Janë lansuar 214 Konsultime Publike përmes Platformës Online

25.01.2018


Që nga lansimi i Platformës Online për Konsultime Publike në shkurt të vitit 2017, janë publikuar gjithsej 214 konsultime publike nga ministritë dhe zyrat e Kryeministrit.

Deri në fillim të muajit Janar 2017, nga gjithsej 214 konsulta te mbyllura, jane 93 udhëzime administrative, 46 rregullore, 42 ligje, 23 koncept dokumente, 5 plane veprimi dhe 4 Strategji.

Gjatë kësaj periudhe, platforma është përdorur nga shumica e institucioneve relevante. Zyra për qeverisje të mirë/ Zyra e Kryeministrit si koordinatore e  procesit të konsultimeve me publikun sipas Rregullores nr. 05/2016 për standardet minimale për konsultime me publikun përmes koordinatorëve nëpër ministritë e linjës ka arritur që ta funksionalizojë dhe përditësoj platformën ne baza të rregullta. 

Platforma ka vazhduar që të pasurohet dhe promovohet duke bërë kështu që të kemi një rritje të theksuar të regjistrimit të përdoruesve të rinj dhe abonim  të tyre për të marrë informacione në kohë reale lidhur me publikimin e dokumenteve për konsultim si dhe mundësinë që ofron platforma që secili individ, institucion apo palë e interesuar të jep kontibutin e vet në përmiresimin e legjislacionit për miratim nga Qeveria dhe Institucionet vartëse të saj.  

 

Lajmet tjera


Platforma gjithëpërfshirëse për konsultimet me publikun

12.12.2022