Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës është dokumenti me i lart i politikave të sigurisë, e cila ka për qellim përcaktimin strategjik të kursit të politikave të sigurisë, krijimin e një kornize konceptuale dhe përmbajtjesore si pikë referuese për strategjitë e tjera ministrore deri tek ato sektoriale, definimin e vizionit, interesave dhe objektivave strategjike, definimin e veprimeve të politikave të sigurisë, identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve çoftë ato të brendshme apo jashtme, zhvillimin e politikave të sigurisë, ekonomike dhe mjedisore, për te krijuar një hapësirë të sigurtë të integruar ne strukturat politike të sigurisë me prioritet NATO dhe BE. Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës thekson angazhimet dhe vlerat shtetërorë dhe kërkon kontribut të gjerë për të garantuar përmbushjen dhe vazhdimësinë e tyre. Plotësimi i domosdoshmërive strategjike kërkon mirëkuptimin dhe angazhimin të gjerë, për të bërë zgjedhje të vështira që garantojnë sigurinë, përmirësojnë jetën dhe përmbushin aspiratat për të ardhmen. Iniciimi i draftimit të Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës është bazuar në Ligjin NR. 03/L-050 për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.


Data e fillimit: 24.03.2022


Data e përfundimit: 18.04.2022


Departamentit për Analiza dhe Politika të Sigurisë DAPS-SKSK

info.sksk@rks-gov.net