Qëllimi i këtij Ligji është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Data e fillimit: 15.07.2020
Data e përfundimit: 19.07.2020
Verona Dibra
verona.dibra@rks-gov.net
Levizja FOL | OJQ
19.07.2020 17:27:59
Lëvizja Fol ka pranuar ftesën për komente për projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike COVID 19, te cilat i bashkëngjit me poshtë:
Personi kontaktues
Gresa Smolica | info@levizjafol.org
Dokumentet shtesë
Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ
19.07.2020 14:10:58
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka pranuar ftesën për komente në kuadër të procesit të konsultimit publik për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19, dhe e ka trajtuar materialin e publikuar me urgjencë. Në përputhje me misionin dhe fushëveprimtarinë e vet, komentet e KCSF-së përqendrohen kryesisht në procesin e hartimit të projektligjit dhe mundësinë që ky projektligj t’i përgjigjet nevojave të grupeve të ndryshme të shoqërisë, pa u futur në dispozita specifike të karakterit financiar ose ekonomik. Për këtë arsye, komentet në vijim janë të natyrës së përgjithshme, por të cilat po të trajtohen seriozisht, do ta përmirësonin cilësinë e projektligjit, rrjedhimisht do t’i rrisnin gjasat për rimëkëmbje ekonomike gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Personi kontaktues
Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org
Dokumentet shtesë
Sadri Berisha | Qytetar
17.07.2020 14:46:55
Pershendetje,
Tek Neni "12A: Pagesa e kursimeve individuale pensionale për rimëkëmbje ekonomike", mendoj se duhet te specifikohet afati kohore brenda te cilit FKPK duhet t'i shqyrtoj kerkesat dhe t'i kthej pergjigje parashtruesit te kerkeses p.sh. FKPK duhet te kthej pergjigje per aprovimin apo refuzimin e kerkesave jo me larg se 1 jave duke filluar nga dita/data e paraqitjes se kerkeses ne sistemin elektronik te FKPK.
me t'mira
Personi kontaktues
Sadri Berisha | sadri_berisha@hotmail.com
Dokumentet shtesë
O & D Group sh.p.k. | Kompani
16.07.2020 11:32:08
Duke pas parasysh qe ekonomia ka nis me ra per toke, dhe restrikcionet bankare ne dhenien e kredive, si hap i pare qe duhet te intervenohet sa me shpejt, qasja ne financa duke e mbuluar komplet interesin e kredis Qeveria si dhe me fondin garantues, dhe po ashtu te zbatohet grejs periudha minimumi 12 muaj, duke ditur qe kriza do te vazhdon dhe grejs periudha mundet me i kfill sa do pak bizneset. Subvencionimin e punetoreve aman jo ne vlere 170 euro, por se paku 250 euro, subvencionimin e 100% te qirase se paku per 12 muaj.
Personi kontaktues
Alutrim Dermaku | Babylove.pampers@gmail.com
City Inn Sh.P.K. | Kompani
15.07.2020 19:28:31
E nderuar znj. Dibra,
Konsiderojmë se projektligji në fjalë ka nevoj për sqarime dhe plotësime në mënyrë që të arrijë ndikimin e synuar për rimëkëmbje ekonomike në Kosovë.
Më poshtë gjeni propozimin tonë për ndryshime/plotësime në këtë projektligj.
Me respekt,
City Inn
Personi kontaktues
Fidan Hallaqi | manager@cityinn-ks.com
Shkarko dokumentin e kontributit
Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ
19.07.2020 22:56:42
Instituti për Politika Zhvillimore në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm ka bërë analizimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonimike – COVID 19. Analiza e këtij Projektligji është bërë duke marrë parasysh interesin publik dhe urgjencën e veprimit nga ana e institucioneve të Kosovës për të zbutur pasojat që ka shkaktuar pandemia COVID 19 dhe veçanërisht pasojat ekonomike. Rekomandimet janë dhënë duke marrë parasysh nevojat e tanishme dhe duke balancuar nevojën për intervenim me domosdoshmërinë për të ruajtur të drejtat e njeriut.
INDEP përkrah këtë Projektligj duke e cilësuar të një rëndësie të veçantë për përballjen me pasojat e pandemisë. Ne gjithashtu përkrahim qasjen e hartimit të një Ligji që do të bëjë ndryshimin e disa ligjeve individuale për të mundësuar realizimin e qëllimit të Ligjit, pra atij “të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.”
Sado që urgjenca për hartimin e tij është evidente, ne konsiderojmë që informatat e ndara në Dokumentin e Konsultimit nuk janë të mjaftueshme për të bërë një gjykim më të bazuar mbi arsyeshmërinë e masave të propozuara. Në rastin ideal, në Dokumentin e Konsultimit do të kishim të shtjelluar me shifra problemet që janë shfaqur si pasojë e pandemisë, nivelin e fuqisë blerëse dhe sa ka rënë ajo, qasjen në financim dhe shkallën e qarkullimit të parasë etj. Të gjitha këto, të shtjelluara me shifra, do të duhej po ashtu të jepnin një projeksion të planifikuar dhe në opsione të shpjegonin se për cilin opsion është Qeveria dhe përse dhe gjithashtu të lihej mundësia e komentimit të palëve. Të gjitha këto, Qeveria, shpresojmë t’i përmirësoj në fazën e hartimit të Memorandumit Shpjegues i cili do t’i bashkangjitet Projektligjit pas miratimit në Qeveri.
Projektligji gjithashtu ka dështuar të zbatoj kriteret e Rregullores për Standardet Minimale në Procesin e Konsultimit Publik duke dhënë afat jashtëzakonisht të shkurtër për konsultim të palëve dhe kështu, duke e dobësuar kualitetin e konsultimit. Ne konsiderojmë që megjithatë, Qeveria do të duhej të bënte përpjekje shtesë duke thirrur takime publike shtesë në mënyrë që të përpiqej të rikuperonte dëmin që shkaktohet nga mos respektimi i afatit prej 15 ditëve për konsultim publik.
Marrë në tërësi, ne përkrahim Projektligjin edhe pse ka nevojë për disa ndryshime dhe sqarime shtesë të cilat i kemi shtjelluar në pjesën në vijim.
Personi kontaktues
Burim Ejupi | office@indep.info