Ky Ligj rregullon ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit në fëmijërinë e hershme (EFH) për të gjithë fëmijët prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare, si dhe përcakton normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, rolet, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjitha akterëve për EFH.
Data e fillimit: 28.02.2022
Data e përfundimit: 18.03.2022
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Ky Ligj rregullon ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit në fëmijërinë e hershme (EFH) për të gjithë fëmijët prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare, si dhe përcakton normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, rolet, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjitha akterëve për EFH
Laberi Luzha
laberi.luzha@rks-gov.net
Fatmir Bajrami | Qytetar
17.03.2022 23:00:22
Te nderuar
Duke pare ket projektligj i cili rregullon menyren e mbajtjese mbarjatjese se mesimt per femijet parashkollor dhu duke pare oret e caktuara mendoj dhe kundershtoi pasi qe ka mungese te kuadrova mesimdhense per nje organizim kaq te gajt te oreve pasi qe hum kuptimi i edukimit psai qe femiet jan te vegjel dhe nuk kan kushte te mesimi per te qendraur gjat ne mesim duke u bazuar ne logjistiekn e shkollave ne kosove mendoj qe eshte maltretim per femije tanr ky orsr ksw i zgjstur
Personi kontaktues
Fatmir Bajrami | ekoricikling@gmail.com
sahadete xhukolli bajrami | Qytetar
17.03.2022 22:39:49
Kërkesë për analizimin e Projektligjit të ri të Edukimin Parashkollor
Unë Sahadete Xhukolli Bajrami me titullin Master e Eduktimit tani edukatore në Prishtinë nëprmjët kësaj shkrese kërkojë nga ju te rishikohet dhe analizohet dhe me pastja duke u bazuar ne fakte te mirret një vendim me praktik dhe efikas lidhur nme ketë projektligj e cila ka te bëjë me edukimin parashkollor në Kosovë.
Unë fuqishëm kundershtoi nenet si me poshte citoj
Nenin 14 mbi Organizimin e programit në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe
Nenin 27, ku përcaktohet fondi javor I orëvë të edukatores në EFH.
Arsyetim ;
Te dy nenenet e lartcekura BIEN NDESH ME KORNIZEN KURRIKULARE ku janë të parapara 18 aktivitete në javë dhe dhe në kontratën e nënshkruar nga ne me 20 orë punë të drejtëpërdrejtë me fëmijë dhe 20 orë punë indirektë( përgatitje për punë dhe planifikim).
Në Nenin 14, 1.3 Programet për fëmijët në edukimin parashkollor(mosha 5 vjeç) në kuadër të shkollave zgjasin nga 2 orë e gjysme deri në 6 orë.
Neni 27, 1.1. Orari I punës për personelin edukativ është tetë (8) orë për ditë Brenda institucionit të EFH, duke përfshirë (6) orë të drejtëpërdrejta për fëmijë dhe (2) orë për planifikim.
Puna me sfiduese është puna me fëmijë, prandaj të punosh çdo ditë me dy grupe me 50-60 fëmijë, me fëmijë me nevoja të veçanta pa mësues mbështetës, me 6 orë punë të drejtëpërdrejtë dhe dy(2) orë punë për planifikim, është tepër e lodhshme dhe jo efektive. Ky orar është jashtë çdo mundësie të edukatores duke perfshir edhe mungesen e logjistikes mbeshtetse neper shkolla . Kemi fakte dhe argumente të cilat e vërtetojnë se puna me dy grupe nga 2:30 min ishte tepër e vështirë për edukatore dhe fëmijë.
Ju lutemi, A keni menduar që në shkollë ku janë dy edukatore, nëse njëra nuk është mirë me shëndet ose është afër pensionimit, sëmuret për disa ditë, kush mund të zëvendësojë atë me orar 12 orë? Edhe për këtë kemi fakte sepse ditën që bëjmë zëvendësimin punojmë me 100 fëmijë me orar tërëditor. Kjo është tepër e vështirë dhe e papranueshme. Ne nuk kemi kushtet elementare të punojmë me orar të gjatë me gjithë këta fëmijë.
Pse ne nuk jemi të barabarta me mësueset klasore, kur në kurrikulë I takojmë të njejtës shkallë? Ju lutemi, asnjë mësimdhënës në nivel Kosove të ciklit të ulët nuk punon më shumë se 4-5 orë mësimore në shkolla? Asanjë arsimtarë, profësor e mësimdhënës nuk punon më shume se 5-6 orë mësimore me nxënës? Pse ne jemi ndryshe? Ju lutemi, ne punojme më moshën më të ndishme dhe më delikatë nga të gjitha moshat. Prandaj, mendoni dhe rishikoni edhe njëherë këto dy nene.
Gjithashtu, në projektligjin e ri për parashkollor, nuk përcaktohet fare numri I fëmijëve në grupe, ju lutemi përcaktoni numrin e fëmijëve në grupe.
Unë si edukatore kerkojë që :
-Puna me fëmijët parashkollor të jetë me një grup, kohëzgjatja e orarit mund të jetë edhe deri ne
3-4 orë. Kjo rritë performancën e edukimit parashkollor, efikasitet në punë dhe arritjen e
rezultateve që ne po I kërkojmë. Unë kërkojë që edhe puna të bëhet ashtu si në shkallën 1 të
Kornizës Kurrikulare të Kosovës.
Ose të punojmë me dy grupe, me numër të caktuar të fëmijëve dhe me mësues mbështetës. Orari të jetë përkitazi me moshën dhe mundësitë tona. 3-4 orë dhe jo më shumë.
Faleminderit që shikuat kërkesën time , shpresojë dhe urojë që kërkesa ime të gjejë një vend në ligjin e ri për parashkollor!
Me respekt
Sahadete Xhukolli Bajrami
Prishtinë, 17.03.2022
Personi kontaktues
sahadete xhukolli bajrami | ddete_18@hotmail.com
Shkarko dokumentin e kontributit
Democracy Plus | OJQ
18.03.2022 13:59:30
D+ rekomandon që çështjet kryesore siç janë listuar më poshtë duhet të rregullohen në ligj, dhe jo përmes akteve nënligjore:
Në këtë kuadër, D+ rekomandon që MAShT-i të zgjidhë këtë çështje me Ministrinë e Financave për të munësuar rekrutimin e stafit në EFH.
Personi kontaktues
Demokraci Plus | info@dplus-ks.org