Konsultimi publik
06.06.2023
RREGULLORE MD - Nr. ___/2023 PËR THEMELIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË ANKESAVE DHE PERCAKTIMIN E PROCEDURËS SË ANKESAVE NDAJ VENDIMEVE PËR OFRIMIN E NDIHMËS JURIDIKE FALAS
DOKUMENT KONSULTIMI PËR RREGULLOREN MD - NR. __/2023 PËR PROCEDURAT E ANKESAVE PËR OFRIMIN E NDIHMES JURIDIKE FALAS
Data e fillimit: 23.03.2023
Data e përfundimit: 12.04.2023
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Isuf Jahmurataj
isuf.jahmurataj@rks-gov.net
Kontributet
Shkarko dokumentin e kontributit
Instituti i Kosovës për Drejtësi | OJQ
12.04.2023 13:51:32
Instituti i Kosovës për Drejtësi (Tutje: IKD) pas analizimit të Draft Rregullores për Themelimin dhe Funksionimin e Komisionit të Ankesave dhe Përcaktimin e Procedurës së Ankesave ndaj Vendimeve për Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas (Tutje: Draft Rregullorja), paraqet komentet e mëposhtme lidhur me këtë Rregullore.
Në këtë dokument, IKD parashtron komente vetëm në lidhje me tejkalimin e mandatit të Ministrisë së Drejtësisë me këtë rregullore, përmes shtrirjes së dispozitave të kësaj rregullore tek të gjitha ofruesit e ndihmës juridike falas, përkundër faktit se Ligji i jep autorizime Ministrisë së Drejtësisë për përcaktimin e rregullave vetëm në raport me vendimet e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
Personi kontaktues
Betim Musliu | info@kli-ks.org
Dokumentet shtesë