UDHËRRËFYESI PËR TRANZICION TË DREJTË

Tranzicioni i drejtë në Republikën e Kosovës është një proces strategjik transformimi ekonomik, social dhe institucional, që synon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në kontekstin e dekarbonizimit gradual dhe të integrimit evropian. Ky proces nuk kufizohet vetëm në transformimin e sektorit të energjisë; ai përfshin një qasje më të gjerë ndaj zhvillimit ekonomik, mbrojtjes sociale, transformimit industrial, zhvillimit rajonal dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Në këtë drejtim, tranzicioni i drejtë paraqet një mundësi për të ndërtuar një model të ri zhvillimi ekonomik dhe social, që ndërthur modernizimin e sektorit energjetik me krijimin e mundësive të reja ekonomike, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore, përfshirjen sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm rajonal. Tranzicioni duhet të jetë gradual, i drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet pas gjatë transformimit ekonomik dhe energjetik. Për këtë arsye, siguria e furnizimit me energji, mbrojtja e vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik lokal mbeten prioritete thelbësore gjatë gjithë procesit.


Data e fillimit: 08.06.2026


Data e përfundimit: 26.06.2026


Hana Jakupi

hana.jakupi@rks-gov.net


Kontributet

Youth Ecological and Security Zone-EcoZ | OJQ

26.06.2026 14:49:40

1. The document focuses a lot on energy transition, while the steps regarding the workforce are very few and very general, and there are no specific steps related to community redevelopment. Steps related to environmental rehabilitation are only mentioned as long-term, despite the fact they could help to provide low-impact land area for solar power or solar thermal development. 2. Meaningful participation of the affected people in decision-making and envisioning their own future is key to the success of a just transition. Yet it is not covered in this Roadmap. 3. One of the issues to avoid in order to create a successful and just transition is the dominance of the process by the incumbent energy company. The process needs to involve the whole community, not only those associated with the company. 4The document frequently uses the words ‘gradual’, ‘long-term’ and ‘onwards’, which can be interpreted by the reader as they wish. There is a timeline at the end, but it is quite general (long-term = any time beyond 2033), so it is still hard to tell what the authors meant by these terms. 5.Current discussions about gasification of coal are not compatible with a just transition, which must be based on moving away from fossil fuels, nor with the principle of sustainable development, as coal gasification is unproven, expensive, carbon-intensive and can pollute groundwater. 

Personi kontaktues

Egzona | yecozone@gmail.com

Dokumentet shtesë

Green Energy Kosova | OJQ

26.06.2026 14:27:48

Green Energy Kosova (GEK) e mirëpret hapjen e konsultimit publik për Draft Udhërrëfyesin për Tranzicion të Drejtë. Dokumenti trajton disa tema të rëndësishme, përfshirë energjinë e ripërtëritshme, ruajtjen e energjisë, ngrohjen, efiçiencën e energjisë, punëtorët dhe komunitetet e prekura.

Megjithatë, GEK vlerëson se drafti, në formën aktuale, kërkon rishikim substancial para miratimit përfundimtar. Ai duhet të zhvillohet nga një dokument kryesisht orientues në një udhërrëfyes të zbatueshëm, me kosto, afate, duhet jetë i bazuar në evidencë, socialisht i drejtë dhe i monitorueshëm publikisht.

Komentet dhe rekomandimet teknike të GEK paraqiten në dokumentin e bashkëngjitur “Matrica e Komenteve Teknike”.

GEK kërkon që pas fazës së komenteve me shkrim, Ministria të publikojë një matricë të përgjigjeve ndaj kontributeve të pranuara, draftin e rishikuar dhe të organizojë dëgjime publike të dokumentuara, veçanërisht me komunat, punëtorët, sindikatat dhe komunitetet e prekura në Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Personi kontaktues

Shend Boshnjaku | greenenergykosova@gmail.com

Dokumentet shtesë

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

25.06.2026 09:22:11

INDEP e mirëpret faktin që Republika e Kosovës ka filluar procesin e hartimit të një Udhërrëfyesi për Tranzicion të Drejtë. Kjo është e rëndësishme sepse tranzicioni energjetik nuk është vetëm çështje teknike e zëvendësimit të kapaciteteve ekzistuese të prodhimit me burime të reja të ripërtëritshme. Ai është proces i thellë ekonomik, social, territorial, mjedisor dhe institucional. Prek punëtorë, familje, komuna, konsumatorë, ndërmarrje publike, biznese lokale, financa publike, shëndet publik dhe vetë modelin zhvillimor të zonave që për dekada kanë mbajtur barrën e prodhimit të energjisë nga linjiti.

 

Megjithatë, INDEP konsideron se dokumenti në formën aktuale nuk e përmbush standardin e një Udhërrëfyesi të mirëfilltë për Tranzicion të Drejtë. Ai lë përshtypjen e një dokumenti të shkruar më shumë për të përmbushur një detyrim formal apo kontraktual sesa të një dokumenti strategjik e operacional që e udhëheq realisht Kosovën në një proces të drejtë, të matshëm dhe të financuar të tranzicionit.[1]

 

Për INDEP-in, problemi kryesor nuk është vetëm se dokumentit i mungojnë disa paragrafë apo tabela shtesë. Problemi është më thelbësor: dokumenti është i ndërtuar kryesisht si përmbledhje orientuese e tranzicionit energjetik, me elemente sociale të vendosura anash, dhe jo si plan i integruar për menaxhimin e ndikimeve të dekarbonizimit mbi njerëzit, territoret [2],[3] dhe ekonomitë lokale. Ai flet për tranzicion të drejtë, por nuk tregon mjaftueshëm kush preket, ku preket, kur preket, si preket, çfarë mase publike aktivizohet, sa kushton ajo masë dhe kush mban përgjegjësi për zbatimin e saj.

 

Për këtë arsye, INDEP rekomandon që Udhërrëfyesi të mos procedohet tutje në formën aktuale. Dokumenti duhet të kthehet prapa, të rishikohet në mënyrë substanciale dhe të rishkruhet plotësisht mbi bazën e standardeve ndërkombëtare.[4][5][6]

 

[1]Energy Community Secretariat, Policy Guidelines 01/2025: Just Transition as Part of Integrated Energy and Climate Planning, maj 2025.

[2]European Commission, Staff Working Document on Territorial Just Transition Plans, 2021.

[3]Regulation (EU) 2021/1056 establishing the Just Transition Fund.

[4]International Labour Organization, Guidelines for a Just Transition towards Environmentally Sustainable Economies and Societies for All, 2015.

[5]Council Recommendation of 16 June 2022 on ensuring a fair transition towards climate neutrality, 2022/C 243/04.

[6]Udhërrëfyesi për Tranzicion të Drejtë, Qeveria e Republikës së Kosovës, maj 2026.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info