RREGULLORE (MINTI) Nr. xx/2026 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES (MTI) NR. 02/2017 PËR SIGURINË E LODRAVE

Me këtë Rregullore përcaktohen kërkesat për dizajnimin dhe prodhimin e produkteve të definuara si lodra, procedurat e vlerësimit të konformitetit, kërkesat për t'i vënë ato në dispozicion në treg, hartimin e deklaratës së konformitetit dhe vendosjen e shenjës së konformitetit dhe shënjimin e paralajmërimeve për përdorim. Koncepti i kësaj projekt-rregullore është mjaft vertikal/sektorial dhe ka për qëllim që të siguroj që lodrat të cilat vendosen në treg përmbushin kërkesat/objektivat për ofrimin e një sigurie më të lartë të mbrojtjes së shëndetit, sigurisë së fëmijëve dhe kërkesave tjera themelore duke garantuar funksionimin e tregut vendor. Përmes kësaj projekt-rregullore gjithashtu do të mundësohet qasje më e përkryer për autoritetet e mbikëqyrjes së tregut për produktet e vëna në dispozicion të tregut dhe në përdorim.


Data e fillimit: 08.10.2026


Data e përfundimit: 29.10.2026


Flora Namani

flora.namani@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja