PROJEKTLIGJI PËR LOTARINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Me këtë Ligj rregullohet organizimi dhe funksionimi i Lotarisë së Republikës së Kosovës (këtu e tutje Lotaria) llojet e lojërave të fatit të organizuara nga Lotaria, kushtet dhe mënyra e organizimit të lojërave të fatit, rregullat e lojës, mbikëqyrja e tyre dhe mënyra e shpërndarjes së të ardhurave nga lojërat e fatit të lotarisë.


Data e fillimit: 11.08.2020


Data e përfundimit: 01.09.2020


Bahrije Berisha

bahrije.berisha@rks-gov.net


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

01.09.2020 15:28:02

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka pranuar ftesën për komente në kuadër të procesit të konsultimit publik për Projektligjin për Lotarinë e Republikës së Kosovës (më tutje Projektligji), dhe e ka trajtuar materialin e publikuar në përputhje me misionin dhe fushën e veprimit. Si rrjedhojë, komentet e KCSF-së përqendrohen kryekëput në aspektin e shfrytëzimit të fitimeve të Lotarisë së Kosovës për përkrahjen e nismave të interesit publik, pa u futur aspak në aspektet tjera të Projektligjit.

 

Për të avancuar misionet e tyre, shumë prej të cilave janë në të interesit publik, organizatat e shoqërisë civile shpesh herë menaxhojnë me fonde të shumave të ndryshme. Burimet e financimit janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga tarifat e anëtarësisë, grantet nga donatorët e huaj, donacionet private, grantet qeveritare, pagesat nga ofrimi i shërbimeve, etj. Në Kosovë, burimet kryesore të financimit të shoqërisë civile janë donatorët e huaj dhe fondet publike.[1]

 

Edhe pse nuk është zbatuar asnjëherë në praktikë, Ligji Nr. 04/L “ 080 për lojërat e fatit (tashmë i shfuqizuar) kishte paraparë mundësinë që një pjesë e fitimeve të Lotarisë së Kosovës të ndahet për çështje të interesit publik, siç janë invalidët e luftës ose të punës, fëmijët e kategorive të ndryshme, të drejtat e njeriut, zhvillimi i kulturës, zhvillimi i sportit, mbrojtja e shëndetit dhe çështje të ndryshme humanitare.[2] Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave nuk e përmban asnjë dispozitë të ngjashme, duke e pamundësuar çfarëdo shfrytëzimi të Lotarisë së Kosovës për përkrahje të çështjeve të interesit publik.

 

KCSF vlerëson që Ministria e Financave duhet të fillojë një debat specifik me aktorë relevantë për të përcaktuar modelet dhe modalitetet e veçanta për përfshirjen në Projektligj të dispozitave që përcaktojnë që një pjesë e konsiderueshme e fitimeve të Lotarisë së Kosovës do të dedikohet për financimin e nismave dhe organizatave që kontribuojnë në çështjet e interesit publik.

 

[1] Indeksi Kosovar i Shoqërisë Civile 2018, fq.35 “ Dren Puka, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), 2018 - https://www.kcsfoundation.org/wp-content/uploads/2018/12/Indeksi-Kosovar-i-Shoq%C3%ABris%C3%AB-Civile-2018.pdf

[2] Neni 23, Ligji Nr. 04/L “ 080 për lojërat e fatit

Personi kontaktues

Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë

Lëvizja Fol | OJQ

31.08.2020 16:06:37

Lëvizja FOL ka pranuar ftesën për komente për projektligjin për Lotarinë e Republikës së Kosovës. Komentet i gjeni bashkangjitur në linkun më poshtë.

Personi kontaktues

Mexhide Demolli Nimani | mexhide@levizjafol.org

Dokumentet shtesë