Merr pjesë edhe ti!

23.10.2020


Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit është duke e zhvilluar fushatën informuese për Platformën Online për Konsultimet me Publikun dhe Standardet minimale për përfshirje të qytetarëve në politikë bërje dhe vendimmarrje. Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit e ka përgatitur edhe një udhëzues për përdorimin e Platformës Online për Konsultime Publike.

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit i iu bën thirrje qytetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë që ta shfrytëzojnë Platformën Online për konsultimet me publikun, pasi që kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të ndikuar drejtpërdrejt në tërë legjislacionin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Përmes kësaj platforme, ju tani e keni mundësinë që të bëheni pjesë e vendimmarrjes dhe politikë bërjes. Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit me këtë fushatë është duke e synuar vetëdijesimin e publikut për rëndësinë e shfrytëzimit efektiv të Platformës Online për Konsultime Publike, forcimin, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit të konsultimeve publike dhe ç’ është më e rëndësishmja përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e politikë bërjes dhe vendimmarrjes.

Regjistrohuni në Platformën Online për Konsultimet Publike dhe përfitoni nga mundësia për të komentuar dhe përmirësuar ligjet, koncept dokumente, strategjitë dhe rregulloret para se ato të shkojnë për miratim në Qeveri dhe Kuvend. Falë komenteve nga qytetarët dhe shoqëria civile deri më tani janë pasuruar dhe përmirësuar dhjetëra ligje dhe rregullore përpara dorëzimit të tyre për miratim nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky aktivitet është përkrahur nga Projekti i Asistencës Teknike të BE-së - “Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”.

Infografika e platformes se konsultimeve publike

Udhezuesi per perdorimin e platformes se konsultimeve publike

Lajmet tjera


Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

04.04.2019

    Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit sot me 04 prill 20...

Sesion Pune me Koordinatorët e Konsultimeve Publike

09.02.2018

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit t...