Strategjia e Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2026–2031 me Planin e Veprimit për 2026 – 2028

Strategjia Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2026–2031 pasqyron angazhimin e ripërtërirë të Republikës së Kosovës për krijimin e një mjedisi të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile (OSHC), forcimin e qeverisjes pjesëmarrëse dhe promovimin e institucioneve publike gjithëpërfshirëse, transparente dhe të përgjegjshme.Përmes kësaj strategjie, Qeveria e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për ta avancuar bashkëpunimin ekzistues në një partneritet të mirëfilltë dhe me ndikim real.


Data e fillimit: 13.01.2026


Data e përfundimit: 04.02.2026


Raporti Final

Strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2026–2031 dhe Plani i Veprimit për periudhën 2026–2028 paraqesin një dokument strategjik që synon avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile. Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është forcimi i mekanizmave institucionalë për dialog, pjesëmarrje publike dhe përfshirje të shoqërisë civile në proceset e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave publike. Hartimi i Strategjisë është zhvilluar në përputhje me Rregulloren (QRK) Nr. 17/2024 për Punën e Qeverisë dhe Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 07/2018 për planifikimin dhe hartimin e dokumenteve strategjike. Procesi i hartimit ka filluar në vitin 2024 me vlerësimin e zbatimit të Strategjisë paraprake për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, me qëllim identifikimin e progresit të arritur, sfidave ekzistuese dhe fushave që kërkonin ndërhyrje të mëtejshme. Në kuadër të këtij procesi, me Vendimin nr. 054/2024, datë 23.04.2024, është themeluar Grupi Punues ndërinstitucional për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Përbërja e Grupit Punues është përcaktuar me qëllim sigurimin e një procesi gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet publike përgjegjëse, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët zhvillimorë. Kjo qasje ka siguruar që dokumenti të hartohet mbi bazën e evidencës, nevojave të identifikuara dhe përvojave të aktorëve relevantë. Konsultimi publik ka qenë pjesë thelbësore e procesit të hartimit, duke mundësuar transparencën, pjesëmarrjen dhe marrjen e kontributeve nga palët e interesit para finalizimit të dokumentit.

10.08.2026
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

10.08.2026
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Trëndelinë Dreshaj-Rexha

trendeline.dreshaj@rks-gov.net