PROGRAMI NACIONAL PËR ZHVILLIM EKONOMIK LOKAL 2030

Zhvillimi ekonomik lokal është një proces që ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke nxitur rritjen e investimeve, stimuluar ndërmarrjet me potencial zhvillimi, promovuar krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke ngritur infrastrukturën e nevojshme për ta lehtësuar bashkëpunimin midis palëve. Programi Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal (PNZHEL 2030) synon të lokalizojë përcaktimet strategjike që dalin nga Strategjia dhe Plani Kombëtar për Zhvillim (SKZH dhe PKZH 2030) dhe strategjitë relevante sektoriale. PNZHEL 2030 kryesisht fokusohet në çështje ekonomike që prekin shumicën dërrmuese të komunave, por njëkohësisht adreson edhe çështje që i takojnë nivelit qendror, të tilla që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal. Ky program pritet të shërbejë si bazë për komunat, ashtu që ato t™i hartojnë strategjitë e tyre të zhvillimit ekonomik në përputhje me kornizën strategjike ekonomike të hartuar në nivel vendi.


Data e fillimit: 25.05.2023


Data e përfundimit: 14.06.2023


Raporti Final

Raporti nga procesi i konsultimit publik për Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030

24.10.2023
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

24.10.2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Fetije Begolli

fetije.begolli@rks-gov.net