Mirë se vini në platformën e konsultimeve publike - Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet


Rreth Platformës

Bazuar në RREGULLOREN PËR STANDARDET MINIMALE PËR PROCESIN E KONSULTIMIT PUBLIK nr.05/2016, e cila është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 29 prill 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, obligohet të krijoj dhe mirëmbaj platformën online, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha organet publike për të identifikuar hisedarët për zhvillimin e konsultimit me publikun.

Platforma Online, do të sigurojë zbatimin e standardeve minimale për konsultime publike sipas Rregullores nr. 05/2016. Kjo platformë do të ofroj mundësinë që të gjitha palët relevante të jenë të ftuara dhe të përfshira në procesin e konsultimit publik për nismat legjislative dhe procesin e vendimmarrjes dhe të politikë bërjes. "

Qëllimi i kësaj platforme është që të ndihmojë ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar procesin e konsultimeve publike me përfshirjen e autoriteteve publike dhe joqeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerë të tjerë relevant përgjatë procesit të politikë bërjes dhe vendimmarrjes. Përmes kësaj platforme sigurohet një procesi i komunikimit ndërmjet organeve publike, palëve të interesuara dhe publikut, për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës dhe p... Më shumë

Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

    Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit sot me 04 prill 2019 ka organizuara Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.  Të pranishmëve ju drejtuan:

  • Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
  • Natalya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë
  • Taulant Hoxha, Përfaqësues i CiviKos-it
  • Dajana Berisha, Përfaqësuese e Qendrës Burimore për Shoqëri Civile

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Strategjia Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë civile 2019-2023 ndërlidhet me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 dhe ka për qëllim vazhdimin e komunikimit të rregullt me shoqërinë civile dhe partnerë të tjerë.

Me këtë strategji synohet që qeveria të rrisë bashkëpunimin dhe t’i arrijmë katër objektivat strategjike; rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në bërjen e politikave, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në financimin publik për shoqërinë civile, zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve publike si dhe nxitjen e promovimin e vullnetar... Më shumë

Kliko këtu për lajme tjera

Konsultimet e fundit

PROJEKTUDHEZIM ADMINISTRTIV QRK PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE TË KONFISKIMIT DHE SHKATËRRIMIT TË STRUKTURAVE TË PALIGJSHME

1. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për aplikimin e mjeteve juridike të ndërmjetësimit si dhe të konfiskimit dhe shkatërrimit të strukturave të paligjshme nga Agjencia Kosovare për Kr... Më shumë

PROJEKT RREGULLORE QRK NR 2020 PËR KUFIJTË E DOZAVE DHE MBROJTJEN NGA RREZATIMI

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i niveleve të referencës dhe kufizimet e dozave për ekspozimet profesionale, publike dhe mjekësore, kufijve të dozave për: punonjësit e ekspozuar, praktikantët dhe studentët, punonjësit e ... Më shumë

PROJEKT RREGULLORE (MTI) - NR. XX/2019 PËR PRODUKTET E PARAPAKETUARA

Qëllimi i kësaj Rregullore është që të përcaktojë kriteret dhe rregullat për sasitë nominale të produkteve të para-paketuara.... Më shumë

Kliko këtu për konsulta të tjera