Draft-Strategjia_per_Diasporen2019-2023_dhe_plani_veprimit_2019-2021

Strategjia për Diasporën 2019-2023 ka për qëllim të krijojë politika të qëndrueshme afatmesme, përmes të cilave institucionet shtetërore obligohen ta avancojnë dhe ta fuqizojnë organizimin e strukturuar të diasporës, duke përkrahur institucionalizimin e tyre, përfaqësimin e interesave të diasporës dhe veprimtarinë e saj në të gjitha sferat. Me miratimin e Strategjisë për Diasporën 2019-2023, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për të lehtësuar dialogun e dyanshëm ndërmjet institucioneve publike dhe pjesëtarëve të diasporës. Prandaj, për t™i arritur këto synime, ky dokument strategjik përmban tri objektiva strategjike dhe 18 objektiva specifike, të cilat synojnë të realizohen në periudhën pesëvjeçare.


Data e fillimit: 21.11.2018


Data e përfundimit: 11.12.2018


Ejup Kamberaj

ejup.kamberaj@rks-gov.net