PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PER PARTNERITET PËR QEVERISJE TË HAPUR

Plani i Veprimit 2026–2028 paraqet një avancim strategjik në qasjen institucionale ndaj qeverisjes së hapur, i bazuar në mësimet e nxjerra nga zbatimi i planit të mëparshëm, plani përmban një vizion të qartë për adresimin e sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive qe mund të ndjekjen në vijim.


Data e fillimit: 18.03.2026


Data e përfundimit: 31.03.2026


Raporti Final

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PUBLIK PËR PLANIN KOMBETAR TE VEPRIMIT PER PARTNERITETIN PËR QEVERISJE TË HAPUR

07.04.2026
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

07.04.2026
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Flurim Arifi

flurim.arifi@rks-gov.net


Kontributet

Iniciativa për Progres (INPO) | OJQ

30.03.2026 15:14:06

Me qëllim të kontributit në këtë proces dhe duke u mbështetur në perspektivën dhe ekspertizën e saj në fushën e transparencës dhe llogaridhënies, INPO vlerëson se ky dokument paraqet një hap të rëndësishëm drejt avancimit të qeverisjes së hapur në Kosovë. Përqendrimi në një numër të kufizuar zotimesh dhe përpjekja për të adresuar problematika konkrete reflekton një qasje më të fokusuar dhe potencialisht më efektive në krahasim me planin e kaluar (2023 -2025).

Megjithatë, INPO konsideron se plani përmban mangësi të rëndësishme në aspektin konceptual dhe në dizajnimin e zotimeve, të cilat rrezikojnë të kufizojnë ndikimin e tij në praktikë. Në disa raste, vërehet një devijim nga fokusi thelbësor i qeverisjes së hapur drejt ndërhyrjeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve qendrore, si dhe një theks i tepruar në zgjidhje teknike dhe digjitale, pa adresuar problemet reale që lidhen me zbatimin dhe përgjegjësinë institucionale.

Po ashtu, nën leximin e INPO-s plani karakterizohet nga mbivendosje ndërmjet zotimeve dhe mungesë e qartësisë në ndarjen e objektivave, çka rrezikon fragmentimin e ndërhyrjeve dhe dobësimin e efektivitetit të tij. Një ndër mangësitë më të theksuara mbetet mungesa e indikatorëve të matshëm për secilin zotim, gjë që e vështirëson ndjeshëm monitorimin e progresit dhe vlerësimin e ndikimit, si nga institucionet dhe shoqëria civle, po ashtu edhe nga aktorët e jashtëm, përfshirë Mekanizmin e Pavarur të Raportimit (IRM).

Në këtë drejtim, INPO konsideron se për të qenë në përputhje me standardet e Open Government Partnership (OGP) dhe për të siguruar zbatim efektiv, plani duhet të përforcohet përmes qartësimit të fokusit të zotimeve, shmangies së mbivendosjeve, zhvendosjes së theksit drejt adresimit të problemeve institucionale dhe, mbi të gjitha, përfshirjes së indikatorëve të qartë dhe të verifikueshëm për matjen e rezultateve.

Në vijim, INPO paraqet komentet e saja për secilin zotim veç e veç, me qëllim të përmirësimit të dizajnimit të tyre dhe rritjes së ndikimit të planit në transparencë, pjesëmarrje dhe llogaridhënie.

Personi kontaktues

Albulena Nrecaj | info@inpo-ks.org

Dokumentet shtesë

Albesian Nrecaj | Qytetar

30.03.2026 14:11:03

TEST

Personi kontaktues

Albesian Nrecaj | albbesiann@gmail.com