari. jemi dera e hapur per gjdo qytetar rreth edukimit mjeksor. shum e shum te tjera.
pamundesohet stimulimi i ngritjes profesionale te vazhdueshme qe eshte edhe nje obligim profesional.
pamundesohet zgjerimi i profesionistave farmaceutik ne barnatore komunitare. ku ne synojm te kemi dy e me tepr farmacista te vazhdueshem ne keto barnatore egzistuese, ku pagat veq kan indikacion rritje si ne sektorin publik qe veq ka ndodh dikun afro 800 euro. dhe ne si barnatore komunitare private synojm qe sa me shum pse jo dhe ta kalojm ket pag per nje profesionist te farmacis. dhe me kto mazha eshte e pa mundur.
perpos profesionisteve 2-3 kemi edhe teknike qe e kemi edhe obligim ligjor per ti punsuar.
kemi kontabilitetin
kemi shpenzime te rrymes, kemi sigurimin e lokalit, kemi gjeneratorin,kemi invertorin,kemi kompjuterin,kemi klimen,kemi internetin, kemi telefonin, kemi shum proqese dhe raporte qe duhete te kryen per kontrollin inspektoriatit, kemi shpenzime per higjene, dezinfektimin e nyjes sanitare, dhe shum e shum qe ndoshta me kan ik. kto qe i ceka kan nje kosto te ciklit mujor ku BEHET PAGES PER KETO. dhe kemi shum pagesa te mirembajtejs se barnatores
Kjo mazh e propozuar nga ju eshte falimentim i kti fenomeni 1 ose 2 barnatore komunitare qe i mban nje farmacist. dhe kjo i kontribon nje monopolizimi te keti profesioni.
Propozoj nje skem. 0.01 deri ne 0.11 ----100-200%
0.11 deri ne 0.77 ----60%
0.77 deri ne 4.62-----48%
4.62 deri ne 23.1-----42%
23.1 deri ne 92.4 -----30%
92.4 deri ne 277.2 ----26%
277.2 deri ne 693 ----23%
693 deri ne 1386 ---- 21%
1386 deri ne 2079----19%
2079 deri ne 5000-----15%
5000 deri ne 20000-----13%
dhe ne kete skem duhet te jete nje munsi ndryshimi per barerat e caktuara te lirohen nga mazha e tepert sikurse qe kemi sot ne treg barera te liruar nga TVSH.
dhe besoj kjo do te jete nje mundeshi zhvillimi dhe ngritje e keti profesioni qe sa me shum tju afrohemi standarteve te bashkimit europijan, ku dhe keta jan tu i kthy shum pergatidje te preparateve medicinale te kryhen neper barnatoret komunitare qe per nje farmacist jan punt e tije.
denimet jam marramendese per ket sektor qe ne gjiron vjetore nuk mund ti rikuperoj. kjo eshte edhe nje barr egzistence.
Personi kontaktues
Hasan Islami | hasanislami@hotmail.com
Redoni HM shpk | Kompani
13.02.2023 14:44:51
Komentet tona i keni te bashkangjitur ne attachment
Personi kontaktues
Kujtim Hamza | kujtim.hamza@redoni-hm.com
Dokumentet shtesë
Sazan Hoti | Qytetar
13.02.2023 14:13:13
Ky ligj nuk eshte ne perputhje me frymen e tregetise se lire dhe cmimet konkuruese ne treg, eshte nderhyrje flagrante ne percaktimin e cmimeve nga ana e shtetit.
Personi kontaktues
Sazan Hoti | sazanhoti1997@gmail.com
Xheneta Krasniqi | Qytetar
13.02.2023 13:52:31
Ky ligj ndikon drejtperdrejt zvoglimin e konkurences dhe eshte i manget per nga metodologjia e percaktimit te cmimeve si dhe eshte ne kundershtim me dispozita te kushtetutes se Kosoves.
Personi kontaktues
Xheneta Krasniqi | xhenkrasniqi@gmail.com
Scheham | Kompani
13.02.2023 13:48:15
Ky draftligj ndikon ne rritjen enorme te cmimeve te barnave ne afat te gjate si dhe ndikon negativisht ne pagesen e tatimit ne fitim si dhe detyron shume kompani te terhiqen nga tregu i Kosoves.
Personi kontaktues
Ilten Asani | sceham@yahoo.com
Burbuqe Selmani | Qytetar
12.02.2023 10:34:28
Sikurse e ka cekë kolegu më lartë jam edhe unë e një mendimi.
Komisioni për çmimet e produkteve medicinale do të shtojë në çmimin me shumicë, një marzhë fitimi me pakicë për qarkulluesit e licencuar me pakicë si më poshtë:
4.1. Çmimi me shumicë i produktit nga ‚¬ 0 “ 9.99 ‚¬ - marzha prej 35%;
4.2. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 10.0 - ‚¬ 49.99 - marzha prej 30%;
4.3. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 50.0 - ‚¬ 99.99 - marzha prej 20%;
4.4. Çmimi me shumicë i produktit mbi ‚¬ 100.0 - marzha prej 12%
Është e pamjaftueshme për zhvillimin/ekzistencën normale të punës në barnatore me qmimet e propozuara nga ju.Gjithashtu të shtohet edhe vlerësimi i shërbimit farmaceutik për recetë të shërbyer në vlerë prej 0,50 euro.
Të bëhet dallimi një herë e përgjithmone,ne jemi shërbim shëndetësor dhe duhet te vlersohemi si të tillë.
Personi kontaktues
Burbuqe Selmani | burbuqekastrati@gmail.com
Dior Pharm n.t.p | Kompani
11.02.2023 17:27:01
Komisioni për çmimet e produkteve medicinale do të shtojë në çmimin me shumicë, një marzhë fitimi me pakicë për qarkulluesit e licencuar me pakicë si më poshtë:
4.1. Çmimi me shumicë i produktit nga ‚¬ 0 “ 9.99 ‚¬ - marzha prej 35%;
4.2. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 10.0 - ‚¬ 49.99 - marzha prej 30%;
4.3. Çmimi me shumicë i produktit ‚¬ 50.0 - ‚¬ 99.99 - marzha prej 20%;
4.4. Çmimi me shumicë i produktit mbi ‚¬ 100.0 - marzha prej 12%
Personi kontaktues
Elgadaf Bakolli | elgadaf.bakolli@gmail.com
Sabrije Fazliu Asllani | Qytetar
11.02.2023 02:08:59
Te nderuar,
Mendoj se marzhat e propozuara per qarkulluesit me pakice duhet te rriten per 10% ne secilen kategori.
Sherbimi profesional ne barnatore duhet te paguhet sikurse te cdo profesionist tjeter shendetesor.
Personi kontaktues
Sabrije Fazliu Asllani | sabrijefazliu4@gmail.com
Astrit Haxhijaha | Qytetar
10.02.2023 18:23:04
Të nderuar,
Duke u bazuar tek projektligji për çmimin e produkteve medicinale mendoj që draft-projekti nga MSH-ja ka shumë mangësi dhe ka nevoj për shumë plotesimë -ndryshime .
Fillimisht tek neni 11 pika 4, 4.1, 4.2, 4.3, 4.4, rrezikojn egzistencën e barnatoreve komunitare . Marzhat duhet patjeter te jen më të larta .
Tek neni 13 : Themelimi , perberja dhe kompetencat e komisionit : duhet te perfshihet edhe një anetar i Odes se Farmacisteve te Kosoves.
Tek kapitulli III neni 9/pika 11 : Kalkulimi i çmimeve me shumicë : Te propozohet vlera tjeter e % në përputhje me shtetet tjera referuese.
r
Respekt,
Personi kontaktues
Astrit Haxhijaha | astrit_haxhijaha@live.com
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Shkarko dokumentin e kontributit
Artan Maliqi | Qytetar
16.02.2023 17:43:10
Eshte i mireseardhur projektligji per unifikimin e cmimit te produkteve medicinale gjithnje duke e ruajtur integritetin profesional te farmacistit, por te njejten kohe duhet dhene hapesire te mjaftueshme qe farmacisti te perballoj financiarisht dhe te jep profesionalizmin maksimal ne menyre qe te kemi sherbime sa me profesionale ndaj qytetareve, e kjo nuk mund te arrihet me marzhen e propozuar nga ky komision duke filluar nga marzha e fitimit bruto prej 20% e duke u pershkallezuar edhe me poshte, andaj propozoj marzha te filloj se paku nga 35% e keshtu me radhe te pershkallezohet e jo 20% per shkak se eshte e pamundshme te funksionoj, mbijetoj e lere me te jep sherbim te mirefillte profesional ku dihet qe barnatorja eshte nje hallke e fundit e sherbimit shendetesor¦
Sqarim: nga pervoja e punes si pjese e komisionit per barnatore komunitare prane Odes se Farmacisteve te Kosoves me shume se gjysma e barnatoreve nuk e kalojne qarkullimin vjetor mbi vleren 150 000 euro, e nese e marrim fitimin bruto mesatare sa e keni percaktuar ju 17% atehere po i bjen qe gjysma e barnatoreve nuk mund ta kalojne fitimin 21800 euro bruto perafersisht per tere nje vit e qe per muaj i bjen dikun rreth 1800 euro¦! Nje barnatore per te kryer sherbim profesional 14 ore mesatarisht i duhen:
Dy farmaciste x 800 euro = 1600 euro
Dy ndihmes te farmacisteve x 500 euro = 1000 euro
Qiraja mesatare 500 euro
Kontabilisti 100 euro
Tatime, licensime e akreditime, rryme e obligime tjera komunale nje mestare prej 300 euro e qe ne total i duhen 3500 euro shpenzime ne muaj¦..! Ju lutem analizojeni dallimin..
Ky prag i shitjes prej 21800 do te rritet edhe me shume duke kalkuluar qe qmimet do te ulen ndjeshem gjithnje ne baze te analizave qe i kemi bere ne komisionin per barnatore komunitare me kalkulimet qe jane bere me pare me nje fitim prej 35% te barnatores per njesi te njejta te shitura kemi ulje te ketij realizimi vjetor per me pak se 40%..dmth nje barnatore qe ka realizu mesatarisht 21800 euro ne muaj me uljen e qmimeve e njejta do ti realizoj 40% me pak te hyra me te njejtin konsum e qe i bjen perafersisht 13000 euro.. andaj edhe do te rritet numri i barnatoreve qe nuk mund te mbijetojne, e une mendoj qe ky ligj duhet ti jep shprese e dinjitet farmacistit e jo ta degradoj e tja pamundesoj nje jete normale. Ju lutem te keni konsiderate dhe asesi mos te mbetet marzha e fitimit me pak se 35% e edhe me shume ne menyre te funksionimit normal te barnatores.
Sqarim: kalkulimet e pagave te farmacisteve dhe ndihmes farmacisteve jane bere ne baze te ligjit te ri te pagave te sistemit shendetesor publik¦
Gjithashtu eshte e papranueshme per komunitetin e farmacisteve qe komisioni per cmimin e produkteve medicinale te mos kete asnje perfaqesues nga Oda e Farmacisteve te Kosoves¦
Andaj konsideroj sinqerisht ndryshimin e nenit 11 pikat 4.1, 4.2, 4.3, 4.4 dhe neni 13 pikat 2.1, 2.2, 2.3
Me respekt
Artan Maliqi, farmacist
Personi kontaktues
Artan Maliqi | artan.maliqi@hotmail.com