Plani i Veprimit për ERA II

Për të trajtuar me prioritet reformat e kërkuara sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), Kosova dhe BE kanë dakorduar fazën e dytë të prioriteteve politike (Agjendën për Reforma Evropiane, ERA II), e cila është vazhdimësi e fazës së parë të ERA-s. ERA II përmban 15 prioritete, të ndara në tre shtylla: Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit - 4 prioritete; Konkurrueshmëria, klima e investimeve dhe zhvillimi i qëndrueshëm – 6 prioritete; dhe Punësimi, arsimi dhe shëndetësia - 5 prioritete. Pas kësaj, Qeveria, në bashkëpunim me institucionet relevante të pavarura, ka hartuar Planin e Veprimit për zbatimin e këtyre prioriteteve (PV ERA II). PV ERA II, drafti i së cilës po plasohet për konsultime publike, do të zbatohet brenda një periudhe prej dy vjetësh nga miratimi i tij.


Data e fillimit: 10.06.2021


Data e përfundimit: 18.06.2021


Albima Tafilaj Spahiu

albina.tafilaj@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja