KONCEPT DOKUMENT PËR MENAXHIMIN E PERFORMANCËS KOMUNALE DHE SKEMËS SË GRANTIT TË BAZUAR NË PERFORMANCË

Koncept-dokumenti ka për qëllim ofrimin e alternativave më të mira për zhvillimin e politikave në të ardhmen, duke rritur qëndrueshmërinë e sistemit të matjes së performancës komunale dhe funksionimit afatgjatë të skemës së grantit për performancës komunale.


Data e fillimit: 14.04.2021


Data e përfundimit: 05.05.2021


Raporti Final

Raporti nga procesi i konsultimit publik dhe paraprak për Koncept Dokumentin për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Skemën e Grantit për Performancë Komunale

16.07.2021
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

16.07.2021
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Diellor Gashi

diellor.gashi@rks-gov.net


Kontributet

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

05.05.2021 23:43:06

Performanca e komunave, përkatësisht matja e kësaj performance është një proces i domosdoshëm për identifikimin e sfidave në qeverisje dhe nevojave më të mëdha për intervenim me politika publike përfshirë investime. Ky proces, i zhvilluar nën kornizën e një reforme të vazhdueshme e mjaft të nevojshme të administratës publike, i jep mundësinë institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal, si dhe palëve tjera si organizatave të shoqërisë civile që të kenë një pasqyrë më të qartë të suksesit të investimeve kapitale dhe politikave komunale në fusha të ndryshme.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka analizuar Koncept Dokumentin për Menaxhimin e Performancës Komunale dhe Skemës së Grantit të Bazuar në Performancë dhe ka trajtuar atë me komente të përgjithshme dhe specifike në respektim të kërkesave të Platformës së Konsultimeve Publike. Në pjesën e parë, janë dhënë komente të përgjithshme që ndërlidhen veçanërisht me përgatitjen e konsultës sipas standardeve të Rregullores për Standardet Minimale në Procesin e Konsultimit Publik dhe aspekteve teknike dhe gjuhësore që e karakterizojnë dokumentin. Në pjesën e dytë, me komente specifike kemi trajtuar dy elemente kryesore të Koncept Dokumentit: opsionin e preferuar si dhe integrimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Kjo analizë është realizuar si pjesë e aktiviteteve të programit të Institutit INDEP për zhvillim të qëndrueshëm, program ky që mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund. Qëndrimet, përfundimet apo opinionet e shprehura në këtë dokument janë qëndrime vetëm të Institutit INDEP dhe nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e donatorëve të organizatës.

Koncept dokumenti si i tillë është përgatitur përgjithësisht mirë por jo edhe Dokumenti i Konsultimit që e shoqëron. I njëjti, nuk ka dhënë informata të detajuara mbi problemin, objektivat që synojnë të arrihen dhe mënyrat se si koncept dokumenti e ka paraparë arritjen e këtyre objektivave si dhe ndërlidhjen me prioritetet e tjera strategjike. Dokumenti i konsultimit, gjithashtu do të mund të kontribuonte edhe në sqarimin e koncepteve të përdorura në Koncept Dokument si dhe të jepte një pasqyrë historike më të detajuar të matjes së performancës komunale, deri ku shkon tani dhe çka synon të arrihet në të ardhmen me këtë instrument të politikave.

Gjuha e Koncept Dokumentit është në shumë raste kufizuese dhe mjaft teknike duke kërkuar një nivel të memories institucionale për të kuptuar atë. Gjithashtu, struktura duket jo e rregullt dhe nuk ka një përmbajtje koherente. Për më tepër, nuk janë dhënë fare kostot e opsioneve të trajtuara duke paraqitur në tekst vetëm shprehjen Plotësohen pas konsultimeve publike. Ne konsiderojmë që paraqitja e kostove duhet të bëhet para vendosjes në konsultim publik. Në këtë mënyrë, palët e treta, përfshirë ne si organizatë e shoqërisë do të mund të kishim një pasqyrë më të qartë të kostove dhe do të zgjerohej mundësia jonë për komentim.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info