Rregullimin/përcaktimin e normave, standardeve dhe procedurave themelore për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, materialeve mësimore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik në arsimin parauniversitar;
Data e fillimit: 09.06.2022
Data e përfundimit: 29.06.2022
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
1. Ky ligj ka për qëllim: 1.1 Rregullimin/përcaktimin e normave, standardeve dhe procedurave themelore për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore, materialeve mësimore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik në arsimin parauniversitar
Feime Llapashtica
feime.llapashtica@rks-gov.net
Democracy Plus | OJQ
29.06.2022 11:34:53
Koment i përgjithshëm:
Projektligji për Tekstet Shkollore, rreth 17 çështje i rregullon me akt nënligjor. Duke pasur parasysh se aktet nënligjore rregullojnë çëshje kryesisht procedurale, disa nga çështjet që duhet të rregullohen me ligj, dhe jo me akt nënligjor janë:
- Përcaktimi i llojit, përmbajtjes, formës, plotësimin dhe ndryshimin, ruajtjen dhe përgjegjësitë e palëve për përdorim të dokumentacionit pedagogjik në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
- Përbërja, struktura, detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Botimin e Teksteve Shkollore.
- Kriteret për vlerësimin e teksteve shkollore.
- Kriteret për përzgjedhjen e recesentëve.
Personi kontaktues
Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org
Dokumentet shtesë
Shtëpia Botuese "LUARASI" | Kompani
27.06.2022 12:04:46
Shtëpia Botuese "LUARASI"
Prishtinë
KOMENTE
lidhur me projektligjin për tekstet shkollore, i datës 05.05.2022
PROJEKTLIGJI I MASHTI-T PËR TEKSTE SHKOLLORE DEGRADON CILËSINË E TYRE
- Projektligji eliminon konkurrencën në dobi të krijimit të monopolit shtetëror mbi tekstet shkollore. Duke eliminuar shtëpitë botuese si pronare të drejtave autoriale dhe duke marrë përsipër të gjitha segmentet e bërjes së teksteve shkollore, MASHTI zhduk konkurrencën, përkatësisht shtetëzon procesin e bërjes së librave “ krijon monopol. Projektligji parasheh të drejtën e autorëve për aplikim në konkursin për tekstet shkollore me dorëshkrimet e tyre, mirëpo kjo konkurrencë është e pamjaftueshme për ngritjen e cilësisë së teksteve shkollore. Është e pamjaftueshme për dy arsye: e para, pronare e të drejtave autoriale për të gjitha tekstet shkollore është MASHTI; e dyta, autorët si individë, duke mos qenë operatorë ekonomikë, nuk mund të hyjnë në një konkurrencë të mirëfilltë, e cila do të ishte garantuese e një cilësie në rritje e teksteve shkollore. Pra, përfundimisht, kufizon numrin e opsioneve për përzgjedhje. Në vend se krahas shtëpive botuese t™ua hapte mundësinë për konkurrim edhe autorëve, projektligji i zëvendëson shtëpitë botuese me autorë duke zvogëluar fuqinë konkurruese;
- Projektligji degradon rëndë cilësinë e teksteve shkollore:
- Fryma e këtij projektligji do të çojë në zvogëlimin e numrit të autorëve të interesuar për të marrë pjesë në konkurs;
- Projektligji demotivon autorët. Për dallim nga shtëpia botuese, autori individual mund të aplikojë me një, eventualisht dy tekste shkollore, kompensimi financiar për të cilat (edhe ashtu modest dhe dekurajues në krahasim me pozitën e tyre aktuale), është shumë i pasigurt, sepse varet nga aprovimi ose mosaprovimi i tyre. Në këtë situatë, edhe ata që vendosin të aplikojnë, do të kursejnë në kohën e tyre të angazhimit intelektual për përgatitjen e tekstit për aplikim, në dëm të cilësisë së këtij të fundit. Për dallim nga kjo, raporti aktual autor-shtëpi botuese është shumë më i favorshëm dhe motivues për ta;
- Projektligji zhdukë iniciativat kreative për modernizim të teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, sepse këtë nuk mund ta bëjnë autorët si individë, qoftë për shkak të mungesës së infrastrukturës, qoftë për shkak të kostos së lartë. Kurse, shtëpitë botuese si operatorë ekonomikë, të nxitura nga konkurrenca, janë shumë më të motivuara që t™i avancojnë tekstet shkollore dhe mjetet mësimore në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe përtej kërkesave që mund të ketë MASHTI;
- Projektligji dëmton në aspektin estetik dhe atë të saktësisë së librit (dy elemente të rëndësishme të cilësisë së një libri). Kjo ndodhë për shkak se nxjerr nga loja një armatë dizajnuesish profesionistë që deri më sot kanë ofruar shërbimet e përgatitjes së materialeve për aplikim, duke e përqendruar tërë barrën te një ofrues i tyre (institucioni shtetëror). Kjo e dëmton rëndë cilësinë e botimeve dhe atë jo vetëm në aspektin estetik, i cili po ashtu është shumë i rëndësishëm në aspektin psikologjik për nxënësit (një dizajn i dobët e joatraktiv i demotivon ata dhe ua humbë dëshirën për të lexuar).
Në anën tjetër, duke u nisur nga përvoja, e dimë që pjesa e dizajnimit të një libri shkollor (me ilustrime, ekuacione, formula etj.) është shumë e komplikuar dhe për t™i shmangur gabimet e dizajnuesve (të pafamiljarizuar me materien) kërkon kujdes të veçantë e komunikim të vazhdueshëm midis tyre dhe autorëve. Pra, për shkak të kompleksitetit të tij, ky shërbim kërkon dizajnuesë të shkathtë e me përvojë. Po ashtu, komunikimi në çdo kohë, për çdo detaj të librit që bëhet me një dizajnues të operatorit privat, e që është i domosdoshëm për cilësinë e librit, nuk mund të bëhet kurrë me atë që punon për një institucion shtetëror. Në fund, duke qenë se autori nuk mund ta përzgjedhë dizajnuesin e, rrjedhimisht, të kërkojë llogari nga ai, siç ndodhë sot, dizajnuesi, për motive të ndryshme të ulëta mund ta dëmtojë ndonjërin nga autorët;
- Projektligji, përveç nxënësve, dëmton edhe tërë shoqërinë, në përgjithësi. Ai ndikon në stagnimin apo uljen e lexueshmërisë në shoqëri. Kjo për shkak të dobësimit të fuqisë së shtëpive botuese apo edhe eliminimit të tërësishëm të tyre, të cilat me anë të produkteve të reja dhe aktiviteteve të ndryshme promovuese ndikojnë në rritjen e shkallës së lexueshmërisë.
Përfundimisht, ne konsiderojmë se projektligji i propozuar është shumë i dëmshëm dhe ky dëm është i shumanshëm. Ky projektligj dëshmon se, fatkeqësisht, nuk është arritur të identifikohet origjina e dy defekteve të mëdha në procesin e bërjes së teksteve shkollore: mungesës së cilësisë dhe korrupsionit! Pra, kush është përgjegjës për mungesën e cilësisë dhe cilat hallka të procesit janë më të ndjeshme ndaj korrupsionit. E tërë kjo bënë që ky projektligj të jetë në kundërshtim me synimin tonë të përbashkët “ rritjen e cilësisë së teksteve shkollore.
Personi kontaktues
Shukri Klinaku | botimet@shbluarasi.org
Dokumentet shtesë
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Shkarko dokumentin e kontributit
Dukagjini | Kompani
29.06.2022 20:47:29
KOMENTE
lidhur me projektligjin për tekstet shkollore, i datës 05.05.2022
Projektligji për tekste shkollore i sponsoruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës se Kosovës bie ne kundërshtim me rolin e Ministrisë si institucion i politikës arsimore që ka detyrë te saj kryesore krijimin e standardeve për sigurimin e cilësisë dhe shndërron këtë institucion në sferën e shërbimeve, duke e ngarkuar madje administratën e institucionit dhe duke e shtuar barrën financiare të Qeverisë dhe taksapaguesit Kosovar.
Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Kapitullin I.
Personi kontaktues
Blerim Muhaxhiri | info@dukagjinipublishing.com