PROJEKTLIGJI PËR BYRONË SHTETËRORE PËR VERIFIKIMIN DHE KONFISKIMIN E PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME

Me këtë ligj rregullohet mënyra dhe procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, si dhe themelimi, organizimi dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.


Data e fillimit: 10.12.2021


Data e përfundimit: 20.12.2021


Isuf Jahmurataj

isuf.jahmurataj@rks-gov.net


Kontributet

Ema Pula | Qytetar

20.12.2021 15:59:59

Komentet dhe rekomandimet e Grupit per Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbi Projektligjin per Byrone Shteterore per Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurise se Pajustifikueshme

Personi kontaktues

Ema Pula | ema.pula@legalpoliticalstudies.org

Dokumentet shtesë

Democracy Plus | OJQ

20.12.2021 14:50:40

Komentet dhe rekomandimet e Demokraci Plus (D+) mbi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

 

Demokraci Plus (D+) ka analizuar projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. Ky projektligj është rishikuar nga perspektiva e (reformës) administratës publike dhe komentet dhe rekomandimet janë të shkruara më këtë drejtim.

Koment i përgjithshëm:

Projektligji është vendosur në platformën e konsultimeve publike më 10 dhjetor, dhe konsultimet me shkrim sipas platformës përfundojnë më 20 dhjetor 2021. Llogaritur si ditë pune janë shtatë (7) ditë, ndërsa llogaritur si ditë kalendarike janë njëmbëdhjetë (11) ditë. Kjo është në kundërshtim me Rregulloren e Qeverisë nr. 05/2016 për standarded minimale për procesin e konsultimit publik sepse sipas nenit 9, pika 1.1 organi propozues (në këtë rast ministria) i projektligjit duhet t™i mundësojë publikut kohë të mjaftueshme për komente, jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) ditë pune që nga data e njoftimit për hapjen e konsultimit me shkrim. Gjithashtu sipas pikës 1.2 të të njëjtit nen, për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, afati për dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 60 ditë kalendarike. Kjo nënkupton se kohëzgjatja për konsultimet publike për projektligjin në fjalë është në kundërshtim me Rregulloren për standardet minimale të konsultimit publik sepse numri i ditëve të punës për konsultime publike është shtatë (7) dhe jo (së paku) pesëmbëdhjetë ditë (15) ditë pune. Për më shumë, duke pasur parasysh se projektligji në fjalë mbulon një çështje komplekse dhe të rëndësishme e cila po ashtu nuk është rregulluar më herët në Kosovë, projektligji është dashur të lihet për konsultime publike për më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pune.

Personi kontaktues

Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org

Liridon Baraliu | Qytetar

13.12.2021 12:35:03

Ky projekt ligj nëse ka për qëllim të trajtojë pasurinë e pajustifikueshme, atëherë duhet filluar nga "Neni 2 Fushëveprimi", ku pika 2; 2.1 dhe 2.2, trajtojnë një çështje krejt tjetër. Afati kohorë si fushëveprim për hetim është i gabuar, kjo çasje me këtë kufizim kohorë, pasurinë e pajustifikueshme para kësaj periudhe e amnison, mos me thënë e legalizon.

Pyetja çka ndodhë me atë "zyrtarë publik" që pasuria e pajustifikueshme e ka bërë "të fuqishëm" dhe petku politik/zyrtarë publik është mburojë, siq ka ndodhë më parë. Ky projektligj a po i amniston këtë grup personash?!

Çka ndodhë me "zyrtarë publik/politik, e ish", shpërdorues të qindra miliona markave e eurove, me "përqindje veprimi" si barrë e popullit/diasporës për shumë kohë. Ky ligj a po e amniston këtë kategori?! Sepse amnistia nuk është gjë tjetër, pos e rregulluar me ligj, si ky ligj.

Pyetje e drejpërdrejtëë, a është projekt ligj hetimi apo amnistimi të pasurisë së pajustifikueshme?!

Personi kontaktues

Liridon Baraliu | liridonbaraliu@gmail.com

Ridvan Ymeri | Qytetar

11.12.2021 18:06:47

Mendoj se Kosova ka nevojë për një ligj të tillë që të mos përligjet korrupsioni endemik i cili ka qenë i pranishëm me vite. Megjithatë, nga dëshira për t™i adresuar dukuritë e shëmtuara, dëshmitarë të të cilave kemi qenë për 20 vjet, si duket propozuese ka harruar se secili ligj duhet të ofrojë siguri juridike dhe të mos niset nga supozimi se ata që e zbatojnë nuk do ta keqpërdorin, edhe për qëllime politike.

Vërejtjet konkrete:

Neni 2 “ Mendoj se ky ligj duhet të përqendrohet në zyrtarët publikë, të cilët janë të detyruar ta deklarojnë pasurinë, anëtarët e familjeve të tyre dhe palët e treta. Kjo, sepse deklarimet vjetore të pasurisë ofrojnë informacion për të hyrat e tyre, të cilat mund të krahasohen me pasurinë aktuale. Është një çikë arbitrare që në grupin e synuar të përfshihen personat e ekspozuar politikisht si zyrtarët e partive politike ose anëtarë të bordeve në organizata ndërkombëtare që janë krejtësisht jashtë ingjerencave të RKS.

Neni 3 “ duhet përkufizuar të hyrat e ligjshme për të shmangur çdo keqkuptim. Në fakt, të tilla janë të gjitha të hyrat nga veprimtaria e ligjshme, përfshirë edhe ato që janë subjekt i evazionit fiskal ose nuk janë raportuar në deklarimet vjetore të pasurisë nga ana e zyrtarit të lartë. Kuptohet, për raste të tilla ndërmerren sanksione të parapare me ligj, përfshirë edhe ato penale, por pasuria e përfituar me atom të hyra nuk mund të jetë objekt i këtij ligji.

Neni 12, paragrafi 7 “ Votimi i drejtorit të Byrosë në Kucvend gjithsesi duhet të bëhet në mënyrë të fshehtë, për të minimizuar ndikimin politik, i cili, edhe ahstu do të jetë i pranishëm.

Neni 20, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 “ është standard minimal që pala në procedurë, e cila dyshohet se ka përfituar pasuri të paligjshme, të ftohet për të sqaruar dyshimet. Kjo kursesi nuk mund të mbetet në diskrecion të ndonjë zyrtari të Byrosë por  duhet të jetë OBLIGATIVE. Pastaj, pala vendosë nëse do t™i përgjigjet ftesës.

Neni 20, paragrafi 9 “ Në rast se pala në procedurë nuk i përgjigjet ftesës së Byrosë dhe vlera e pasurisë së listuar është më e lartë se 25.000 euro, atëherë supozohet se pasuria e listuar është fituar në mënyrë të pajustifikueshme. KOMENT: Duhet bërë të qartë se kjo ka të bëj me procedurën e zhvilluar brenda Byrosë dhe jo me trajtimin para Gjykatës.

Neni 21, paragrafi 1 “ Gjykata mund të caktojë masën e përkohshme të sigurimit të pasurisë, pa njoftim dhe dëgjim paraprak të palës në procedurë . Kjo cenon rëndë sigurinë juridike dhe duhet të fshihet. Gjithsesi, brenda kohës së  përcaktuar për marrje të vendimit Gjykata duhet ta njoftojë dhe t™i jep mundësinë për t™u dëgjuar palës.

Nenet 22-25 reflektojnë trajtimin jo të barabartë të palëve para Gjykatës klompetente. Byroja ka të drejtë të ankimojë vendimin e Gjykatës për refuzimin e masës së përkohshme, edhe atë brenda 24 orëve (neni 22), por ka të drejtë të ankimojë edhe vendimin për pranimin e kundërshtimit ndaj masës së përkohshme (neni 23), ndërsa pala tjetër vetëm në rastin e dytë. Për korrektësi, Byrosë duhet t™i hiqet e drejta e ankimimit sipas nenit 22, sepse po i bjen se Byrosë i jepen dy mundësi për të argumentuar nevojë e vënies së masës së përkohshme. ndërkohë që pala është krejtësisht jashtë kësaj procedure.

Neni 31 “ Çdo pasuri e personit në procedurë supozohet se është fituar në mënyrë të pajustifikueshme derisa personi të vërtetojë të kundërtën . Ju lutem shihni nëse kjo është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me praktikat e mira ndërkombëtare. Një trajtim i tillë e ven secilin,e dhe njeriun më të ndershëm, në pozitë jashtëzakonisht të pafavorshme, sepse shkon në Gjykatë si fajtor që duhet ta dëshmojë pafajsinë. Ndoshta mund të gjindet ndonjë formulim më i mirë për këtë fjali.

Neni 37 duhet të fshihet për të garantuar sigurinë juridike. Përndryshe, Byroja shndërrohet në mjet për luftimin e kundërshtarëve politikë dhe realizimin e interesave të ndryshme meskine.

Neni 39 ose duhet të fshihet ose mundësia e rihapjes t™i lejohet vetëm palës së cilës i është konfiskuar pasuria. Përndryshe, cenohet siguria juridike.

Neni 55 duhet të elaborohet më mirë, pasi ka veprime të ndryshme si në shkallën e parë, ashtu edhe në shkallën e dytë që kërkojnë ndërrimin e gjykatësit, respektivisht kolegjit.

 

Dy çështje të hapura që duhet të rregullohen me normat e këtij ligji:

  • Çka nëse pala vdes ose e humb zotësinë juridike? A do të vazhdojë procedura ndaj pasurisë së tij/saj apo do të ndërpritet?
  • Çka nëse Gjykata e hedh poshtë propozimin e Byrosë për konfiskim? Cilat janë të drejtat e palës për kompensim të shpenzimeve të shkaktuara gjatë procedurës?

 

Personi kontaktues

Ridvan Ymeri | ridvanymeri@hotmail.com