Rreth platformës

Bazuar në RREGULLOREN PËR STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK nr.05/2016, e cila është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 29 prill 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, obligohet të krijoj dhe mirëmbaj platformën online, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha organet publike për të identifikuar hisedarët për zhvillimin e konsultimit me publikun.

Platforma Online, do të sigurojë zbatimin e standardeve minimale për konsultime publike sipas Rregullores nr. 05/2016. Kjo platformë do të ofroj mundësinë që të gjitha palët relevante të jenë të ftuara dhe të përfshira në procesin e konsultimit publik për nismat legjislative dhe procesin e vendimmarrjes dhe të politikë bërjes. "

Qëllimi i kësaj platforme është që të ndihmojë ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar procesin e konsultimeve publike me përfshirjen e autoriteteve publike dhe joqeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerë të tjerë relevant përgjatë procesit të politikë bërjes dhe vendimmarrjes. Përmes kësaj platforme sigurohet një procesi i komunikimit ndërmjet organeve publike, palëve të interesuara dhe publikut, për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së organeve publike ndaj palëve të interesuara dhe publikut.

ZQM/ZKM për zhvillimin e kësaj platforme është përkrahur nga ekipi dhe ekspert të Projektit të BE-së "Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile ", të cilët kanë punuar në zhvillimin e Platformës Online për Konsultime Publike.

Platforma online i mundëson publikut dhe palëve të interesuara të shprehin interesimin për pjesëmarrje në procesin e konsultimit publik, në baza vjetore, si dhe në rastet kur planet përkatëse plotësohen apo ndryshohen. Publiku dhe palët e interesuara shprehin interesin e tyre duke identifikuar secilën njësi qeveritare, respektivisht secilin projekt propozim për të cilën kanë interes që të përfshihen në procesin e konsultimit publik. Pas realizimit të konsultimeve publike publikohen raportet e ministrive të linjës dhe agjencive përkatëse mbi rezultatet e konsultimeve publike së bashku me arsyetimet për propozimet e pranuara dhe atyre të refuzuara.