PLANI KOMBETAR I VEPRIMIT PER BURIMET E RIPERTERISHME TE ENERGJISE SE REPUBLIKES SE KOSOVES 2011 - 2020

Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) përbëjnë një element të rëndësishëm të sektorit të energjisë në Kosovë, siç edhe përcaktohet me Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026. Strategjia e Energjisë e Kosovës 2017-2026 vendos objektivat themelorë të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorit të energjisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, furnizimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë tek konsumatorët fundorë, shfrytëzimin efikas të energjisë, zhvillimin e kapaciteteve të reja konvencionale dhe të ripërtërishme të gjenerimit, krijimin e tregut konkurrues, zhvillimin e sistemit të gazit, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e energjisë. Strategjia e Energjisë 2017-2026 mundëson promovimin e BRE-ve, duke përforcuar masat e mëtutjeshme fiskale e financiare për BRE-të si dhe kornizën ligjore dhe rregullative. Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Ripërtërishme te Energjisë (PKVBRE) për periudhën 2011-2020 është dorëzuar më 2013, duke caktuar nën-caqet specifike në kuadër të cakut kryesore prej 25%, si dhe duke propozuar masat për arritjen e tyre deri më 2020. Kosova ka vendosur, në kuadër të këtij versioni të parë të PKVBRE-së të zbatojë një cak të dytë, edhe më ambicioz sesa ai i përgjithshëm i detyrueshëm shtetëror për pjesëmarrjen e BRE-ve në konsumin bruto final të energjisë për vitin 2020. Kjo është përcaktuar në vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë D/2012/04/MC-EnC për zbatimin e Direktivës 2009/28/EC që ndryshon nenin 20 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. PKVBRE-ja ka përmendur që Kosova mëton të përmbushë e të tejkalojë cakun e vet të detyrueshëm shtetëror përmes marrjes së masave shtetërore për promovimin e BRE-ve, pa synuar eksploatimin e mekanizmave të ndryshëm fleksibilë të bashkëpunimit, si projektet dhe skemat e përbashkëta. Ky cak i dytë është vënë tek shifra prej 29.47% të konsumit të pritur bruto final të energjisë më 2020.


Data e fillimit: 12.07.2018


Data e përfundimit: 01.08.2018


Raporti Final

Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE) përbëjnë një element të rëndësishëm të sektorit të energjisë në Kosovë, siç edhe përcaktohet me Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026. Strategjia e Energjisë e Kosovës 2017-2026 vendos objektivat themelorë të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e sektorit të energjisë, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, furnizimin e qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë tek konsumatorët fundorë, shfrytëzimin efikas të energjisë, zhvillimin e kapaciteteve të reja konvencionale dhe të ripërtërishme të gjenerimit, krijimin e tregut konkurrues, zhvillimin e sistemit të gazit, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e energjisë. Strategjia e Energjisë 2017-2026 mundëson promovimin e BRE-ve, duke përforcuar masat e mëtutjeshme fiskale e financiare për BRE-të si dhe kornizën ligjore dhe rregullative.

16.08.2018
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

16.08.2018
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Besiana Qooraj

Besiana.Qorraj@rks-gov.net