Problemet kryesore të cilat i adreson Projektligji Projektligji për Zyrtarët Publik (tash e tutje referuar si Projektligji) ka për qëllim kryesor rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik në institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht përcaktimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë pranimin, klasifikimin e pozitave, ndryshimin, përfundimin e marrëdhënies së punës, të drejtat dhe detyrimet në raport me marrëdhënien e punës si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës së zyrtarit publik në institucionet e Republikës së Kosovës. Projektligji do të zbatohet për zyrtarin publik ndërsa përcakton shprehimisht edhe institucionet dhe/apo kategoritë të cilat nuk janë fushëveprim i këtij ligji.
Data e fillimit: 15.09.2022
Data e përfundimit: 06.10.2022
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Shehrie Leci
Shehrie.Leci@rks-gov.net
Instituti i Kosovës për Administratë Publike | Agjenci e shtetit
06.10.2022 15:07:18
|
|
TEMPLATE PËR DËRGIMIN KOMENTEVE |
|
|
Titulli i draft ligjit/dokumenti i konceptit/strategjia ose ndonjë akt në konsultim publik |
PROJEKTLIGJI PËR ZYRTARËT PUBLIK |
|
Entiteti publik |
Ministria e Punëve te Brendshme |
|
Emri i kontribuuesit (organizatë/individ) |
Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme |
|
Komenti i përgjithshëm |
Komponenti i trajnimit në PROJEKTLIGJIN PËR ZYRTARËT PUBLIK, krahasuar me rregullimin në Ligjin aktual ka një përmirësim fare të vogël pozitiv, por si i tillë nuk mundëson që të kemi një sistem trajnimi që i përgjigjet në mënyrën më të mirë nevojave që ka Qeveria për profesionalizmin e zyrtarëve publik. Në vijim janë dhënë dy propozime të cilat konsiderojmë se ndihmojnë qe sistemi i trajnimit të zyrtarëve publik te jetë i qëndrueshëm dhe produktiv. |
|
Komenti ne artikullin specifik ose në ndonjë pjesë të draftit |
Propzim1. Të zgjerohet fushëveprimi i IKAP. Sipas Ligjit për Zyrtarët Publik, IKAP është përgjegjës për trajnimin e nëpunësve civilë, ndërkohë që Ligji aktual i Zyrtarëve Publik si dhe Projektligji i Zyrtareve Publik kanë zgjeruar fushëveprimin e tyre, duke përfshirë pothuajse të gjithë të punësuarit në institucione shtetërore, e në të njëjtën kohë duke larguar disa kategori të zyrtarëve publikë nga shërbimi civil. Andaj bazuar ne fushëveprimin e zgjeruar të Projektligjit propozojmë zgjerimin e fushëveprimit të IKAP-it, duke e harmanizuar me fushëveprimin e zgjeruar të Projektligjit, meqenëse trajnimet të cilat ofrohen aktualisht nga IKAP janë të te nevojshme edhe për kategoritë tjera të përfshira në këtë Projektligj, duke mos anashkaluar edhe përfshirjen e moduleve të reja në Planin e Trajnimeve. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 06/L-114, IKAP ka pranuar shumë pyetje nga institucionet, stafi i të cilave e ka humbur/ndryshuar statusin e nëpunësit civil, lidhur me atë se cili është mekanizmi/institucioni i cili do të mbështesë trajnimin e stafit të tyre. |
|
Propozim 2. Të krijohet një nen i veçantë për trajnimin, i cili duhet emëruar: Trajnimi i zyrtareve publikë, e që duhet të vendoset pas nenit 17. Përmbajtja e nenit për rregullimin e trajnimit propozojmë të jetë si në vijim: Neni XX Trajnimi i zyrtareve publikë 1. Zyrtarët publikë do t™u nënshtrohen trajnimeve të detyrueshme, të përgjithshme dhe të veçanta. 2. Qeveria me akt nënligjor përcakton rregullat për planifikimin, organizmin dhe matjen e ndikimit të trajnimeve të zyrtarëve publikë. Bazuar në ketë propozim, me akt nënligjor do te rregullohen trajnimet që do të ofrohen nga IKAP për zyrtarët publikë dhe trajnimet specifike që institucionet mund t™i blejnë në tregu i lirë. Krijimi i këtij neni ka ndikim në nenet 17 dhe 34 të këtij Projektligji. Më konkretisht nën-paragrafi 3.3 i nenit 17 Planet e zhvillimit të personelit dhe paragrafet 2 dhe 3 të nenit 34 Detyrimi për Zhvillim Profesional, të cilët kanë misione tjera dhe nuk duhet të ngarkohen me rregullimin e trajnimit, i cili është njëri ndër kompetentet kyçe të Projektligjit që duhet të jetë e diferencuar qartë dhe jo të fshehur nenet tjera. Për më tepër neni 34, synon të rregulloj vetëm trajnimet e detyrueshme e jo edhe format tjera të zbatimit të trajnimit siç janë trajnimet standarde dhe trajnimet specifikë të cilat nuk janë më pak të rëndësishme por që nuk kategorizohen si trajnime të detyrueshme për shkak të fleksibilitetit të mënyrës së përcaktimit krahasuar me trajnimet e detyrueshme. Përderisa përdorimi i termit miraton në kuptimin e nenit 34 të Projektligjit nuk është i saktë, sepse Qeveria nuk miraton trajnimet, por Qeveria me akt nënligjor rregullon trajnimin. Andaj, për shkak të sfidave të cilat jemi duke pasur si IKAP në zbatimin e Ligjit aktual për Zyrtarët Publikë, pikërisht për shkak të mos definimit të qartë të termave adekuat, propozojmë si më lartë.
|
|
|
Personi kontaktues |
Enver Haxhijaj Zëvendësues i Drejtorit te Përgjithshëm Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme |
|
Email kontaktues |
enver.haxhijaj@rks-gov.net |
Ky konsultim publik nuk përmban dokumente shtesë
Personi kontaktues
Enver Haxhijaj | enver.haxhijaj@rks-gov.net
ZYRTARET CERTIFIKUES | Tjetër
06.10.2022 14:58:54
Konsiderojmë se projektligji për zyrtarët publik nuk i trjaton në mynyr të barabart zyrtaret certifikues në raport me pozitat e ngjashme bazuar në nivelin e raportimit /hierakis,duke u bazuar në përgjegjësi, kopleksitetin e punëve,marrjen e vendimeve dhe parime tjera si pozit e veqant e cila i përgjigjet drejtperdrejt ZKA-së
Personi kontaktues
Ejup Ismajli | Ejup.g.ismajli@rks-gov.net
Dokumentet shtesë
DAI/EU Funded KosEd project in Kosovo. MESTI | Agjenci ndërkombëtare
06.10.2022 13:31:19
Participation of the European Union financed Kosed project
in international expertise advisory capacity, to the public debate
.
on the
Draft law on public officials (version of Sept 15, 2022).
Ensemble overview of change proposals:
This draft law on Public Officials, made public on September 15, 2022 by the Ministry of Public Administration, address important issues related to unified human resources planning and organizing values with the Municipalities, considered as employers™ entities.
The law on Public Officials could assist in some in some of its dispositions the Ministry of Education in regaining part of the regulatory powers it has been obliged to concede conceded to 38 municipalities, of acute dissimilarities, making Kosovo an absolutely unique but fragile example of delegation of Education to powers to politically elected entities mainly. Many teachers and parents are complaining about this situation to the Ministry of Education.
No clear definition is being however attempted on the role of the Sector Ministries, which makes this law to become inoperative. In the case of the Ministry of Education, Science, Technology and Innovation the law trespasses with audacity organic division lines of competence, in the sole name of public service uniformity, in no case plurality of knowledge and experience with humanist and social meanings.
In addition, the draft law only recognizes and alludes for the employer entities, which in the case of Education, is the Human Resource Units in the municipalities only, not even Municipal Education Directorates. HR Units will be according to this draft law in charge of recruitment, career management and training of teachers, school management and school support staff. School management disappears entirely from recruitment and training decisions. School based training as well will need to get central MA approval, as being considered part of public staff training.
The Ministry of Public Administration would request mandatory approval by them only of all and any yearly recruitment and training plans on a yearly basis. Any policy or implementation decision concerning career management at national or municipal will have to go through cumbersome process, in which the Ministries roles remain very unclear and unforeseen.
School board members, the civil society including parents and students, by having nonpublic status, will be deprived on any power in recruitment. This would go against what the EU Kosed project, in agreement and coordination with the Ministry of Education, is intending to reform through legislations and rules allowing for school recruitment and training-based approach, such as in most modern OECD countries, where schools around the world are involved to different extends into teachers and management recruitment.
The MESTI in particular would become a de facto a pure ˜standards, curriculum and assessment body™ if deprived of any role regarding planning guiding authority. It could not be anymore a respected representative of the common recognition for teaching body alive for its most sacred education values through history.
All decisions and processes through Education manpower would be made without mentioning the licensing of teachers and school managers by the Ministry of Education, which has clearly an employment dimension.
Moreover, this draft law creates a very heavy cumbersome and un applicable system of very centralised planning and management by the Ministry of Public Administration, probably overwhelming its capacities.
The law would be a major impediment to most of Kosed activities and shared objectives, in particular: recruitment laws and regulation, decentralised TPD, quality standards and curriculum development assurance, which would have to be considered as public administration training centrally managed, and as such authorized by another Ministry than the one we are duly mandated to assist. In fact, this law represents a risk of irrelevance for Kosed in its support to the Ministry core policy and administrative capacities.
The Kosed project has recommended that the MESTI clearly object to this law, which is a direct threat and impediment to its national mandate fulfillment. This draft law creates in general a very heavy cumbersome and un applicable system of centralised planning and management by the Ministry of Public Administration, probably overwhelming its capacities of managing the largest group of civil servants through 38 municipalities.
As demonstrated through the selected legal arguments which follow, implementation of the proposed law would lack constitutional compliance into managing teaching professions processes. Therefore, it is being advised to the Ministry of Education remaining outside of this law, together with the Ministries of Finance and Defense, and in full coordination with the Ministry of Health position.
As secondary option nevertheless if Government™s choice is to be made in the sense of this draft, the Ministry of Education could request that the Law would make sufficient provisions to ensure that Governmental Bylaws will regulate Education Personnel Recruitment rules, Career Management and Training, and Education calendar timing of duties.
Conclusion:
Finally, following the analysis provided with regards general provisions of the draft law on public officials, and specifically regarding the teacher and school director recruitment process, the KosEd project team provides two recommendations for MESTI:
- First - MESTI should initiate/continue with the drafting process of the sub-legal act aiming to set national standards, guidelines for the teacher and school director recruitment process. This should be done based on the existing legislation: Law No. 03/L-068 - on education in the municipalities of Kosovo and Law No.04/L “032 - on pre-university education in Kosovo.
- Second “ if MESTI decides to follow and implement the law on Public Official then two laws: Law No. 03/L-068 - on education in the municipalities of Kosovo and Law No.04/L “032 - on pre-university education in Kosovo should either be abolished or amended (but in doing so it means that Kosovo Assembly should vote based on Article 81 of the Kosovo™s Constitution which requires 2/3 of votes). This option may be less preferable for all the involved parties, and for MESTI.
An overview of what are the current legal provisions governing the recruitment process and on what basis those laws have been adopted is provided in addition to this note (Document: Policy note_MESTI Primary and secondary legislation on recruitment_KosEd_28.09.2022).
Personi kontaktues
KosEd Project Team Leader Dr Alexis de Roquefeuil | deroquefeuil@hotmail.com
Sindikata e Sherbimit Civil | Tjetër
06.10.2022 12:06:24
Komentet e Shoqatave Sindikale të Shërbimit Civil të nivelit qendror ( Ministri dhe Agjenci Ekzekutive), për draft Ligjin për Zyrtaret Publik
Neni 21
Orari i punës dhe pushimet e zyrtarit publik
Nenit 21 i shtohet edhe paragrafi 3:
Paragrafi 3: Të drejtat e fituara ( ditët e pushimit vjetor të fituara me Ligjin për Shërbimin Civil) iu njihen zyrtarëve publik.
Neni 25
Të drejtat politike
- Nëpunësi civil me përjashtim të nëpunësit civil të kategorisë të nivelit të lartë, mund të jenë anëtarë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtarë të organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike.
- Nëpunësi civil cili zgjidhet në asamblenë komunale dhe është nëpunës i asaj Komune obligohet ta pezulloj marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së kandidatit deri në përfundim të mandatit përkatës.
Neni 40
Komisioni i pranimit për pozitë të kategorisë profesionale
- Vlerësimi profesional i kandidatëve për pranim në shërbim civil në pozitë të kategorisë profesionale bëhet nga komisioni i pranimit.
- Komisioni i pranimit përbëhet nga pesë (5) anëtarë, në këtë përbërje:
- tre (3) nëpunës civil të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues të specializuar në fushën përkatëse sipas grupit për të cilin zhvillohet konkurrimi;
- një (1) përfaqësues nga njësia përgjegjëse; dhe
- një (1) përfaqesues nga Sindikata.
Me qellim të rritjes së transparences dhe përzgjedhjes së kandidatëve mbi baza meritore dhe profesionale kërkojmë që pjese e komisionit të pranimit të jetë edhe përfaqesuesi i Sindikatës.
Neni 42
Komisioni i pranimit për kategorinë e specialistit
- Vlerësimi profesional i kandidatëve për pranim në shërbim civil në pozitën e specialistit bëhet nga komisioni i pranimit për kategorinë e specialistit.
- Komisioni i pranimit për kategorin e specialistit përbëhet nga pesë (5) anëtarë, në këtë përbërje:
- tre (3) nëpunës civil të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues të specializuar në fushën përkatëse për pozitën apo grupin e pozitave për të cilat zhvillohet konkurrimi;
- një (1) përfaqësues nga njësia përgjegjëse; dhe
- një (1) përfaqesues nga Sindikata.
Me qellim të rritjes së transparences dhe përzgjedhjes së kandidatëve mbi baza meritore dhe profesionale kërkojmë që pjese e komisionit të pranimit të jetë edhe përfaqesuesi i Sindikatës.
Neni 45
Komisioni i pranimit për kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese
- Vlerësimi profesional i kandidatëve për emërimin në një pozitë të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese në administratën shtetërore bëhet nga komisioni i pranimit.
- Komisioni i pranimit për pozita të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, përbëhet nga:
- tre (3) nëpunës civil ekzistues të kategorisë së njejtë apo më të lartë;
- një (1) nëpunës civil nga njësia përgjegjëse; dhe
- një (1) përfaqesues nga Sindikata
Me qellim të rritjes së transparences dhe përzgjedhjes së kandidatëve mbi baza meritore dhe profesionale kërkojmë që pjese e komisionit të pranimit të jetë edhe përfaqesuesi i Sindikatës.
Neni 46
Emërimi dhe mandati në pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues
- Kandidati për pozitën e mesëmr drejtuese, i vlerësuar nga komisioni i pranimit me pikët më të larta dhe mbi pragun minimal të 70 % të pikëve të përgjithshme të vlerësimit, konsiderohet kandidat fitues dhe emërohet në pozitën përkatëse, për një mandat me kohëzgjatje prej katër (4) vite.
Pozita e nivelit të ulet drejtues nuk duhet të jetë e kufizuar me mandate sepse rrenon konceptin e karrieres në sherbimin civil dhe çdo të arritur në administraten shtetrore.
Neni 48
Komisioni i pranimit për kategorinë e lartë drejtuese
- Vlerësimi profesional i kandidatëve për emërimin në pozitë të kategorisë së lartë drejtuese në administratën shtetërore bëhet nga komisioni shtetëror i pranimit.
- Vlerësimi profesional i kandidatëve për emërimin në pozitë të kategorisë së lartë drejtuese në një institucion tjetër shtetëror bëhet nga komisioni i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese, që themelohet në çdo institucion tjetër shtetëror.
- Komisioni shtetëror i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese në administratë shtetërore, apo komisioni i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese që themelohet në çdo institucion tjetër shtetëror, përbëhet nga:
- tre (3) nëpunës ekzistues në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese;
- udhëheqësi i njësisë përgjegjëse;
- një (1) përfaqesues nga Sindikata.
Me qellim të rritjes së transparences dhe përzgjedhjes së kandidatëve mbi baza meritore dhe profesionale kërkojmë që pjese e komisionit të pranimit të jetë edhe përfaqesuesi i Sindikatës.
Neni 59
Krijimi dhe përbërja e komisionit disiplinor
- Në çdo institucion publik themelohet komisioni disiplinor me mandat dy (2) vjeçar, i cili themelohet nga drejtuesi i lartë i institucionit.
- Komisioni disiplinor përbëhet nga tre (3) anëtarë që përfshinë së paku një përfaqësues të NjMBNj-së të institucionit përkatës dhe në përbërje të komisionit disiplinor duhet të jetë një përfaqesues nga Sindikata.
- Përjashtimisht paragrafit 1 të këtij neni, kompetencat e komisioni disiplinor për nëpunësit e kategorisë së lartë drejtuese në institucionin e administratës shtetërore, ushtrohen nga Komisioni Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ndërsa për institucionin tjetër shtetëror nga Komisioni disiplinor për nivelin e lartë drejtues.
- Komisioni Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë drejtohet nga ministri përgjegjës për administratën publike ose i deleguari i tij dhe përbëhet nga këta anëtarë:
- tre (3) nëpunës të kategorisë së lartë drejtuese;
- një (1) ekspert të jashtëm.
- një (1) përfgaqesues nga Sindikata.
- Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kanë mandat tre (3) vjeçar.
- Emërimi i anëtarëve të Komisionit sipas paragrafit 4 të këtij neni bëhet nga Qeveria, me propozim të ministrisë përgjegjëse për administratën publike.
- Anëtari i jashtëm përzgjidhet nga ministri përgjegjës për administratën publike në bazë të një procedure transparente, publike dhe konkurruese.
- Në institucionin tjetër shtetëror titullari i institucionit e themelon ad hoc Komisioni disiplinor për nivelin e lartë drejtues me përbërje si në vijim:
- tre (3) nëpunës të kategorisë së lartë drejtuese;
- një (1) ekspert të jashtëm.
- Një (1) përfgaqesues nga Sindikata
Me qellim të mbrojtjes se shërbyesve civil nga arbitrariteti i shtetit dhe qe të kemi një vendimmarrje meritore mbi bazen e provave kërkojmë qe pjesë e Komisioneve Disiplinore me të drejtë vote të jetë edhe përfaqesuesi i Sindikatës.
Transferi i perkohshëm:
Neni 62
Paragrafi 3, transferimi i përkohshëm është përcaktuar të jetë vendim diskrecionar i drejtuesit më të lartë të institucionit. Transferimi i përkohshëm pa pëlqimin e nëpunësit civilë, përveç kur ky realizohet si masë disiplinore, nuk duhet të zbatohet pasi që cenon sigurinë juridike dhe pritshmërinë legjitime të nëpunësve civilë. Andaj, rekomandojmë që ky nen të përfshijë pëlqimin e nëpunësit civilë që transferohet si element përbërës në procesin e transferimit të përkohshëm.
Nëse vendi ku transferohet gjendet më shumë së 30 km nga vendi aktual i punës së nëpunësit civil institucioni obligihet të ia mbuloj shpenzimet e udhëtimit.
Transferimi i përhershëm:
Neni 63
Tek situatat e transferit të përhershëm nuk janë të përcaktuara në mënyrë të qartë e posaçërisht ato te nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, respektivisht se kush është autoriteti për transferimin e përhershëm. Për më tepër, te neni 64 te transferimi i përhershëm për interes shtetëror apo interes të institucionit, pavarësisht se me paragrafin 5 përcaktohet pëlqimi i nëpunësit si një nga kushtet për realizimin e transferit, te paragrafi 6 i të njejtit nen përcaktohen arsyet e refuzimit, çka i bën këto dy paragrafë kundërthënës, pra, rekomandojmë të fshihet paragrafi 6 i këtij neni.
Nëse vendi ku transferohet gjendet më shumë së 30 km nga vendbanimi ose vendi aktual i punës së nëpunësit civil institucioni obligihet të ia mbuloj shpenzimet e udhëtimit.
Transferimi në rast të shuarjes apo ristrukturimit:
Nneni 65
Nuk është rregulluar fare transferimi i nëpunësve të nivelit të lartë drejtues në rastet e shuarjes apo ristrukturimit. Andaj rekomandojmë të rregullohet shprehimisht edhe ky aspekt.
Lista tepricë:
Neni 66
Projektligjit është përcaktuar lista tepricë, zgjidhje kjo e cila nuk është në Ligjin në fuqi për Zyrtarët Publikë. Ligji në fuqi për Zyrtarët Publikë nuk e parasheh fare listën tepricë, pra ruante marrëdhënien e punës dhe pozitën duke ofruar siguri juridike për marrëdhënien e punës të nëpunësve civilë. Me Projektligjin për Zyrtarët Publike me nenin 66 parashihet lista tepricë e cila krijhohet në rastet e ristrukturimit apo shuarjes së institucionit dhe mos transferimit të nëpunësve civilë. Me këtë zgjidhje të propozuar dëmtohet siguria juridike e marrëdhënies së punës. Shërbimi civil dhe marrëdhënia e punës bëhen relativisht të pasigurta si pasojë e listës rezervë sidmos për shkak të ristrukturimit të ministrive. Rekomandojmë që trajtimi i nëpunësve civilë në rast të shuarjes apo ristrukturimit të institucionit të vazhdojë të bëhet sipas zgjidhjes juridike të parapara me nenin 54 të Ligjin në fuqi për Zyrtarët Publikë pasi që ofron siguri juridike më të plotë në marrëdhënien e punës. Gjithashtu, rekomandojmë që të mos lejohet hapja e konkursve për rekrutim të ri në rast se ka zyrtarë që nuk janë transferuar në rast të mbylljes apo ristrukturimit dhe që i plotësojnë kriteret për pozitën e tillë. Nëpunësi i tillë gjithashu të ketë të drejtën në ankesë, në rast se hapet një konkurs i tillë.
Pezullimi sipas detyrës zyrtare:
Neni 68
Rekomandojmë që ky lloj i pezullimit, i përcaktuar me nenin 68 të Projektligjit, sidomos ai i përcaktuar me paragrafin 1, nën-paragrafi 1.5. të këtij neni, të harmonizohet me nenin 539 të Kodit Nr. 08/L-032 i Procedurës Penale.
Pezullimi vullnetar:
Neni 69
Nuk është përcaktuar mundësia e pezullimit për rastet kur nëpunësi civilë është i sëmurë. Rekomandojmë të rregullohet kjo situatë.
Efektet e pezullimit:
Neni 70
Paragrafi 1 lihet mundësia që pozita e mëparshme të plotësohet edhe para përfundimit të pezullimit, cka e dëmton nëpunësin civilë. Psh. nëse nëpunësi civilë e ka pezulluar vullnetarisht marrëdhënien e punës për shkakun e paraparë me nenin 69 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 (për kujdesin anëtarin e ngushtë të familjes, të moshuar ose të sëmurë për një periudhë deri në një (1) vit), në këtë rast i bie që nëpunësi civilë përveç që është goditur nga fati (familjari i sëmurë rëndë dhe nevoja për përkujdesin ndaj tij) ai goditet edhe nga kjo dispozitë me përmbajtje, pra pozita e tij plotësohet duke i shkaktuar hyrjen në një periudhe të pasigurisë juridike për marrëdhënien e tij të punës, sipas përshkrimeve të mësipërme (humbja e pozitës, detyrimi për tu sistemuar në një pozitë tjetër profesinale për të cilin i kërkohet të fillojë me trajnimet nga fillimi apo edhe futja në listën tepricë). Meqë projektligji ka krijuar mundësinë e caktimit të ushtruesit të detyrës, rekomandojmë që në këto raste të pezullimit, deri në përfundimin e afatit të pezulimit të caktohet një ushtrues detyre.
Pensionimi i parakohshëm:
Neni 75
Rekomandohet që me rastin e pensionimit të parakohshëm, në pozitën e tillë të bëhet rekrutimi i nëpunësit dhe të mos bllokohet pozita për shkak të pensionimit të parakohshëm. Gjithashtu, të shqyrtohet mundësia e uljes së moshës së pensionimit të parakohshëm me kërkesën e nëpunësit civilë dhe për arsye të caktuara shëndetësore duke filluar nga mosha 60 vjeçare me 50% të pages dhe në veçanti gjinisë femrore.
Dispozitat tranzitore
Nenin 98
Sipas paragrafit 2, Një (1) vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të gjitha pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të shpallet procedura e rekrutimit përmes konkursit të hapur dhe publik, përjashtimisht për pozitat të cilat kanë qenë të lira dhe janë plotësuar gjatë fazës transitore të rekrutimit sipas nenit 97 të këtij ligji, ngre dilema në lidhje me përputhshmërinë e saj me Kushtetutën.
Paragrafi numer 2, duhet të ndryshoj dhe të fshihet pozita e nivelit të ulët drejtuese nga ky perkufizim, ndersa për pozitat e mesme drejtuese të shpallet procedura e rekrutimit përmes konkursit të hapur dhe publik tri vjet pas hyrjes se ligjit në fuqi.
Personi kontaktues
Ali Sefaj | sindikatashc@gmail.com
Ilir Hamza | Qytetar
05.10.2022 11:24:03
Jam Ilir Hamza person me aftësi të kufizuara tash e 7 vite punoje në institucione publike konkretisht në Ministrinë e Drejtësisë, unë e kam lexuar ligjin për zyrtar publik i cili është në konsultim publik, andaj si punëtor me aftësi të kufizuar dhe në cilësinë e përfaqësuesit të disa punëtoreve me aftësi të kufizuar ju kisha lutur që ta shqyrtoni mundësin ta shtoni një nen në ketë ligj ku thuhet Te ju sigurohet transporti personave me aftësi të kufizuar nga shtëpia në punë dhe anasjelltas që punojnë në institucione publike do të ishte një lehtësim i madh për punëtoret me aftësi të kufizuar si dhe arritje e madhe në vitin e aftësisë së kufizuar i shpallur nga Kryeministri Z. Albin Kurti
Personi kontaktues
Ilir Hamza | ilirhamza@gmail.com
Democracy Plus | OJQ
04.10.2022 15:37:45
Neni 6
Nëpunësi civil me status të veçantë
Koment:
Së pari, lista e nënkategorive me status të veçantë është e gjatë dhe kjo mund të krijojë një fragmentim të madh në shërbimin civil pasi nënkategoritë do të kenë ligjet e tyre. Së dyti, duke qenë se nënkategoritë do të kenë status të veçantë me kushte te veçanta për rekrutim dhe elemente të tjera, kjo do të pamundësojë transferimin e nëpunësve civilë nga institucionet ku nëpunësit civilë kanë këtë status të veçantë në institucione të tjera.
Personi kontaktues
Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org
Dokumentet shtesë
Lutfi Ismajli | Qytetar
16.09.2022 21:43:32
Pershendetje,
Une z.Lutfi Ismajli si qytetar i Republikes se Kosoves dhe si punonjes i Institucioneve publike ju pergezoj per punen qe keni bere ne projektligjin per paga ne sektorin publik dhe pres qe sa me shpejt te kalon neper procedurat e nevojshme dhe te miratohet me qellim qe te rregullohet qeshtja e pagave ne Republiken tone.
Personi kontaktues
Lutfi Ismajli | lutfi.ismajli.21@gmail.com
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Shkarko dokumentin e kontributit
Grupi per Studime Juridike dhe Politike | OJQ
06.10.2022 15:32:41
Fillimisht, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) thekson faktin se mos përfshirja e shoqërisë civile në procesin e draftimit fillestar të projektligjit, përkatësisht GLPS-së e cila ka ekspertizë dhe përvojë në këtë fushë duke monitoruar për më shumë se 10 vite reformën e administratës publike, dëmton thellësisht procesin e draftimit të ligjit dhe si të tillë e bën të paqëndrueshëm duke lënë shumë hapësirë për përmirësime.
Projektligji i ri i zyrtarëve publik (në vijim LZP) ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2020 pasi që Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm në raport me 8 institucione të pavarura kushtetuese duke e detyruar në të njëjtën kohë Kuvendin e Kosovës që të bëjë ndryshimet e nevojshme për të harmonizuar të njëjtin me aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese në rastin nr. KO203/19 të vlerësimit të kushtetutshmërisë së neneve të caktuara të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë (në vijim AGJK-LZP). AGJK-LZP ka dhënë edhe udhëzimet se në cilat elemente duhet të ndryshohet LZP, me theks të veçantë në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese. Përkundër këtij fakti, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë iniciativë që të bëjë ndryshime rrënjësore dhe përfundimisht të përgatit ligj të ri për zyrtarët publik ( në vijim PLZP) por kësaj radhe pa bërë ndonjë analizë të zbatimit të LZP aktual i cili bazohet në evidencë dhe pa ofruar opsione të politikave të cilat janë shumë të nevojshme për ndryshime aq të thella dhe të cilat kanë ndikim aq të madh në një sferë siç është shërbimi publik.
Personi kontaktues
Rreze Hoxha | rreze.hoxha@legalpoliticalstudies.org
Dokumentet shtesë