Kjo rregullore përcakton procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta në të gjitha institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP) në tërë territorin e Kosovës
Data e fillimit: 04.07.2023
Data e përfundimit: 24.07.2023
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Kjo rregullore përcakton procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta në të gjitha institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP) në tërë territorin e Kosovës.
Driana Sogojeva
driana.sogojeva@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 15:09:52
Kjo Draft Rregullore nuk zgjidh cështjen e mësimdhënësve në gjendje të rëndë shëndetësore. Pra, për mënyrën, zëvendvësimin, kohëzgjatjen dhe zhvillimin e procedurave të tjera administrative. Dihet se Udhëzuesi në fuqi nuk është akt nënligjor, prandaj, që të mos kemi dilema të caktuara ligjore si Komuna, propozoj që të përcaktohet mënyra, angazhimi, komisioni dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit mjekësor.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 14:51:53
Në tërësinë e saj kjo Draft-Rregullore, në mënyrë indirekte e adreson përzjgedhjen e drejtorëve në nene të caktuara që janë nene të dedikuara për zgjidhjen e një cështjeje të caktuar dhe assesi nuk i ka ndarë si nene të vecanta, por i përmend disa paragrafë për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë edhe në nenet e caktuara për mësimdhënës.
Përsëri nuk e di arsyetimin se përse duhet ndryshuar Udhëzimi Administrativ në fuqi për përzgjedhjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit?? Mendoj se është e paarsyeshme ndryshimi i këtij Udhëzimi Administrativ, vecanërisht tani që edhe Gjykata Kushtetuese e konfirmoj këtë Udhëzim Administrativ si Udhëzim me kompetenca të qarta dhe të plota karshi kompetencave të nivelit lokal. Si Prishtinë kemi krijuar një praktikë të mirë juridike në zbatimin e këtij Udhëzimi Administrativ dhe konsideroj se konsistenca juridike dhe funksionaliteti i një Udhëzimi Administrativ nuk mund të ndryshohet dhe të inkuadrohet ky Udhëzim në disa nene të kësaj Rregulloreje. Eshtë jofunksionale. Në përgjithësi ky UA në fuqi ka orientime dhe parime të qarta, që nuk është e thënë të reduktohen dhe të ngatërrohet në një Rregullore të stafit arsimor.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 14:41:33
Neni 21 Testi me gojë*intervista
paragrafi 11, 12, 13, 14, 14, 16.
Eshtë e tmerrshme mënyra, qasja dhe konfliktualiteti ligjor i mekanizmave vlerësues. Për herë të parë në këtë draft-rregullore, përcaktohet Këshilli i Prindërve si mekanizëm vlerësues i publikimit të rezultateve *paragrafi 16. Asesi nuk mund të ketë vlerësime paralele, në njërën anë të Komisionit dhe në anën tjetër të vëzhguesve apo mekanizmave shkollor sikurse Këshilli i Prindërve. Nëse vërtetë dëshirohet që DKA të mos bën asgjë tjetër, por të merret vetëm me këtë burokraci, me teknokraci të panevojshme, atëherë mund të vazhdohet me këtë qasje, por konsideroj se DKA-të janë më shumë se kaq, më shume se një proces rekrutimit. Dhe nuk mundet Komisioni të ketë balnca me mekanizma tjerë vlerësues.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 04:06:20
Përmbajtja e aplikacioneve të mësimit me zgjedhje = PROPOZIM
- Aplikacioni përmban kushtet e caktuara sipas nenit ?? të kësaj Rregulloreje dhe kriteret specifike si vijon: Përmbajtja e projektit, plani vjetor dhe plani dymujor me rezultate.
Fazat e vlerësimit të mësimit me zgjedhje
1.Konkurimi për angazhim në IEAA për mësim zgjedhor, përfshin dy faza:
1.1. Verifikimi paraprak i kandidatëve dhe
1.2. Vlerësimi i kandidatëve të mësimit me zgjedhje;
Verifikimi paraprak i kandidatëve të mësimit me zgjedhje
- Verifikimi paraprak i kandidatëve për mësim zgjedhor bëhet në pajtim me nenin ... të kësaj Rregulloreje;
Vlerësimi i kandidatëve të mësimit me zgjedhje
1.Vlerësimi i kandidatëve kryhet nga Komisioni i Pranimit i themeluar në pajtim me nenin të kësaj Rregulloreje.
2.Vlerësimi i kandidatëve përfshin, sipas radhës:
2.1. vlerësimi i jetëshkrimit, totali dhjetë (10) pikë;
2.2 vlerësimin i dokumenteve kurrikulare të mësimit me zgjedhje, totali nëntëdhjetë (90) pikë;
- Totali i pikëve për një kandidat është njëqind (100) pikë.
Vlerësimi i jetëshkrimit
- Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve të mësimit me zgjedhje bëhet sipas nenit të kësaj Rregulloreje.
Vlerësimi i dokumenteve kurrikulare të mësimit me zgjedhje
1.Pas verifikimit paraprak, vlerësimi i kandidatëve bëhet përmes vlerësimit të projektit të kurrikulës me zgjedhje, planit vjetor dhe planit dymujor me rezultate.
2.Vlerësimi maksimal për dokumentet e dorëzuara të kurrikulës me zgjedhje është deri në nëntëdhjetë (90) pikë të ndara, si vijon:
4.1. Deri në tridhjetë e pesë (35) pikë për projektin e kurrikulës me zgjedhje;
4.2. Deri në tridhjetë (30) pikë për planin dymujor;
4.3. Deri në njëzet e pesë (25) pikë për planin dymujor me rezultate.
- Vlerësimi i dokumenteve kurrikulare të mësimit me zgjedhje bëhet nga Komisionit i Pranimit, pas dorëzimit të aplikacioneve dhe dokumenteve kurrikuluare të mësimit me zgjedhje në kopje fizike nÖë DKA.
- Secili nga anëtarët e Komisionit të Pranimit, bën vlerësimin e detajuar për secilën prej faktorëve të përcaktuara në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni. Vlerësimi përfundimtar për një kandidat është mesatarja aritmetike e vlerësimeve të të gjithë anëtarëve.
5.Vlerësimi maksimal i mundshëm për vlerësimin e dokumenteve kurrikulare të mësimit me zgjedhje është deri në nëntëdhjetë (90) pikë.
6.Kandidatët që kanë arritur së paku gjashtëdhjetë (60) pikë konsiderohen kandidatë që kanë kaluar vlerësimin e dokumenteve kurrikulare të mësimit me zgjedhje dhe konsiderohen kandidatë të përzgjedhur me angazhim të përkohshëm për një (1) vit shkollor.
- Kandidatët që nuk arrijnë pikët sipas paragrafit 6 të këtij neni, konsiderohen kandidatë të papranuar.
Neni 45
Komisioni i Pranimit për mësimin me zgjedhje
- Komisioni i pranimit për mësimin me zgjedhje themelohet nga DKA.
- Komisioni i Pranimit në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni formohet prej tre (3) anëtarëve në këtë përbërje:
2.1. Dy (2) anëtarë nga DKA, njeri prej tyre kryeson komisionin.
2.2. Një (1) anëtar që ushtron detyrën e mësimdhënësit në shkollë.
- Anëtarët e Komisioneve të Pranimit emërohen përkohësisht ad hoc për çdo konkurs dhe kanë mandat deri në përfundimin e konkursit të mësimit me zgjedhje.
- Komisioni sipas paragrafit 2 të këtij neni ka për detyrë verifikimin paraprak, vlerësimin e jetëshkrimit dhe vlerësimin e projekteve të mësimit me zgjedhje, planin vjetor dhe planin dymujor me rezultate.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 04:00:26
PROPOZIM - Hierarkia e angazhimit e praktikantëve
- Angazhimi i praktikantëve edukativo-arsimor bëhet sipas hierarkisë së studimeve, si në vijim:
- Praktikantët edukativo-arsimor të diplomuar;
- Studentët e vitit të katërt (IV);
- Studentët e vitit të tretë (III);
- Studentët e vitit të dytë (II).
- Në angazhimet e praktikantëve edukativo-arsimor merren parasysh së pari praktikantët edukativo-arsimor të diplomuar; në mungesë të tyre vazhdohet me angazhimin e studentëve të vitit të katërt (IV); në mungesë të tyre vazhdohet me angazhimin e studentëve të vitit të tretë (III); në mungesë të tyre vazhdohet me angazhimin e studentëve të vitit të dytë (II).
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 03:58:55
PROPOZIM - ANGAZHIMI I PRAKTIKANTËVE EDUKATIVO-ARSIMOR
Praktikant edukativo-arsimor
- Praktikant edukativo-arsimor konsiderohet personi që angazhohet nga DKA në procesin mësimor në mungesë të kandidatëve nga listat pritëse
- Praktikantë edukativo-arsimor janë kandidatët e diplomuar, studentët e vitit të katërt (IV), të tretë (III) dhe të dytë (II) të studimeve të cilët potencialisht aplikojnë në thirrjen publike për praktikantë edukativo-arsimor.
Neni
Thirrja publike për praktikantët edukativo-arsimor
- DKA vlerëson dhe analizon nevojat e mungesës së kuadrove deficitare përgjatë vitit shkollor në përpilimin e thirrjes publike.
- DKA pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare të konkursit të rregullt shpallë Thirrjen Publike për angazhimet e mundshme të praktikantëve edukativo-arsimor dhe në çdo periudhë tjetër të nevojshme.
- Kohëzgjatja e thirrjes publike është pesëmbëdhjetë (15) ditë.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 03:53:42
Lista pritëse - PROPOZIM
- Lista pritëse është dokument zyrtar si pjesë përbërëse e rezultateve përfundimtare, e cila përfshin renditjen e mëposhtme:
- Kandidatët që nuk janë pranuar në listat e rezultateve përfundimtare;
- Kandidatët që nuk kanë kaluar testin me shkrim, por që i plotësojnë kriteret e konkursit.
- Kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e konkursit, por për një arsye ose tjetër nuk i™u kanë nënshtruar testit me shkrim (që kanë munguar).
- Kandidatët që kanë aplikuar, por kanë kualifikime të ngjashme ose më pak profesionale se sa kriteret e konkursit.
- Renditja e kandidatëve në listën pritëse bëhet sipas hierarkisë së lartcekur në paragrafin 1 të këtij neni.
- Kandidatët në listën e rezultateve pritëse renditen sipas notës mesatare.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 03:51:40
SHPALLJA E REZULTATEVE PERFUNDIMTARE - PROPOZIM
- Komisioni i Pranimit, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve harton dhe miraton aktin e përfundimit të procedurës të konkurrimit që përfshin edhe një listë me vlerësimet përfundimtare të të gjithë kandidatëve të pranuar dhe atyre të papranuar, të cilët mbesin në listën pritëse
- Kandidatët renditen në listë sipas rezultatit të vlerësimit përfundimtar në rendin zbritës, sipas renditjes së mëposhtme:
- Kandidatët që janë pranuar në listat e rezultateve përfundimtare;
- Kandidatët që nuk janë pranuar në listat e rezultateve përfundimtare;
- Kandidatët që nuk kanë kaluar testin me shkrim, por që i plotësojnë kriteret e konkursit.
- Kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e konkursit, por për një arsye ose tjetër nuk i™u kanë nënshtruar testit me shkrim (që kanë munguar).
- Kandidatët që kanë aplikuar, por kanë kualifikime të ngjashme ose më pak profesionale se sa kriteret e konkursit.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 03:45:08
Pesë (5) ceshtjet kryesore që kjo Rregullore do te duhej t''i permban janë:
- Kompetencat e përgjithshme dhe specifike të DKA-së në proceset administrative dhe ligjore;
- Angazhimet e përkohshme nga lista pritëse e mësimdhënësve në IEAA;
- Angazhimi i praktikantëve edukativo-arsimor;
- Konkursi për mësim me zgjedhje;
- Angazhimet e përkohshme për mësimdhënësit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo rregullore paraqet konceptin kyç të zgjidhjes së problemeve në procedurat fragjile dhe aspak
unike të IEAA-ve në Republikën e Kosovës karshi rekrutimit të stafit arsimor. Nuk ka asnjë sektor apo njësi tjetër organizative brenda nivelit lokal, sesa Drejtoria Komunale e Arsimit e cila jeton dhe
përballet çdo ditë me problemet e ndryshme të angazhimit të stafit në disa fusha të rekrutimit.
Komunikimi DKA-Burime Njerëzore është treguar si komunikim i pa koordinuar dhe aspak
përmbajtësor në qenësimin e problemeve të angazhimit të stafit arsimor. Rrjedhimisht, për këto
arsye kjo rregullore do të duhej të vë në pah procedurat, kriteret, afatet, dokumentet, udhëzimet e organeve përgjegjëse dhe unifikimin e procedurave në RKS.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 03:26:26
Neni 19 Vlerësimi i kandidatëve
Në këtë nen paraqitet se merren parasysh disa kritere, sikurse nota mesatare, përvoja, po në të njëjtin nen kundërthënës theksohet se testi me shkrim përbën 50 përqind dhe intervista me gojë 50 përqind.
Testi përgatitet nga Komisioni përzgjedhës në një seancë të mbyllur e cila duhet të zhvillohet jo më herët sesa 120 minuta nga momenti i fillimit të mbajtjes së testit me shkrim për kandidatët. ---
Si të shtypen 2 mijë teste për dy orë, e që nga ana teknike është e pamenaxhueshme. Konsideroj se kjo jetë në diskrecion të Komisionit dhe cdo rrjedhje apo lëshim i testit është përgjegjësi e Komisionit, për të cilin do të japin përgjegjësi të plotë.
KAPITULLI VI
PËRZGJEDHJA E BASHKËPUNËTORËVE PROFESIONAL, ASISTENTËVE, INSTRUKTORËVE DHE PERSONELIT PËR SHËRBIME TË PËRBASHKËTA
Ky kapitull konsideroj se është i panevojshëm, është tautologji.
Procedura, përbërja e komisionit, kushtet janë pjesë e kushteve edhe të rekrutimit të stafit arsimor dhe që me inkuadrimin e specifikave të këtyre pozitave në kushtet e përgjithshme, nuk ka nevoj të përsëriten.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 02:47:14
Neni 14
Përbërja e Komisionit përzgjedhës ///Tre (3) anëtarë janë përzgjedhje e DKA-së, sipas formulës së mëposhtme:
- Një anëtar nominohet nga kolektivi mësimor i shkollës, i cili përmes një votimi të fshehtë, e zgjedh me shumicë votash një profesionist/e për të shërbyer në Komisionin përzgjedhës. Të drejtë kandidimi ka secili/a anëtar/e e personelit mësimdhënës;
- Një anëtar nominohet nga Këshilli drejtues i shkollës, i cili përmes një votimi të fshehtë, e zgjedh me shumicë të kualifikuar prej 2/3 të votave një profesionist/e për të shërbyer në Komisionin përzgjedhës;
- Një anëtar/e profesionist/e do të nominohet nga drejtori i shkollës ku do të bëhet përmbushja e pozitës së lirë të personelit.
Kjo përbërje e Komisionit e eleminon konkurrimin grupor, pasi që e bën të pamundshme që për cdo shkollë të zhvillohen procedura të vecuara nga Drejtoria e Arsimit, e eleminon nivelin e përcaktuar dhe rekrutimi i stafit arsimor kthehet në një 'luftë' emërimesh në Komisione, duke filluar prej Këshillit Drejtues të Shkollës. Nëse rekrutimi kthehet me bazë në shkollë, konsideroj se duhet pasur një bazë ligjore që e definon me akte primare. Kemi shembull se si për organizim të zgjedhjeve të caktuara të mekanizmave shkollor ka pasur polemika të caktuara, e lëre më që ky proces të jetë. Ilustrimi: Rekrutimi i 10 mësimdhënësve klasore në 10 shkolla, duhet themeluar 10 komisione në secilën shkollë. Kjo na kthen prapa në kohë, kur intervistat janë zhvilluar në prani të disa mekanizmave.
Ky nen e anashkalon institucionin si institucion, duke e vënë rekrutimin në suaza të garave për propozime dhe 'pazareve' që prejudikohen në vazhdimësi për arritjen e qëllimeve të caktuara përmes mekanizmave të caktuar. Si Prishtinë, përndryshe, cdoherë kemi angazhuar mësimdhënës në proces të rekrutimit. Një anëtar nga DKA, dy mësimdhënës, dy burime njerëzore.
Ky e cënon integritetin e departamenteve komunale, duke e diversifikuar procesin në nivele të zgjedhjeve për nominime. Për cfarë? Për proces të rekrutimit. Do të thotë në mënyrë indirekte e prejudikon dhe paragjykon procesin, duke nisur me zgjedhje me vota të fshehta, dhe nuk e lë në diskrecion të DKA-së që të kërkon nga disa shkolla propozimin për disa mësimdhënës të dalluar që mund të jenë pjesë e procesit të Komisioneve përzgjedhëse të rekrutimit.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 02:04:52
Neni 10
Nëse konkursi anulohet për shkaqe të parapara në paragrafin 1 të këtij neni apo përsëritet për shkaqe të parapara në paragrafin 2 të këtij neni, DKA obligohet që në afat prej tetë (8) ditësh të shpallë konkurs të ri përkatësisht të ripërsërisë konkursin për të njëjtat pozita personeli.
Jam i mendimit se kjo Rregullore mund të definon një cështje tepër të rëndësishme që është shpallja e konkurseve, procedimi, organizimi dhe zhvillimi i procedurave rekrutuese.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 01:52:25
Neni 8
Përmbajtja e konkursit
"Emri i IEAA-ve ku do të apo ku mund të sistemohen në rast punësimi"
Kjo e anashkalon zhvillimin e procedurave të konkursit në formë grupore, sepse nuk e mundëson konkurimin në nivel, por e specifikon në kuadrin e një institucioni, e që ndërlidhet direkt dhe bie në kundërshtim me përbërjen e Komisionit, e cila vie nga radhët e shkollës përkatëse. Së paku për Prishtinën, kjo është e papranueshme, si të menaxhohet kur një kandidat aplikon në 10 shkolla për mësim klasor, e që duhet të nënshtrohet vlerësimit para dhjetë (10) komisioneve. Apo edhe në fusha të tjera.
Për Komisionin -përbërjen e Komisionit do të jap kontributin/komentin e radhës, që është vërtetë burokraci e panevojshme që na kthen në një debat gjykues të shumë mekanizmave të panevojshëm, e që më së paku reflekton punë juridike institucionale dhe legjitime të një autoriteti komunal.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 01:29:14
Neni 9
Realizimi i konkursit të rregullt dhe konkursit për një periudhë fikse të angazhimit
Konkursi i rregullt zhvillohet duke pasur për bazë aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Eshtë e pakuptimtë se përse të kemi konkurs për një periudhë fikse të angazhimit, derisa qëllimi i kësaj Rregulloreje është lehtësimi i këtij procesi rekrutues. Si të lehtësohet? Të vazhdohet me listën pritëse të kandidatëve të papranuar të konkursit të rregullt. Të mos jetë kjo Rregullore pengesë burokratike e adresimit të problemeve, por të jetë zgjidhje e problemeve reale në arsim. Qëllimi thelbësor është: mos-humbja e orëve mësimore dhe kompetente të jetë Drejtoria e Arsimit, e cila merr përgjegjësinë kyce, pra të mos kemi divergjenca institucionale brenda një Komune.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 01:12:07
Neni 7
Shpallja e konkursit publik
Në vazhdimësi në të gjitha komunat e Kosovës është fakt se shpallja e konkurseve është proceduar nga Drejtoria e Arsimit apo Njësia e Burimeve Njerëzore. Vërtetë, duke ditur rëndësinë dhe specifikat e cështjeve të ndryshme edukativo-arsimore, peshën dhe relevancën që kanë burokracitë, procedurat lidhur me këtë cështje, atëherë duhet pasur kujdes që qëllimi kryesor i kësaj Rregulloreje të jetë mos-humbja e orëve mësimore, sepse në të kundërtën nuk jemi duke rregulluar problematikat e shfaqura ndër vite.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 00:42:39
Neni 5 Rregullimi i normës për personelin mësimdhënës
paragrafi 4 përcakton se "Rregullimi i normës brenda një institucioni edukativo-arsimor (shkolle), bëhet me vendim nga drejtori i shkollës...", konsideroj se ky paragraf duhet riformuluar , duke ditur se nëse brenda shkollës mësimdhënësi "x" ka vetëm 12 orë mësimore të lira, atëherë domosdoshmërisht për plotësim norme i duhen edhe 8 orë mësimore. Dhe nuk ka se si të merr Vendim shkolla për plotësim norme, derisa nuk ka orë të tjera. Apo, kemi edhe raste kur një mësimdhënësi për plotësim norme i duhen plotësuar në 3-4 shkolla.
Drejtoria e Arsimit ka fondin e orëve për të gjitha shkollat dhe ka pasqyrën tabelare se në cilat IEAA ka mungesë apo orë të lira mësimore të mësimdhënësve përkatës.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 00:15:39
Konsideroj se Udhëzimi Administrativ nr. 151/2020 - për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm - është i aplikueshëm dhe si Komuna kemi filluar të kemi një praktikë juridike në funksion të zbatimit të këtij Udhëzimi Administrativ.
Ky Udhëzim Administrativ nuk mund të përmbledhet në dy nene, ashtu sic qenka kufizuar në këtë draft Rregullore. Duke ditur se ky Udhëzim Administrativ është funksional dhe ka treguar një konsistencë juridike, e shoh të paarsyeshme që përzgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit dhe shumë specifika tjera administrative dhe ligjore të inkuadrohen në kuadrin e kësaj Draft-Rregulloreje për rekrutimin e mësimdhënësve.
Deri më tani UA në fuqi ka krijuar një praktikë administrative në komuna me të gjitha shtojcat dhe formularët përkatës. Andaj, propozoj që kjo pjesë të tërhiqet nga kjo Draft-Rregullore, duke ditur se UA në fuqi është mjaft funksional, specifik, përmbajtësor dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta përmbledhim në dy nene apo në një kapitull në këtë Rregullore.
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net
Avdi Tafilaj | Qytetar
08.07.2023 11:55:51
Neni 7
Shpallja e konkursit publik
Konkurset kur po shpallen per shkak te procedurave ato po vonojne deri ne pranimin e kuadrit te ri deri ne 3 muaj, ketu po humbin mesim e po demtohen me se shumti nxenesit duke humbur mesim. Andaj une mendoj qe do te ishte mire qe te formohet nje nen apo nen-nen qe te rregulloj kete qeshtje qe nxenesit mos te humbin mesim, mesimi ne kete periudhe te konkursit te zevendesohet menjehere nga mesimdhenesit prezent ne pune, gje qe eshte pak e mundur apo te krijohet nje komision ne kuader te drejtorise komunale te arsimit qe ta menaxhoj shpejt dhe drejte kete situat, apo kete procedure ta udheheq nje mesimdhenes me pervoj ne menyre vullnetare ta formoj listen e personave vullnetar per pune qofte edhe student qe jane ne drejtime perkates qe do te ndihmohen ne procesin mesimore separi nxenesit, shkolla komuniteti si dhe te mundesohet puna praktike e studenteve me pagese 50% ashtu si jane zavendesuar keto ore nga mesimdhenesit prezent dikund- dikund me pagese mbi norme 50% .
Personi kontaktues
Avdi Tafilaj | idvaaa@outlook.com
Avdi Tafilaj | Qytetar
07.07.2023 23:39:05
Pershendetje!.. Ju falenderoj qe ne rende te pare na keni mundesuar qe edhe ne te japim mendimin apo kontributin tone ne ne lidhje me rregulloren, aty lexova disa gjera te mira por kam edhe vete disa rezerva apo mospajtime lidhur me rregulloren. Psh: Une konsideroj se matja e performances se mesimdhenesve te mos behet nga drejtori i shkolles, sepse nese drejtori i shkolles vlereson nje mesimdhenes te shkolles se tije me perfomane te mire apo jo te mire, e ku i njeti drejtor do te jete mesimdhenes i drejtorit te ri me performance te mire apo jo te mire do ti kthehet vleresimi i performances ne menyre te njejte nga kolega i tije tani drejtor e dikur mesimdhenes, pastaj plote drejtor jane emruar keto dite nga partite politike ne pushtet komunal me mandat 4 vjeqar, pak te merituar e shume te pa merituar e ku te njejtit drejtor neser do ti vleresojne me performance pozitive mesimdhenesit e partive te tyre dhe performance negative mesimdhenesit e partive tjera duke ditur se drejtoret e emruar politik duhet detyrimishte te veprojne politikishte nen direktivat partiake qe i kane emruar drejtor ata. Pastaj pash rendesine se Njesia e Burimeve Njerzore-NjBNj paskan rendesi te madhe ne marrjen e vendimeve si ne emrimin e drejtorve te shkollave po ashtu edhe te pranimit te kuadrit te ri arsimor. Kush jane si jane perzgjedh Njesia e Burimeve Njerzore nuk e pash ne rregullore kete dhe per mua dhe shume te tjeret jane te pa kuptushem se kush jane NjBNj dhe si emrohen ata?
Personi kontaktues
Avdi Tafilaj | idvaaa@outlook.com
Arian Alidema | Qytetar
05.07.2023 10:10:25
Përshëndetje, ju përgzoj për këtë Drafat Rregullore e cila është e mirëserdhur,e nevojshme ,ndoshta pak e vonuar bazuar në Ligjin për Zyrtar Publik, bazuar nga përvoja si anëtar -kryetar i Komsionit të Ankesave në nivel të Komunës së Vitisë për nënpunës të shërbimit publik ,adminstrativ dhe mbështetës.
Personi kontaktues
Arian Alidema | arian.alidema@rks-gov.net
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Shkarko dokumentin e kontributit
Drejtoria e Arsimit - Komuna e Prishtinës | Komunë
24.07.2023 16:17:44
Uroj që të gjitha këto komente të marrin vëmendjen dhe trajtimin e duhur, apo uroj që të kemi edhe takime publike që ta diskutojmë pikë për pikë. Përndryshe, të gjitha komentet janë të natyrës së problemeve dhe sfidave të përditshme që i kemi si Komuna, në asnjë mënyrë nuk janë komente tendecioze, por me qëllimin më të mirë që të kemi një Rregullore funksionale dhe shumë praktike, që nuk shkakton konflikte mes mekanizmave shkollor e institucional, por që ka një qëllim të krijon një praktikë juridike unike për të gjitha procedurat standarde të rekrutimit të stafit arsimor. Më vjen keq, por tani për tani kjo Rregullore pa ndryshime thelbësore, nuk e bartë këtë mesazh. Ka shumë konfliktualitet mes neneve dhe nuk ka strukturë të qartë organizative, dukr krijuar dispozita kushtëzuese që nuk janë në funksion dhe në natyrën e një akti juridik nënligjor. Fillon të ngatërron edhe procesin e përzgjedhjes së drejtorit dhe zëvendvsdrejtorit me rekrutim të stafit arsimor.
Në përgjithësi kjo Draft-Rregullore nuk ka strukturë të qartë të hapave proceduralë dhe organizativ, duke pasur tautologji në disa pjesë të saj, nuk ka zgjidhur cështjen e listës pritëse, pra nuk ka përcaktuar angazhimin në lëmitë deficitare se si të angazhohen mësimdhënësit. Pershmebull Drejtoria e Arsimit ka shpallur Konkurs në Prishtinë për tetë vende për gjuhë gjermane, derisa kanë aplikuar vetëm gjashtë kandidatë dhe janë përzgjedhur të të gjashtit. Rrjedhimisht, dy vendet tjera nuk di si ti mbulojmë. Duhet angazhuar nga Fakulteti Filologjik studentë, por problemi qendron tek lista e pagave që nuk na inkuadron se nuk ka bazë ligjore.
Prandaj, në propozimet e mëposhtme, propozova që hierarkia e angazhimit të praktikantëve edukativo-arsimor të jetë duke filluar nga studentë të diplomuar, studentë të vitit katërt, vitit të tretë, vitit të dytë. Pra, që të shpallet thirrje publike menjëherë pas përfundimit të konkursit të rregullt. Pse thirrje publike? Sepse janë të pakualifikuar ende, duke ditur se janë studentë të vitit katërt, apo edhe të diplomuar që shprehin vullnetin të jenë në listën e angazhimeve. Dhe e mira e kësaj është se nuk krijohen detyrime sikurse në konkurs. Kjo që e keni caktuar si konkurs për angazhime fikse, më duket e pakuptimtë, duke njohur se problemi nuk qendron tek konkursi, por tek mungesa e kandidatëve në disa lëmi/fusha arsimore.
Kjo rregullore duhet të specifikon se përgjegjës i vetëm për mbarëvajtjen e testit është Komisioni përzgjedhës dhe asnjë mekanizëm tjetër, ashtu sic e paskeni ngatërruar me Këshill të Prindërve e KDSH, duke krijuar teknalitete të panevojshme që nuk janë funksionale, por vetëm barrë dhe që krijon konfliktualitet subjektiv të këtyre mekanizmave. Duhet ditur se kjo Rregullore do të ishte e aplikueshme në Finlandë ose vendet skandinave, por konsideroj se inkuadrimi i mekanizmave tjerë në këto procese është dëmtues dhe subjektiv.
Përbërja e Komisiont duhet qartësuar ashtu sic e komentova më herët se nuk mund të hyhet në zgjedhje të fshehta për komisione që i përcakton edhe Ligji mjaft qartë, pra, hyhet në burokraci që shkollat të kenë dhe të zgjedhin në KDSH, kolektive dhe staf shkollor, në vend që DKA të ketë përgjegjësinë që në nivel komunal të përzgjedh tre anëtarë-mësimdhënës profesional dhe të mos vazhdohet në një rrugëtim zgjedhjesh që krijon polemika dhe subejktivizma të caktuar të mekanizmave dhe organeve shkollore. Këtë e themi nga praktika, se si për një ceshtje tepër të thjesht cfare kahje merret, e lëre për këto procese që reflektohen si procese primare prej anës tyre.
Plotësimi dhe ndarja e orëve mësimore duhet të jetë kompetencë e DKA-së, nuk mundet shkolla të ketë pasqyrën tabelare të orëve mësimore të të gjitha shkollave, por është DKA që cakton se ku mund tà plotësohet norma mësimore mësimdhënësit të caktuar, e cila reflekton në kontratën apo aneks kontratën e punës. Duhet pasur parasysh që edhe ndarja e orëve mësimore të rregullt të jetë prioritare, dhe jo të merren orë të kurrikulës me zgjedhje, vetëm që të mos shkohet në një shkollë tjetër për plotësim të normës mësimore të rregullt.
Fazat e vlerësimit konsideroj se duhet të jenë tre faza:
1. Vlerësimi i jetëshkrimit *10 pikë
2. Testi me shkrim *70 pikë
3. Intervista - 20 pikë
Jetëshkrimi të përfshin pesë pikë për notën mesatare makismalisht dhe
pesë pikë për përvojën e punës.
Shpallja e rezultatit përfundimtare duhet radhitur sipas tabelës së mëposhtme që e përmenda, duke filluar nga kandidatët e pranuar, kandidatët e papranuar, kandidatët që kanë marrë pjesë në intervistë, kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim, kandidatët që nuk kanë marrë pjesë në testin me shkrim, kandidatët që kanë munguar.
Lista pritëse të specifikohet në suazat e përcaktuara, duke i renditur edhe kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret kualifikuese. Afati kohor, të jetë vetëm 3 orë nga thirrja telefonata dhe jo një ditë, sepse pastaj po kemi humbje të orëve. Përgjegjës të jetë Drejtoria e Arsimit për zhvillimin e këtyre procedurave, sepse në të kundërtën ne si Drejtori, po duhet vetëm t;i përcjellim në SBNJ angazhimet e kërkuara nga shkollat dhe që pastaj po krijohet ky zingjir komunikues i panevojshëm aspak. Nëse nuk e zgjidh kjo Rregullore këtë problem, do të jetë e vështirë të procedohet.
Angazhimi i praktikantëve edukativo-arsimor do të ishte zgjidhje për mos-humbjen e orëve mësimore, përmes shpalljes/thirrjes publike për lëndët e caktuara.
Konkursi për mësim me zgjedhje duhet të ishte specifik, ashtu sic e kam specifikuar në këtë rregullore mëposht. Dallon kurrikula me zgjedhje në krahasim me procedurat tjera.
Angazhimet e përkohshme për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore, duke specifikuar, trajtimin, procedurën e parashtrimit të kërkesës, komisionin vlerësues, kriteret, rekomandimin, vendimin, zëvendësimin e mësimdhënësve me gjendje të rëndë shëndetësore. Udhëzuesi nga MASHT-i nuk është akt nënligjor, prandaj, procedimi i këtij kapitulli në këtë rregullore për zëvendësimin e mësimdhënësve në gjendje të rëndë shëndetësore është kruciale dhe me rëndësi të vecantë.
Po ashtu, duhet tërhequr pjesën për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë, pasi që shumë mirë e rregullon Udhëzimi Administrativ në fuqi dhe nuk mund të krijohen praktike të tjera të panevojshme, derisa si Komunë jemi duke e respektuar maksimalisht nen për nen. Aq më pak që tani edhe Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një tagër shumë valid këtij Udhëzimi.
Faleminderit për mirëkuptim
Personi kontaktues
Lulzim Vrapca | lulzim.vrapca@rks-gov.net