Mirë se vini në platformën e konsultimeve publike - Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet


Rreth Platformës

Bazuar në RREGULLOREN PËR STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK nr.05/2016, e cila është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 29 prill 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, obligohet të krijoj dhe mirëmbaj platformën online, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha organet publike për të identifikuar hisedarët për zhvillimin e konsultimit me publikun.

Platforma Online, do të sigurojë zbatimin e standardeve minimale për konsultime publike sipas Rregullores nr. 05/2016. Kjo platformë do të ofroj mundësinë që të gjitha palët relevante të jenë të ftuara dhe të përfshira në procesin e konsultimit publik për nismat legjislative dhe procesin e vendimmarrjes dhe të politikë bërjes. "

Qëllimi i kësaj platforme është që të ndihmojë ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar procesin e konsultimeve publike me përfshirjen e autoriteteve publike dhe joqeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerë të tjerë relevant përgjatë procesit të politikë bërjes dhe vendimmarrjes. Përmes kësaj platforme sigurohet një procesi i komunikimit ndërmjet organeve publike, palëve të interesuara dhe publikut, për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës dhe p... Më shumë

Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

    Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit sot me 04 prill 2019 ka organizuara Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.  Të pranishmëve ju drejtuan:

  • Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
  • Natalya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë
  • Taulant Hoxha, Përfaqësues i CiviKos-it
  • Dajana Berisha, Përfaqësuese e Qendrës Burimore për Shoqëri Civile

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Strategjia Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë civile 2019-2023 ndërlidhet me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 dhe ka për qëllim vazhdimin e komunikimit të rregullt me shoqërinë civile dhe partnerë të tjerë.

Me këtë strategji synohet që qeveria të rrisë bashkëpunimin dhe t’i arrijmë katër objektivat strategjike; rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në bërjen e politikave, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në financimin publik për shoqërinë civile, zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve publike si dhe nxitjen e promovimin e vullnetar... Më shumë

Kliko këtu për lajme tjera

Konsultimet e fundit

PROJEKT RREGULLORE (MM) NR. _____/2019 PËR ARMËMBAJTJEN, BARTJEN DHE PËRDORIMIN E ARMËVE NGA FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS

Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktoj autoritetin kompetent për caktimin e rregullave të deponimit të armëve, armbajtjen, mbajtjen, bartjen dhe përdorimin armëve të FSK... Më shumë

PROJEKT RREGULLORE (MM) NR. XX/2019 PËR REKRUTIM NË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e kushteve, kritereve dhe procedurave për rekrutimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës... Më shumë

Raport nga procesi i konsultimit publik për ProjektUdhëzimin Administrativ Nr.XX/2019 për monitorimin e kuvendeve të komunave përmes pajisjeve të teknologjisë informative “Teleprezencave”

Raport nga procesi i konsultimit publik për ProjektUdhëzimin Administrativ Nr.XX/2019 për monitorimin e kuvendeve të komunave përmes pajisjeve të teknologjisë informative “Teleprezencave”... Më shumë

Kliko këtu për konsulta të tjera