Ministria, pasi ka analizuar kornizën ligjore në fuqi që rregullon menaxhimin e financave publike, me fokus të veçantë në legjislacionin që rregullon ciklin buxhetor dhe proceset buxhetore, ka vlerësuar të nevojshme përgatitjen e një koncept dokumenti që do të analizonte rregullativën ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit të financave publike, me fokus në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (tutje referuar si ‘LMFPP’), duke synuar avancimin e mëtejmë të sistemit të rregullave të menaxhimit të financave publike në Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht, ky Koncept Dokument analizon rregullativën ligjore në fushën e menaxhimit të financave publike dhe identifikon çështjet që janë sfiduese, të cilat kërkojnë adresim si nga aspekti ligjor, ashtu edhe ai institucional, për të avancuar më tej menaxhimin e financave publike në Republikën e Kosovës.
Data e fillimit: 25.05.2022
Data e përfundimit: 24.06.2022
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Rexhep Vasolli
rexhep.vasolli@rks-gov.net