KONCEPT DOKUMENTI PЁR TRAJTIMIN E LEGJISLACIONIT NË FUSHËN E PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE DHE LUFTIMIN E FINANCIMIT TË TERRORIZMIT

Synimi i këtij koncept dokumenti është avancimi i fushës së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit, i cili pritet të ndikoj edhe në ngritjen e efektivitetit të zbatimit të legjislacionit dhe përafrimin e tij me nivelin e standardeve ndërkombëtare të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF-së) dhe legjislacionit të BE-së. Ky Koncept Dokument analizon legjislacionin dhe masat për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit që ekzistojnë në Kosovë, si dhe nivelin e përputhshmërisë së këtij legjislacioni të Kosovës me Rekomandimet e FATF-së, legjislacionin e BE-së, dhe nevojën e avancimit të mëtutjeshëm të këtij niveli të pajtueshmërisë.


Data e fillimit: 16.11.2023


Data e përfundimit: 07.12.2023


Raporti Final

Pas finalizimit të procesit të konsultimit publik 14 dhjetor 2023, komentet e pranuara janë shqyrtuar me grupin punues përgjegjës për hartimin e Koncept Dokumentit për trajtimin e fushës së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Si rezultat i punës së shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve të konsultimit do të hartohet drafti final i Koncept Dokumentit. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve harton raportin e konsultimit i cili do të përfshijë informatat për procesin e konsultimit, palët e konsultuara, metodat e përdorura gjatë konsultimit dhe informatat e detajuara për to, pjesëmarrjen e palëve të interesuara dhe publikut në proces të konsultimit dhe komentet e pranuara. Në raport gjithashtu jepen informatat për secilin koment që është marr parasysh dhe sqarime dhe arsyetimi për secilin koment që nuk është marrë parasysh. Raporti do të jetë i qasshëm për publikun brenda një kohe sa më të shkurtër pas përfundimit të procesit të konsultimit dhe finalizimit të draft Koncept Dokumentit në fjalë.

14.12.2023
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

14.12.2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Flutra Blakçori Xërxa

flutra.blakcori@fic-ks.org


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

07.12.2023 15:58:27

Grupi i organizatave të shoqërisë civile ka analizuar Konceptin Dokumentin. Përkundër që përvoja dhe fushëveprimtaritë e organizatave janë të ndryshme, dhe prekin disa aspekte të Koncept Dokumentit, komentet tona në këtë rast përqëndrohen vetëm në pjesën e trajtimit të parimeve e standardeve që ndërlidhen me trajtimin dhe specifikat e sektorit jo-për-përfitim. Propozimi i përgatitur është strikt i bazuar në rekomandimet dhe udhëzimet e Direktivës së BE-së dhe rekomandimeve të FATF për trajtim të OShC-ve në kuadër të legjislacionit për parandalim të pastrimit të parave dhe financim të terrorizmit; merr për bazë kontekstin në të cilin operojnë OShC -të në Kosovë dhe specifikat që ato kanë, si dhe përdorë si referencë zhvillimet e fundit në kuadër të politikave dhe udhëzimeve për PPT/LFT.

Organizatat e shoqërisë civile janë përfshirë vazhdimisht në të gjithë proceset e politik-bërjes që targetojnë OJQ-të, duke përfshirë këtu, pjesëmarrjen direkte si anëtar të grupit punues për hartim të Koncept Dokumentit për Parandalim të Pastrimit të Parasë dhe Finacimit të Terorrizmit; Anëtar i grupit punues për Vlerësim Sektorial të Rrezikut për Financim të Terorrizmit; si dhe kemi dërguar komente me shkrim specifikisht për definimin e pronarit përfitues për OShC në kuadër Udhëzimin Administrativ për Pronarin Përfitues në Korrik të vtitit 2021.

Në këtë vazhdë, edhe ky dokument mëton të paraqesë analizë të shkurtë të tipologjisë së OShC -ve në Kosovë karshi standardeve ndërkombëtare për trajtim të OShC-ve në kuadër të legjislacionit për parandalim të shpëlarjes së parasë dhe financimit të terrorizmit, duke ofruar të dhëna empirike për kontekstin dhe OJQ-të në Kosovë, dhe praktika të mira të vendeve të rajonit. Të gjitha këto për tu përmbyllur me propozim konkret.

Personi kontaktues

Dren Puka - Ne emer te grupit te OShC-ve | office@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë