PROJEKTLIGJI PËR EDUKIMIN NË FËMIJËRINË E HERSHME

Ky Ligj rregullon ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit në fëmijërinë e hershme (EFH) për të gjithë fëmijët prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare, si dhe përcakton normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, rolet, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjitha akterëve për EFH.


Data e fillimit: 28.02.2022


Data e përfundimit: 18.03.2022


Raporti Final

Ky Ligj rregullon ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit në fëmijërinë e hershme (EFH) për të gjithë fëmijët prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare, si dhe përcakton normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, rolet, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjitha akterëve për EFH

06.09.2023
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

06.09.2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Laberi Luzha

laberi.luzha@rks-gov.net


Kontributet

Democracy Plus | OJQ

18.03.2022 13:59:30

  1. Në projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme rreth tetëmbëdhjetë (18) çështje lihen të rregullohen me akte nënligjore. D+ konsideron se rregullimi në masë aq të madhe me akte nënligjore nuk është i nevojshëm, pasi aktet nënligjore mund të rregullojnë në të shumtën e rasteve çështje teknike, dhe jo aq përmbajtësore sikurse është paraparë me këtë projektligj.

D+ rekomandon që çështjet kryesore siç janë listuar më poshtë duhet të rregullohen në ligj, dhe jo përmes akteve nënligjore:

  • kriteret për themelimin dhe licencimin e institucioneve të EFH;
  • kompetencat dhe përgjegjësitë e bashkëpunëtorëve profesional;
  • format alternative të organizimit të EFH të cilat organizohen me qëllim të rritjes së përfshirjes së fëmijëve në EFH;
  • rregullimi i pjesëmarrjes së fëmijëve në institucionet EFH;
  • kriteret për pushimin e veprimtarisë së institucioneve të EFH dhe çështjet tjera më rëndësi që janë paraparë të rregullohen me akte nënligjore, të rregullohen me dispozita ligjore.
  1. Në bazë të takimit me grupet e margjinalizuara, është ngritur shqetësimi i mungesës së kopshteve (EFH-ve) në zona rurale por edhe në zona ku banojnë komunitetet jo-shumicë, p.sh në fshatin Plemetin. Pastaj, si shqetësim tjetër është ngritur pamundësia e rekrutimit të stafit për të punuar në kopshte (EFH) për shkak që Ministria e Financave nuk lejon përmes buxhetit rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin publik.

Në këtë kuadër, D+ rekomandon që MAShT-i të zgjidhë këtë çështje me Ministrinë e Financave për të munësuar rekrutimin e stafit në EFH.

Personi kontaktues

Demokraci Plus | info@dplus-ks.org

Fatmir Bajrami | Qytetar

17.03.2022 23:00:22

Te nderuar 

Duke pare ket projektligj i cili rregullon menyren e mbajtjese mbarjatjese se mesimt per femijet parashkollor dhu duke pare oret e caktuara mendoj dhe kundershtoi pasi qe ka mungese te kuadrova mesimdhense per nje organizim kaq te gajt te oreve pasi qe hum kuptimi i edukimit psai qe femiet jan te vegjel dhe nuk kan kushte te mesimi per te qendraur gjat ne mesim duke u bazuar ne logjistiekn e shkollave ne kosove mendoj qe  eshte maltretim per femije tanr ky orsr ksw i zgjstur 

Personi kontaktues

Fatmir Bajrami | ekoricikling@gmail.com

sahadete xhukolli bajrami | Qytetar

17.03.2022 22:39:49

Kërkesë për analizimin e Projektligjit të ri të  Edukimin Parashkollor

 

Unë Sahadete Xhukolli Bajrami me titullin Master e Eduktimit tani  edukatore në Prishtinë  nëprmjët kësaj shkrese  kërkojë nga ju  te rishikohet dhe analizohet dhe me pastja duke u bazuar ne  fakte te mirret një vendim me praktik dhe efikas lidhur nme ketë projektligj e  cila  ka te  bëjë  me edukimin parashkollor në Kosovë.

Unë fuqishëm  kundershtoi  nenet si me poshte  citoj

 Nenin 14 mbi Organizimin e programit në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe    

Nenin  27, ku përcaktohet fondi javor I orëvë të edukatores në EFH.

 

Arsyetim ;

Te  dy nenenet e lartcekura BIEN NDESH ME KORNIZEN KURRIKULARE  ku janë të parapara 18 aktivitete në javë dhe  dhe në kontratën e nënshkruar nga ne me 20 orë punë të drejtëpërdrejtë me fëmijë dhe 20 orë punë indirektë( përgatitje për punë dhe planifikim).

 

Në Nenin 14, 1.3 Programet për fëmijët në edukimin parashkollor(mosha 5 vjeç) në kuadër të shkollave zgjasin nga 2 orë e gjysme deri në 6 orë.

Neni 27, 1.1. Orari I punës për personelin edukativ është tetë (8) orë për ditë Brenda institucionit të EFH, duke përfshirë (6) orë të drejtëpërdrejta për fëmijë dhe (2) orë për planifikim.

 

 

Puna me sfiduese është puna me fëmijë, prandaj të punosh çdo ditë me dy grupe me 50-60 fëmijë, me fëmijë me nevoja të veçanta pa mësues mbështetës, me 6 orë punë të drejtëpërdrejtë dhe dy(2) orë punë për planifikim, është tepër e lodhshme dhe jo efektive. Ky orar është jashtë çdo mundësie të edukatores  duke perfshir  edhe mungesen e logjistikes mbeshtetse neper shkolla . Kemi fakte dhe argumente të cilat e vërtetojnë se puna me dy grupe  nga 2:30 min ishte tepër e vështirë për edukatore dhe fëmijë.

Ju lutemi, A keni menduar që në shkollë ku janë dy edukatore, nëse njëra nuk është mirë me shëndet ose është afër pensionimit, sëmuret për disa ditë, kush mund të zëvendësojë atë me orar 12 orë? Edhe për këtë kemi fakte sepse ditën që bëjmë zëvendësimin punojmë me 100 fëmijë me orar tërëditor. Kjo është tepër e vështirë dhe e papranueshme. Ne nuk kemi kushtet elementare të punojmë me orar të gjatë me gjithë këta fëmijë.

Pse ne nuk jemi të barabarta me mësueset klasore, kur në kurrikulë I takojmë të njejtës shkallë? Ju lutemi, asnjë mësimdhënës në nivel Kosove të ciklit të ulët nuk punon  më shumë se 4-5 orë mësimore në shkolla? Asanjë arsimtarë, profësor e mësimdhënës nuk punon më shume se 5-6 orë mësimore me nxënës? Pse ne jemi ndryshe? Ju lutemi, ne punojme më moshën më të ndishme dhe më delikatë nga të gjitha moshat. Prandaj, mendoni dhe rishikoni edhe njëherë këto dy nene.

Gjithashtu, në projektligjin e ri për parashkollor, nuk përcaktohet fare numri I fëmijëve në grupe, ju lutemi përcaktoni numrin e fëmijëve në grupe.

Unë si edukatore kerkojë që :

-Puna me fëmijët parashkollor të jetë me një grup, kohëzgjatja e orarit mund të jetë edhe deri ne

3-4 orë. Kjo rritë performancën e edukimit parashkollor, efikasitet në punë dhe arritjen e

rezultateve që ne po I kërkojmë. Unë kërkojë që edhe puna të bëhet ashtu si në shkallën 1 të

Kornizës Kurrikulare të Kosovës.

Ose të punojmë me dy grupe, me numër të caktuar të fëmijëve dhe me mësues mbështetës. Orari të jetë përkitazi me moshën dhe mundësitë tona. 3-4 orë dhe jo më shumë.

 

Faleminderit që shikuat kërkesën time , shpresojë dhe urojë që kërkesa ime të gjejë një vend në ligjin e ri për parashkollor!

Me respekt

Sahadete Xhukolli Bajrami

Prishtinë, 17.03.2022

Personi kontaktues

sahadete xhukolli bajrami | ddete_18@hotmail.com