Draft-Concept Document on the Development of the Vetting Process in the Justice System

Consultation document for Draft-Concept Document on the Development of the Vetting Process in the Justice System


Start date: 28.07.2021


End date: 19.08.2021


Final Report

FINAL REPORT ON THE CONCEPT PAPER ON THE DEVELOPMENT OF THE VETTING PROCESS IN THE JUSTICE SYSTEM

20.12.2021
Final Report


Updated version of the consultation document

20.12.2021
Updated version of the consultation document


Lulzim Beqiri

Lulzim.Beqiri@rks-gov.net


Contributions

Instituti i Kosovës për Drejtësi | NGO

19.08.2021 16:04:03

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Komente në Draft Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë

  1. Hyrje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Tutje: IKD) pas analizimit të Draft Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë (Tutje: Draft-Koncept Dokumenti), paraqet komentet e më poshtme lidhur me këtë Draft-Koncept Dokument.

Në këto komente, IKD fillimisht ka dhënë vlerësimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me tërësinë e dokumentit, tema të caktuara në kuadër të këtij koncept dokumenti si dhe me përzgjedhjen e opsioneve të paraqitura në koncept dokument, e më pas edhe komentet për çështjet e veçanta të paraqitura në koncept dokument.

 

  1. Koment i përgjithshëm mbi Draft-Koncept Dokumentin

Draft-Koncept Dokumenti mëton që problemit të integritetit ti qaset përmes skanimit të problemit, përshkrimit të praktikave të mira ndërkombëtare dhe ofrimin e opsioneve që kanë të bëjnë me gjetjen e rrugës në drejtim të ngritjes së integritetit në sistemin kosovar të drejtësisë.

IKD vlerëson se Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit (RFSSL) dhe Strategjia për Sundimin e Ligjit e miratuar së fundmi nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka skanuar gjendjen në të cilën gjendet sistemi kosovar i drejtësisë në fushat si: integriteti, llogaridhënia, efikasiteti, transparenca, qasja në drejtësi etj. Në këtë drejtim, edhe ky Draft-Koncept Dokument, bazën që ndërlidhet me gjendjen aktuale të sistemit kosovar të drejtësisë, e cila gjendje e legjitimon një proces të vetingut, do të duhej ta kishte në Strategjinë për Sundimin e Ligjit. Përshkrimi i përgjithshëm i RFSSL në Draft-Koncept Dokument, dhe duke mos përfshirë analizë, gjendjen aktuale dhe rekomandimet në Strategji me theks të veccantë në dokumentet e politikave të llogaridhënies dhe intergritetit nuk mjafton për të paraqitur gjendjen reale lidhur me integritetin etë sistemit të drejtësisë. 

Sa i përket opsioneve të paraqitura, opsione të caktuara lënë çështje të hapura dhe pa përgjigje, mungesa e të cilave përgjigje lë hapësira të konsiderueshme për një opsion të caktuar të paraqitur në Draft-Koncept Dokument. Me këtë rast, IKD vlerëson se nuk është i mjaftueshëm vetëm krahasimi i opsioneve. Përballë një integriteti të kontestuar të sistemit të drejtësisë dhe seriozitetit të procesit që trajton Draft-Koncept Dokumenti, Ministria e Drejtësisë do të duhej që të ndërtonte qëndrimin e vet politik, se cili është opsioni/skenari më adekuat për zhvillimin e procesit të vettingut.

Problematikë edhe më e theksuar qëndron tek problemet e paraqitura në Draft-Koncept Dokument. Me këtë rast, duhet pasur parasysh se pjesa e problemeve të paraqitura në Draft-Koncept Dokument është pjesa kruciale e një dokumenti të kësaj natyre, që më pas ka ndikim krucial edhe tek opsionet e paraqitura dhe veçanërisht me rastin e krahasimit të opsioneve. Për këtë arsye, e rëndësishme është që problemet e paraqitura në Draft-Koncept Dokument të paraqesin një skanim real të gjendjes, i cili skanim shërben si udhërrëfyes për ndërmarrjen e secilës masë të caktuar. Kjo domosdoshmëri, nuk përmbushet në Draft-Koncept Dokumentin në fjalë. Në fakt, problemet e paraqitura në Draft-Koncept Dokument arsyetojnë pothuajse vetëm opsionin 1 dhe 2 të paraqitur në këtë Draft-Koncept Dokument dhe nuk arsyetojnë opsionet e tjera. Këtë do ta trajtojmë në komentet në vijim.

Në koncept dokument vërehet një favorizim më i lartë i opsionit 3, duke mos i përmendur disa nga dobësitë kryesore që kanë të bëjnë me këtë opsion. Siç do të elaborohet në vijim, së paku e kaluara në 10 vitet e fundit na ka bindur se me përbërjet e këshillave ka munguar dhe mungon vullneti për llogaridhënie dhe integritet. Incizimet e fundit të publikuara nga Shqip.com, dëshmuan nivelin e ulët të besimit të Ministrisë së Drejtësisë që këta këshilla të mbajnë llogaridhënës dhe përgjegjës prokurorët dhe gjyqtarët subjekt të këtyre të incizimeve në fjalë.

IKD  vlerëson që opsioni 1, 2 dhe 3 nuk janë opsione të cilat garantojnë integritet. Opsioni 4, ka nevojë që të plotësohet në kuptim të mekanizmit për administrimin dhe monitorimin e procesit të vetingut. IKD konsideron se opsioni 5 me disa plotësime do të mund të konsiderohej si opsioni më adekuat për të zhvilluar një proces gjithëpërfshirës të vetingut, që ofron siguri juridike për subjektet e vetingut dhe që ofron siguri se i njëjti proces do të rrisë integritetin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Përfshirja e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në procesin e vetingut, shqiptimi i masave që kanë për qëllim evitimin e problemeve shëndetësore të subjekteve të vetingut etj. janë disa nga mangësitë e këtij Draft-Koncept Dokumenti që cënojnë integritetin dhe pavarësinë e këtij procesi, përfshirë sigurinë juridike të subjekteve.

Në fund të këtij komenti, IKD i rekomandon MD që me rastin e redaktimit final të Draft-Koncept Dokumentit të ketë kujdes në mënjanimin e disa termeve gjuhësore dhe ligjore, emërtimi i gabuar i të cilave paraqitet në disa raste në Draft-Koncept Dokument.

Contact person

Betim Musliu | info@kli-ks.org

Additional documents

Grupi per Studime Juridike dhe Politike | NGO

17.08.2021 10:35:00

 

Komentet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike për Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut

Contact person

Rreze Hoxha | rreze.hoxha@legalpoliticalstudies.org

Additional documents

Grupi per Studime Juridike dhe Politike | NGO

16.08.2021 13:50:00

Komentet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike për Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të vetingut

Contact person

Rreze Hoxha | rreze.hoxha@legalpoliticalstudies.org

Additional documents