Ky koncept dokument synon riorganizimin e shërbimeve sociale dhe familjare në lidhje me komponentin e ndryshimit të bazës ligjore të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Data e fillimit: 15.11.2018
Data e përfundimit: 05.12.2018
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është përballur me sfida shumë serioze në vënien e themeleve për një sistem të mbrojtjes sociale pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, gjithnjë me përpjekjen për të siguruar mirëqenien e popullsisë së Kosovës, e në veçanti të grupeve më të cënuara të popullsisë. Me ndihmën e autoriteteve të ndryshme nga komuniteti ndërkombëtar, MPMS ka arritur të zhvillojë sistem të ndihmës sociale, skemës pensionale dhe shërbimeve sociale.
Lutfi Bislimi
Lutfi.Bislimi@rks-gov.net
Shkarko dokumentin e kontributit
Laura Lutfiu | Qytetar
04.12.2018 13:44:49
Asociacionit Nacional i Autizmit në Kosovë'- ANAK, e cila ka filluar ofrimin e shërbimeve për fëmijë me autizëm në Prill 2012, dhe është e vetmja organizatë profesionale e cila është themeluar nga bashkëpunimi me Departamentin e Psikologjisë.
Përveç ofrimit të shërbimeve të qëndrueshme direkte ditore të nevojshme, ne kontribojmë edhe në rritje të vetëdijësimit mbi autizmin dhe shërbimet e nevojshme, trajnimet e rregullta për prindër dhe persona të angazhuar në punë me fëmijë etj.
Pas analizës së Koncept Dokumentit dhe Dokumentit të Konsultimit, kemi vërejtur që çështja e personave me autizëm nuk trajtohet në asnjërin nga këto dokumente. Duke marrë parasysh që Koncept Dokumenti do të shërbejë jo vetëm për hartimin e projektligjit të ri për shërbime sociale dhe familjare, por edhe për përcaktimin e politikave publike më të gjera për këtë çështje, komentet në vijim synojnë ta shpjegojnë nevojën e trajtimit të vecantë të personave me autizëm në kuadër të këtyre shërbimeve.
Bazuar në punën profesionale të përditshme me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre dhe duke i njohur mirë problemet që përballen personat me autizmëm dhe familjet e tyre, si dhe duke e njohur shumë mirë problematikën e autizmit dhe qasjes ndaj autizmit, e shohim të nevojshme që të bëhet kategorizimi apo ndarja e çrregullimit të Spektrit të autizmit nga aftësitë e kufizuara në përgjithësi brenda ligjit për shërbime sociale dhe familjare si dhe politikave, ligjeve e rregulloreve tjera përkatëse që përcaktojnë mënyrën e kontraktimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare.
Nisur nga përvoja jonë në këtë fushë, ofrojmë propozimet tona në kuadër të konsultimit për Koncept Dokumentin për Shërbime Sociale dhe Familjare, duke theksuar që është e rëndësishme të bëhen këto ndryshime: -
Përveç dispozitave përkatese në Ligjin e ri për shërbime sociale dhe familjare, që besojmë që mund të jetë derivat i këtij Koncept Dokumenti, këto kërkesa duhet të integrohen urgjentisht edhe në të gjitha dokumentet tjera relevante, siç janë udhëzimet administrative, përcaktimet e standardeve për licensim të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare, planifikimet buxhetore të nivelit qendror dhe lokal, etj. me qëllim që në një afat sa më të shpejtë shteti të mbështesë ofrimin e shërbimeve të dedikuara për këtë kategori.
Gjithashtu, Koncept Dokumenti duhet të adresojë edhe nevojën për staf të dedikuar për fëmijët me autizëm në Qendrat për Punë Sociale. Fatkeqësisht, Qendrat për Punë Sociale nuk i kanë të ndara kategoritë e rasteteve të cilat do t™i kenë në menagjim të rasteve. Kjo e ndërlikon sistemin e referimeve dhe njohurive, ndërsa numri i madh i rasteve që punetorët social i kane nën menagjim e pamundëson qasjen e duhur për shërbime sociale dhe zgjidhje praktike të vështirësive që hasin familjet që kanë person me autizëm. Për më shumë, mungesa e psikologut brenda qendrave për punë sociale mund ta bllokojë shërbimin cilësor për personin në nevojë.
Personi kontaktues
Jeta Deva | jetadeva@gmail.com