PROJETKLIGJI PËR INSPEKTIMIN ADMINISTRATIV

Me këtë ligj rregullohet themelimi dhe kompetencat e Inspektoratit Administrativ (në tekstin e mëtejmë: inspektorati), procedura e inspektimit, të drejtat dhe detyrimet e inspektorëve administrativ, të drejtat dhe detyrimet e organeve të inspektuara administrative dhe zyrtarëve publik të inspektuar (më tutje: subjektet e inspektuara) si dhe çështjet tjera në fushën e inspektimit administrativ.


Data e fillimit: 18.11.2021


Data e përfundimit: 09.12.2021


Shehrie Leci

shehrie.leci@rks-gov.net


Kontributet

Agon Ziberi | Qytetar

09.12.2021 14:20:47

GLPS

Komenti 1:
Mungon koncept dokumenti si dokument politikash cili supozohet të identifikojë problemet duke
ofruar edhe opsionin se pse inspektimi administrativ është zgjidhje dhe si i njëjti do të ndërveproj
me organet e tjera që kanë rol të njejtë.

Komenti 2:
Qëllimi dhe fushëveprimi i inspektimit administrativ është plotësisht i paqartë. Në nenin 14
paragrafi 1 jepen disa sqarime të cilat shumica e tyre janë të rregulluara me legjislacion tjetër dhe
sërish nuk është e kuptueshme se cila është vlera e shtuar e këtij lloji të inspektimit. Fjala në
paragrafin 1 të nenit 14 mbikëqyrje praktikisht është boshe dhe askush nuk mund ta kuptojë se
çfarë do të thotë në zbatimin praktik!

Komenti 3:
Inspektorati Administrativ është propozuar që të themelohet si një Agjenci Ekzekutive në kuadër
të MPB, gjë që është në kundërshtim me procesin e racionalizimit të agjencive. Sa persona do të
punojnë në këtë inspektorat? Nëse janë më pak se 50 pse duhet të themelohet si agjenci e jo si
departament ministror? Si do të sigurohet linja e llogaridhënies brenda MPB? sepse vet MPB
mund të jetë edhe subjekt i inspektimi nga Inspektorati Administrativ?

Komenti 4:
Shumica e dispozitave tashmë ekzistojnë dhe nuk ka nevojë të ri përsëriten (p.sh, tentohet të
rregullohet se si bëhet rekrutimi i inspektorëve kur dihet tashmë ekzistojnë rregulla detale në
Ligjin për zyrtarët publik dhe legjislacionin e nxjerr në zbatim të tij)

Komenti 5:
Është plotësisht e paqartë se cili është qëllimi i vendimit të inspektimit administrativ. Në shumë
raste këto lloj vendimesh kanë më shumë një natyrë rekomandimi dhe nuk janë të qarta se cilat
janë efektet juridike të tyre por edhe si bëjnë përmirësimin e funksionimit të administratës.

Komenti 6:
Si do të sigurohet pavarësia e këtij inspektorati kur i njëjti supozohet që të ketë kompetenca të
shfuqizimit dhe anulimit të hierarkive më të larta se ai ( ministrave por edhe kryeministrit) kur
supozohet kanë vepruar në kundërshtim me ligjin? Këto dilema dhe zgjidhje nuk përfshihen në
projektligj!

Komenti 7:
Kompetencat e Inspektoratit Administrativ janë shumë të gjëra. Mjafton të shikohet neni 14
paragrafi 1.1 ku përcakotohet mbikëqyrja e Ligjit për Zyrtarët Publik. KPMSHCK gjithashtu bën
një lloj inspektimi dhe mbikqyrje të zbatimit të LZP prandaj si të realizohet kjo përgjegjësi në
praktikë, cka nëse të Inspektorati ka një vendimmarrje pozitive ndërsa KPMSHCK negative tek
rasti i përzgjedhjes së një Drejtori të Departamenti? Paragrafi 1.7 i të njëjtin nen është shumë i
gjërë dhe në fakt lejon inspektoratin që të bëj inspektim për secilin veprim sipas të cilit
funksionojnë institucionet e administratës shtetërore.

Komenti 8:
Si do të zbatohet në praktikë paragrafi 2 i nenit 37. Si mundet që një inspektor administrativ t'i
ndërpresë punën një subjekti të inspektuar që është organ publik i cili është i mveshur me
autoritet publik në bazë të ligjit të miratuar nga Kuvendi? Kush do të ushtrojë autoritetin publik
që i jep ligji organit publik pas ndërprerjes së punës nga inspektori?

Komenti 9:
Për shkelje administrative dhe gjoba kemi një problem logjik. Cili është qëllimi i subjektit të
inspektuar i cili është organ publik që të dënohet me gjobë paragrafi 2.2 i nenit 46 kur i njëjti
funksionon me para publike dhe paratë e gjobave shkojnë në buxhetin e shtetit (paragrafi 5 i
nenit 46)?

Personi kontaktues

Agon Ziberi | agon.ziberi@legalpoliticalstudies.org

Democracy Plus | OJQ

09.12.2021 11:10:38

Komentet dhe rekomandimet e Demokraci Plus (D+) në Projektligjin për inspektim administrativ

 

Dispozita

Neni 14, kompetencat e inspektoratit: kompetencat e Inspektoratit përfshijnë mbikëqyrjen e institucioneve të administratës shtetërore për zbatimin e:

1.1. legjislacionit përkatës për zyrtarët publik dhe pagat në raport me zyrtarët publik;

1.2.      legjislacionit përkatës për procedurën e përgjithshme administrative;

1.3.      legjislacionit përkatës që rregullon administrimin e punës në zyrë;

1.4.      legjislacionit përkatës për organizimin e administratës shtetërore;

1.5.      legjislacionit përkatës për arkivat dhe lëndët arkivore;

1.6.      legjislacionit për vulat në Republikën e Kosovës;

1.7.      ligjeve të veçanta dhe akteve nënligjore në bazë të të cilave funksionojnë institucionet e administratës shtetërore.

  1. Për zbatimin e kompetencave nga paragrafi 1.1 i këtij neni, Inspektorati merr parasysh kompetencat e KPMSHCK-së për sigurimin e zbatimit të rregullave dhe parimeve të shërbimit civil.

Komente

Pika 1.1. ku thuhet se inspektorati administrative do të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit mbi përkatës për zyrtarët publik dhe pagat në raport me zyrtarët publik. Sipas Ligjit për zyrtarët publikë, Neni 11, pika 1.1. thuhet departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publik përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave për zyrtarët publikë. Pastaj, pika 1.8 e të njëjtit nen thotë departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publik inspekton çdo dosje apo dokument lidhur me një vendimmarrje mbi marrëdhëniet e punës të zyrtarëve publikë në institucionet e administratës shtetërore. Po ashtu, pika 1.4 e të njëjtit nen thotë që departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publik përgatit opinion për çdo projekt akt të propozuar nga institucionet e tjera, që ka të bëjë me marrëdhëniet e punësimit të zyrtarëve publikë. Këto tri pika e konsumojnë substancën për çka inspektorati administrativ planifikohet të inspektojë përmes inspektimeve administrative. Po ashtu, në aspekt të ankesave të nëpunësve civil, Ligji për zyrtarët publik e njeh të drejtën e nëpunësve civil të adresojnë ankesa drejtpërdrejt në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMShC) i cili është një organ i pavarur i themeluar me ligj sipas Nenit 101 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sa i përket komponentës tjetër mbi legjislacionin për pagat e zyrtarëve publik në administratën shtetërore, kjo pikë po ashtu është e konsumuar prej faktit që çdo draft rregullore apo vendim që ka implikime buxhetore, duhet të merr pëlqimin e Ministrisë së Financave para se të dërgohet për miratim në Qeveri. Kjo do të thotë që Ministria e Financave ka fjalën e fundit sa i përket miratimit apo jo të legjislacionit që ka të bëjë me pagat në tërë sektorin publik.

Pika 1.2 thotë që inspektorati administrativ mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me procedurën e përgjithshme administrative. Ky ligj rregullon procedurën administrative në mes të qytetarit dhe administratës publike, organeve publike dhe në këtë mënyrë, ligji në fjalë nuk parasheh themelimin e ndonjë inspektorati administrativ për të mbikëqyrur zbatimin e legjislacionit apo ligjit që ka të bëjë me procedurat administrative. Atëherë, pse duhet të krijohet një inspektorat administrativ për mbikëqyrjen e ligjit për procedurën e përgjithshme administrative? Ligji në fjalë ka afate strikte sa i përket kohës për përgjigje të institucioneve publike dhe nëse ato nuk e bëjnë këtë brenda 45 ditëve, pala ka të drejtën të ndjekë procedurat e ankesës në organin mbikëqyrës e pastaj edhe në gjykatë. Po ashtu, këtu mund të vlejë edhe aspekti i heshtjes administrative.

Pika 1.3 thotë që inspektorati administrative do të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me administrimin e punës në zyre. Kjo fushë është e mbuluar nga Ligji për administrimin e punës në zyrë. Nëse një inspektorat administrativ është i nevojshëm për këtë fushë, atëherë ky ka mundur të krijohet përmes ligjit në fjalë.

Pika 1.4 thotë që inspektorati administrative do të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me organizimin e administratës shtetërore. Ligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura parasheh rregulla sa i përket kush e propozon rregulloren për organizimin e ministrisë, të agjencive dhe definon procedurën deri në miratimin e tyre në Qeveri. Sapo rregullorja të miratohet në Qeveri, pritet që institucioni ta zbatojë atë qoftë në aspekt të organizimit qoftë në aspekt të sistematizimit të vendeve të punës në të. Atëherë, çka mund të inspektojë inspektorati administrative në këtë rast?

Pika 1.5 thotë që inspektorati administrativ do të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me arkivat me materialet arkivore. Kjo fushë është po ashtu e mbuluar nga Ligji për arkivat. Ligji përkatës themelon Agjencinë Shtetërore për Arkiva dhe tërë procesin e administrimit të arkivave nga institucionet e Republikës së Kosovës. Nëse do të kishte nevojë për një inspektorat administrative në këtë fushë, ai do të krijohej me Ligjin për arkiva në kohën kur është nxjerrë ligji.

Pika 1.6 thotë që inspektorati administrativ do të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me vulat në institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo fushë po ashtu është e mbuluar me Ligjin për vulat në institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu ky ligj nuk ka paraparë krijimin e ndonjë inspektorati administrative për të mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji.

Duke marrë parasysh këto arsye, D+ rekomandon që të mos shkohet me opsionin e procedimit të projektligjit për miratim në Qeveri sepse fushat e kompetencave si më lartë janë të mbuluara me ligje sektoriale.

Personi kontaktues

Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org