UDHEZUES PËR ZBATIMIN E KERKESAVE MINIMALE PËR PERFORMANCEN ENERGJETIKE NË NDËRTESAT EKZISTUESE NË SEKTORIN E BANIMIT “ TIPOLOGJIA E NDËRTESAVE NË REPUBLIKEN E KOSOVËS (pjesa e katert)

Caqet për kursim të energjisë në nivel të BE-së janë në diskutim dhe janë përgatitur versionet e rishikuara të gjitha direktivave kryesore në fushën e efiçiencës së energjisë. Pra, përgatitja e këtij dokumenti është bërë në një periudhë të presionit të shtuar në të cilën shtetet anëtare të BE paraqesin caqe më strikte dhe më ambicioze, të cilat duhet të përcaktojnë të ardhmen energjetike evropiane. Për momentin, megjithëse nuk është miratuar zyrtarisht, vendet anëtare të BE-se kane vendosur cakun e detyrueshëm 32.5% (jo indikativ) deri ne 2030, i cili pastaj do të përkthehet në konsumin maksimal të shprehur në energjinë primare dhe përfundimtare. Caqet do të rishikohen në vitin 2023 me një mundësi për vendosjen e caqeve edhe më ambicioze. Çfarëdo që bëhet sot në vendet anëtare të BE-së, herët a vonë do të bëhet temë tek palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë.


Data e fillimit: 18.03.2019


Data e përfundimit: 08.04.2019


Arben Ajazi

Arben.Ajazi@rks-gov.net