Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut në vitin 2024 (Gazeta Zyrtare nr. 01 me datë 22.01.2026). Ligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut rregullon mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrje të Tregut (në tekstin në vijim: IQMT) si dhe përcakton kompetencat e mbikëqyrjes inspektuese të tregut në tërë territorin e Republikës së Kosovës Nga dispozitat e ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut është lënë hapësirë për rregullim të detajuar të zbatimit të dispozitave të tij përmes nxjerrjes së akteve nënligjore të cilat miratohen nga Ministria apo nga Qeveria. Në kuadër të dispozitave të nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është paraparë mundësia e rregullimit me akt nënligjor të çështjeve për përcaktimin e dukjes, pajisjes dhe përmbajtjes së uniformës nga inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Kjo draft Rregullore ka për qëllim përcaktimin e dukjes, pajisjes dhe përmbajtjes së uniformës nga inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Data e fillimit: 05.03.2026
Data e përfundimit: 26.03.2026
Dokumentacioni
Elma Krasniqi
elma.krasniqi@rks-gov.net
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo