Konsultimi publik
22.11.2024
LIGJIN PËR PUSHIMIN E LEHONISË DHE PUSHIMIN PRINDËROR
Qëllimi i këtij ligji është që t™i rregullojë të drejtat dhe obligimet për pushimin e lehonisë, pushimin e atësisë dhe pushimin prindëror dhe ta krijojë një kornizë të përgjithshme për baraspeshimin e jetës familjare dhe punës për personat që kujdesen për fëmijën, si dhe kushtet dhe afatet për financimin e këtyre të drejtave.
Data e fillimit: 03.10.2018
Data e përfundimit: 25.10.2018
Dokumentacioni
Leunora Ahmeti
Leunora.Ahmeti@rks-gov.net
Kontributet
Shkarko dokumentin e kontributit
Demokracia për zhvillim | OJQ
25.10.2018 12:45:24
Nga:
Për: zj. Leunora Ahmeti, Udhëheqëse e Divizionit për marrëdhënie në punë, dialog social, sigurinë dhe shëndetin në punë, Departamenti i Punës dhe Punësimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Rekomandime në lidhje me draftin fillestar të projekt ligjit për pushim të lehonisë dhe pushim prindëror, të shpallur për konsultim publik me shkrim më datë 3 tetor 2018. Rekomandimet janë hartuar së bashku nga përfaqësues të organizatave të lartëcekura.
Grupi i organizatave të lartëcekura ka analizuar draftin fillestar të projektligjit për pushim të lehonisë dhe pushim prindëror. Në përputhje me fushë veprimtarinë dhe misionin e organizatave, komentet e grupit përqendrohen në pjesën e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror. Në përgjithësi, vlerësojmë që propozimi për të trajtuar çështjen e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror në këtë projekt ligji nuk arrin të përcaktojë adresimin e pabarazisë gjinore si një objektiv në kuadër të kësaj politike. Pushimi i gjatë i lehonisë prej 12 muajsh për gratë pavarësisht se është një nga çështjet kryesore që ka ndikuar negativisht në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, është sugjeruar të mbahet e njëjtë - 12 muaj pushim i lehonisë për nënat e punësuara. Ndryshimet në provizionet e pushimit të lehonisë nëpër vende të ndryshme të botës tregojnë se kur ato mundësojnë që nëna të qëndrojë më gjatë jashtë vendit të punës, si pushim i garantuar me ligj, ka ndikim negativ në punësimin e grave në përgjithësi. Një rritje prej 10% në kohëzgjatjen e pushimit të lehonisë ka ndikuar në rritje të probabilitetit që gratë në moshë të lindjes të jenë të diskriminuara në proces të punësimit, pa pasur parasysh nëse ky pushim ishte i paguar ose jo.
Nga ana tjetër, pushimi prindëror është propozuar të jetë nga katër muaj sipas standardeve minimale të direktivës së BE-së si për nënën dhe babanë. Megjithatë, ky pushim është paraparë të jetë pa pagesë. Duke pasur parasysh faktin se ky pushim nuk është i paguar, mund të supozohet që kjo nuk do të ketë ndikimin e dëshiruar i cili është që politikat e pushimit prindëror të ndihmojnë në tejkalimet e ndarjes gjinore, duke qenë që sipas këtij propozimi nënat do të jenë ato që do të jenë më gjatë me fëmijët e tyre - deri në 16 muaj, ndërsa babait do të ketë mundësinë të jetë vetëm 4 muaj pas përfundimit të pushimit të nënës. Kështu, nëse trajtimi i pabarazisë gjinore është një objektiv, atëherë efektet ekonomike mbi gratë pas shtatzënisë duhet të jenë qëllimi i rëndësishëm i politikave publike.
Për këtë arsye, ne rekomandojmë modeli i pushimit të lehonisë, atësisë dhe pushimit prindëror në kuadër të këtij projektligjit duhet të ketë për objektiv adresimin e pabarazisë gjinore, në mënyrë që të mënjanojë efektet negative ekonomike mbi gratë pas shtatzënisë.
Personi kontaktues
Shpend Emini | info@d4d-ks.org
Dokumentet shtesë