PROGRAMI PËR REFORMA NË EKONOMI

Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023 Në kuadër të dialogut për qeverisje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës ka hartuar Programin për Reforma në Ekonomi 2021-2023. Programi përbëhet nga katër kapituj kryesor dhe përfshinë: kornizën makroekonomike, kornizën fiskale, prioritetet e reformave strukturore dhe buxhetin për tri vitet e ardhshme. Kapitulli i Prioriteteve të Reformave Strukturore, duhet të ofrojë një pasqyrë të qartë të pengesave (sfidave) strukturore të konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike. Duke u bazuar në bazuar në analizën e pengesave strukturore, duhet të identifikohen 15-20 masa të reformës të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmojnë në zhbllokimin e pengesave strukture në lidhje me konkurrueshmërinë, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Pas përmbylljes së procesit të konsultimit, do të analizohen të gjitha kontributet e pranuara dhe mbi bazën e tyre do të bëhen plotësim/ndryshimet e duhura në dokument, në mënyrë që versioni përfundimtar t™i dërgohet qeverisë për aprovim dhe duhet dorëzuar tek Komisioni Evropian jo më larg se 31 Janari 2021.


Data e fillimit: 02.12.2020


Data e përfundimit: 24.12.2020


Venhar Nushi, Zyrtar i larte ne ZPS/ZKM

venhar.nushi@rks-gov.net