DRAFT STRATEGJIA PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE

Me anë të këtij dokumenti strategjik synohet të vendoset një kornizë gjithëpërfshirëse për trajtimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare që i shërben realizimit të të drejtave të viktimave dhe ndërtimit të një të ardhme paqësore. Vizioni i Kosovës për drejtësi tranzicionale është krijimi i një platforme strategjike përmes së cilës synohet realizimi i të drejtave të viktimave dhe shoqërisë për të vërtetën, reparacionet, drejtësinë dhe garantimin e mospersëritjes.


Data e fillimit: 15.05.2023


Data e përfundimit: 02.06.2023


Selvije Elezaj-Brahimaj

selvije.elezaj@rks-gov.net


Kontributet

Youth Initiative for Human Rights Kosovo - YIHR KS | OJQ

02.06.2023 20:08:51

Komentet e YIHR KS mbi draft-strategjinë për drejtësinë tranzicionale

Draft strategjia për drejtësinë tranzicionale përfaqëson një moment të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë, pajtimit dhe shërimit në shoqëritë që përballen me një të kaluar të trazuar. Ndërsa shoqëritë në tranzicion lundrojnë në kompleksitetin e lëvizjes nga konflikti drejt paqes dhe stabilitetit, një strategji gjithëpërfshirëse dhe e mirë-projektuar e drejtësisë tranzicionale është një mjet i domosdoshëm. Komentet e mëposhtme synojnë të ofrojnë një analizë dhe komente mbi draft strategjinë, duke theksuar mangësitë e mundshme dhe duke sugjeruar përmirësime.

Fillimisht konsiderojmë se duhet të punohet intensivisht në përfshirjen e qasjeve të 'conflict sensitivity' dhe 'do-no-harm'. Përmes përfshirjes dhe implementimit të këtyre qasjeve garantohet që intervenimet e parapara nuk kontribuojnë në nxitje ose të një konflikti të ri, por shërbejnë si platforma për ndërtim të paqes dhe gjithëpërfshirje.

Qasja "do no harm" dhe qasja e ˜conflict senisitivity™ janë korniza të përdorura për të minimizuar ndikimin negativ të ndërhyrjeve në zonat e prekura nga konflikti. Qasja ˜do-no harm™ synon të parandalojë ndërhyrjet që mund të shkaktojnë përkeqësim të konflikteve ose krijimin e tensioneve të reja. Përfshin të kuptuarit e kontekstit, minimizimin e ndikimeve negative, rritjen e ndikimeve pozitive dhe të mësuarit nga reagimet. Qasja e  ˜conflict senisitivity™ shkon përtej qasjes "do-no harm" duke integruar në mënyrë aktive analizën e konfliktit në të gjitha fazat e hartimit të programit. Përqendrohet në përafrimin e objektivave me qëllimet e ndërtimit të paqes, angazhimin e palëve të interesuara dhe përshtatjen e programimit bazuar në transformimin e dinamikës së konfliktit.

Të dyja qasjet synojnë të minimizojnë dëmin dhe të promovojnë rezultate pozitive në mjediset e prekura nga konflikti, me ndjeshmërinë ndaj konfliktit duke marrë një qëndrim më proaktiv duke përfshirë analizën e konfliktit dhe objektivat e ndërtimit të paqes gjatë gjithë ciklit të ndërhyrjes.

Gjithashtu, e shohim si të domosdoshme që të elaborohet në detaje plani për përfshirjen e komponentës së ndjeshmërisë gjinore. Kemi vërejtur se në dokument përmendet shkarazi, por nuk shqyrtohet mënyra se si do të përfshihet dhe si do të implementohet në strategji. Më tutje, përveç grupit të viktimave, nuk përmendet grupi i të mbijetuarve. Gjithashtu, kemi vërejtur se nuk specifikohen etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë që përbëjnë grupin e viktimave. Vlerësojmë se duhet të rishqyrtohet perdorimi i terminologjisë në mënyrë që të jetë sa më specifik dhe gjithëpërfshirës dhe që personat e prekur nga lufta të ndihen të përfaqësuar denjësisht, pavarësisht grupit etnik të cilit i përkasin.

Problematika tjetër që kemi hasur është insistimi në krijimin e një narracioni të përgjithshëm. Konsiderojmë se kjo ide është përjashtuese dhe diskriminuese ndaj komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Kosovë, pasi kanë pasur përvoja të ndryshme që jo domosdoshmërisht përkojnë me narrativën dominante. Krijimi i një narrative mund të kontribuojë në heshtjen e përvojave të personave që jetojnë në margjinat e shoqërisë.

Në Objektivin Specifik 3 në rubrikën Veprimi 3.7, shkruhet për krijimin e bazës së të dhënave për memorialet. Agjencia per Menaxhimin e Komplekseve Memoriale veç se e ka një databazë me të gjithë memorialet në Kosovë. Databaza gjithashtu është e hartëzuar dhe është e qasshme online. Megjithatë, kjo databazë ka nevojë të jetë gjithëpërfshirëse e të gjitha memorialve që u dedikohen viktimave nga të gjitha grupet etnike. 

Në Objektivin Specifik 3 - Forcimi dhe intensifikimi i procesit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, përmenden një varg me ndryshime të parapara, por nuk përmenden mënyrat se si planifikohet të ndryshohen ligjet e renditura në atë tabelë. Poashtu, në Veprimin 3.11, në të njëjtën tabelë, nuk sqarohet roli i rekrutimit të stafit në Njësinë për Hetimin e Krimeve dhe nuk jepen detaje tjera në lidhje me këtë proces. Më tutje, në Veprimin 3.16 përdoret 'personat e pagjetur dhe zhdukur', dhe mendojmë se përdorimi i dy termave për të referuar një kategori mund të konfuzojë njerëzit. Unifikimi në përdorimin e një termi është qenësor kur kemi të bëjmë me
përpilimin e një dokumenti të rëndësishëm zyrtar.

Në Objektivin Specifik 3 - Rritjen e bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtarë në drejtësinë penale, më specifikisht në Veprimi 3.4 dhe Veprimi 3.5 përmendet bashkëpunimi me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) i është kryer mandati në vitin 2017. International Residual Mechanism for Criminal Tribunals, i referuar gjithashtu si IRMCT ose Mekanizmi, është gjykata ndërkombëtare e krijuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të kryer funksionet e mbetura të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPNJ) dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR) pas përfundimit të mandateve përkatëse të këtyre gjykatave. Pra, këto pjesë duhet të përmirësohen pasi TPNJ është jashtë funksionit dhe nuk mund t™i referohemi për bashkëpunim potencial.

Në rubrikën Objektivi Specifik 5 - Fuqizimi i iniciativave ekzistuese dhe të reja të shoqërisë civile për mbledhjen e fakteve dhe gjetjen e të vërtetës, nuk ka ndonjë plan për mbledhjen e fakteve dhe materialeve ekzistuese nga organizatat e shoqërisë civile të cilat vazhdimisht kanë mbledhur përvoja të qytetarëve nga lufta e fundit në Kosovë. E shohim si esenciale që të krijohet një arkivë nga institucionet me të gjitha materialet e mbledhura nga organizatat e shoqërisë civile pasi që kanë qenë te vetmet që kanë dokumentuar kujtesën kolektive rreth periudhës para dhe gjatë luftës.

Personi kontaktues: Bjeshka Guri, email: bjeshka@yihr.org

Personi kontaktues

Art Vula | art.vula@yihr.org

Dokumentet shtesë

Fondi per te Drejten Humanitare Kosove | OJQ

02.06.2023 11:42:38

Komente nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)

 

 

  • Komentet e përgjithshme:
  1. Shfrytëzimi i Dialogut Kosovë-Serbi: Dokumenti i tanishëm i strategjisë nuk e cek në asnjë pikë të tij shfrytëzimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në arritjen e rezultateve kyçe të cilat do të kontribuonin në përmbushjen e objektivave të strategjisë. FDHK konsideron që dialogu mund të ketë një rol kyç në çështjen e personave të zhdukur, bashkëpunimin gjyqësor rajonal dhe dëmshpërblimet e luftës ndër të tjera.
  2. Përfshirja e Shoqërisë Civile: FDHK përshëndet vullnetin e strategjisë për përfshirjen e shoqërisë civile në ngritjen e kapaciteteve profesionale rreth drejtësisë tranzicionale për zyrtarët publikë. Megjithatë, duke pasur parasysh përvojën e shoqërisë civile që nga pas-lufta në Kosovë, konsiderojmë që ekspertiza e shoqërisë civile duhet të shfrytëzohet në një spektër me të gjerë të aktiviteteve të parapara në dokumentin e strategjisë. FDHK vlerëson që shoqëria civile në Kosovë mund të ofrojë një kontribut të çmueshëm në pjesën e dokumentimit, avancimit të praktikës së memorializimit, avancimit të kurrikulave shkollore dhe trajnimit të mësimdhënësve për ligjërimin e temave që ndërlidhen me të kaluarën dhe në trajnimin e stafit përkatës në trajtimin e kërkesave psiko-sociale të viktimave të luftës dhe familjarëve të tyre.
  3. Terminologjia: Duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e çështjeve me të cilat do të merret strategjia kombëtare për drejtësi tranzicionale, FDHK fton hartuesit e këtij dokumenti qe ti kushtojnë një rëndësi të veçantë përdorimit të terminologjisë së saktë dhe unifikimit të saj. Shembuj konkretë: personave të zhdukur në disa raste në dokument i™u referohet si persona të pagjetur dhe në disa raste si persona të zhdukur; në anën tjetër, kur flitet për gjetjen e së vërtetës, dokumenti i referohet si hetim i cili është më tepër term që përdoret në fushën penalo-juridike dhe në këtë rast si terme me të përshtatshme konsiderohen termat: gjetja e së vërtetës apo dokumentim; në masën 3.3 tek Objektiva e 3 në kuadër të Reparacioneve, dokumenti parasheh krijimin e një qendre përkujtimore për viktimat e helmimeve të viteve 90-ta dhe terminologjia më e saktë në këtë rast do të ishte krijimi i një qendre përkujtimore për ngjarjet e helmimeve të viteve 90-ta duke pasur parasysh që nuk ka pasur viktima në njerëz të cilët do të mund të përkujtoheshin dhe në këtë rast po përkujtohen ngjarjet tragjike të asaj periudhe.
  4. Mundësia implementuese: FDHK konsideron që dokumenti ofron një numër të madh masash të cilat janë vështirë të arritura sipas planit të veprimit të bashkangjitur në dokument. Shembull konkretë: sipas këtij dokumenti, Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë i cili funksionalizohet si institucion me 2024 pritet që të ngrejë dhe te funksionalizojë një tjetër institucion të rëndësishëm siç është Muzeu i Luftës në vitin 2025. Duket vështirë e realizueshme një nisme muzealizimi serioze në kaq pak kohë.
  5. Sinergjia mes masave/mekanizmave: Dokumenti në fjalë ofron një numër të madh masash/mekanizmash në përmbushjen e objektivave të parapara por në anën tjetër nuk ofrohet një bashkëlidhje apo ndërveprim mes tyre për të treguar se si të njëjtit mund të sjellin rezultate konkrete në realizimin e të drejtave të ndryshme të viktimave.
  6. Memorializimi: FDHK, propozon që Memorializimi të vendoset si një shtyllë në vete, si shtyllë e pestë e Drejtësisë Tranzicionale. Kjo qasje do të ishte në pajtueshmëri edhe me praktikën e raportuesit special të OKB-së në promovimin e të vërtetës, drejtësisë, reparacioneve dhe garancioneve të mos-përsëritjes (shih dokumentin: UN Doc. A/HRC/45/45, 9 Korrik 2020).

Personi kontaktues

Besnik Beqaj | besnikbeqaj@hlc-kosovo.org