PROJEKTLIGJI PER PAGAT

Ky projektligj do t™i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor në sistemin e pagave. Në përgjithësi sistemi konsiderohet I fragmentuar dhe po ndonjë system të ndërtua në konsistencë dhe koherencë, kompetencë e shpërndarë në përcaktimin e pages, pabarazi në paga, llojllojshmëri e shtesave pa rragulla homogjene dhe pa kufizime ligjore. Pagat janë rregulluar me ligje të veçanta dhe kryesisht me akte nënligjore ku baza ligjore e tyre në shumicën e rasteve është e disktueshme.


Data e fillimit: 08.06.2018


Data e përfundimit: 28.06.2018


Raporti Final

PROJEKTLIGJI PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK

17.09.2018
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

17.09.2018
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Naser Shamolli

naser.shamolli@rks-gov.net


Kontributet

Agjencia Kosovare e Privatizimit | Agjenci e shtetit

28.06.2018 13:35:02

Propozim për përjashtim në mënyrë specifike të Agjencisë Kosovare e Privatizimit nga Ligji i Pagave

Personi kontaktues

Liana Xharra Tolaj | liana.xharra@pak-ks.org

Dokumentet shtesë

Shoqata Sindikale e Kontrolloreve te Trafikut Ajror te Kosoves | Tjetër

28.06.2018 13:29:04

SINKON paraqet Shoqatën Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës, anëtare e IFATCA (International Federation of Air Traffic Controllers™ Associations) dhe ATCEUC (Air Traffic Controllers™ European Unions Coordination). SINKON ka arritur të punoj shumë në afirmimin e situatës së aviacionit në Kosovë, duke sjellur ekspertë të fushës në Kosovë, së fundi edhe permes një publikimi në revistën The Controller.

SINKON së voni ka marrë njoftimin që si pjesë e pakos në reformën në administratën publike është duke u përgatiur edhe Projektligji për Pagat në Kosovë. SINKON ka 30 anëtarë Kontrollorë të Trafikut Ajrorë (KTA) që prej vitit 2017 janë shndërruar në shërbyes civil përmes Rregullorës për Organizimin dhe Funksionimin e brendshëm të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Përmes projektligjit për pagat nuk është cekur pozita e Kontrollorit të Trafikut Ajror, ky profesion poashtu nuk figuron në katalogun e pozitave të punës të publikuar nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike.

SINKON konsideron që duke u mbështur në nenin 11 dhe 20 të Ligjit për Agjencinë e Shërbimet të Navigacionit Ajror me nr 04/L-250 (ku ceket se të hyrat që gjeneron ASHNA janë si rrjedhojë e tarifave që vilen nga shfrytëzuesit “ kompanitë ajrore ndërkombëtare, pra gjeneron të hyra vetanake dhe nuk është barrë për buxhetin e Kosovës). KTA-të nuk kanë pasur rritje të pagave në 12 vjetët e fundit, përkundrazi ka pasur një zbritje në masën prej 5% në vitin 2014 si rrjedhojë e disa kontesteve gjyqësore të pazgjidhura atëbotë. Pagat të cilat i marrin KTA-të,  megjithëse më të vogla se në rajon, janë të konkurueshme, megjithatë 25% e KTA-ve tashmë kanë ikur nga Kosova me motivimin për të marrë paga më të larta duke ushtruar profesionin e KTA-së për kompani Evropiane, Amerikane dhe të Lindjes së Mesme. SINKON është bërë pjesë e dialogut social me menaxhmentin e ASHNA-së për të marrë masa stimuluese që të parandalohen ikje të tjera të këtij kuadri deficitar në Kosovë dhe jashtë Kosove. Përzgjedhja, shkollimi jashtë vendit që zgjatë shumë vite, licencimi, mirëmbajtja e licencës me trajnim rifreskues jashtë vendit dhe certifikimi mjekësor i KTA-ve është një proces i gjatë dhe shumë i shtrenjtë. Ikja e secilit KTA është një humbje shumë e madhe jo vetëm për ASHNA-në, por për gjithë Kosovën.

Kontrolli i Trafikut Ajror është një funksion që është i ndërlidhur ngusht me KFOR-in, duke qenë se në vitin 2004 ky funksion ka kaluar nga KFOR në personelin vendor. KFOR nuk ka KTA për hapësirën ajrore të Kosovës, për rrjedhojë KTA-të kosovarë përveç që ofrojnë shërbime për trafikun ajror ushtarak ne Kosovë, e njoftojnë KFOR-in për shkelje të hapësirës ajrore të Kosovës dhe roli tyre është jetik në mbrojtjen e sovranitetit ajror të Kosovës. Kontrolli i Trafikut Ajror poashtu është ngusht i lidhur edhe me funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari që është duke u menaxhuar nga Limak Kosovë në zbatim të marrëveshjes për Partneritet Publiko-Privat (PPP). Në nenin 10.1, pika (b) të marrëveshjes PPP është paraparë që Kosova përmes ASHNA-së t™ia ofrojë këto shërbime operatorit LIMAK, në të kundërtën sipas pikës 10.3.2 (a) parashihet që Limak të kompensohet për dëmin e shkaktuar si rrjedhojë e mosofrimit të shërbimit të kontrollit të trafikut ajror.

Vlen të potencohet se rëndësia e mbarëvajtjes së operimeve ajrore të ofruara nga ASHNA është e rëndësisë jetike për Kosovë në shumë aspekte si: politik, diplomatik dhe ekonomik duke e ditur se Kosova ka vetëm një port lidhës me botën dhe gjithcka që kalon për në Kosovë realizohen përmes shërbimeve të ofruara nga ASHNA dhe përsoneli i saj.

Dukë marrë parasysh argumentet e mësipërme SINKON e sheh të domosdoshme që pagat e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të mos përfshihen në nismën ligjore të Qeverisë, për faktin që dëmet që do të shkaktoheshin do të kishin kosto financiare të lartë për Kosovën dhe humbje në reputacion dhe në besueshmërinë që ka Kosova përmes ASHNA-s tek NATO-KFOR dhe operatorët ndërkombëtarë.




Personi kontaktues

Artan Hasani | artan.hasani@rks-gov.net

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve | Agjenci e shtetit

28.06.2018 09:04:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është Institucion i Pavarur Kushtetues i paraparë në kapitullin XII, me saktesisht në nenin 139 në Kushtetutene e Repblikes se Kosoves, për me shumë, përmes  Ligjit për Zgjedhjet e Pergjitshme dhe Lokale, ushtron funksionin në  menyrë të  pavarur,  bazuar  në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjitshme, Rregullat Zgjedhore, Rregulloret dhe Ligjin për Sherbimin Civil deri në atë masë sa nuk cenohet pavarësia kushtetuese e KQZ-së.

Lidhur me këtë, institucionet e pavarura, të percaktuara në Kapitullin XII të Kushtetutes dhe, në veçanti, KQZ gjenden jashte tri degeve të pushtetit dhe, si të tilla, ato nuk janë dhe nuk mund të perfshihen në ndërveprimin e ndarjes se pushtetit dhe të kontrollit dhe balancimit që i karakterizon të tri deget e pushtetit. Rrjedhimisht, këto institucione kanë status kushtetues specifik që duhet të respektohet dhe të të trajtohen në mënyreë të barabartë nga autoritetet qeverisese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkon nga grupi punues qeveritar që siguron garancinë e trajtimit të barabartë si institucion kushtetues dhe t™a vendos në menyrë të barasvlefshme me insitutcionet tjera kushtetuese të pavarura, të parapara në kapitullin XII të Kushtetutes së Republikes së Kosovës.

Parimin e ligjshmerisë e kërkojme nga grupi punues i qeverisë, për faktin e mos-diskriminimit nga institucionet tjera të parapara në kategorine kushtetuese si institucion i pavarur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rithekson se "Kushtetua e Republikes se Kosoves, si bazament, është garantuese e funksionimit të pavarur të pushteteve shteterore dhe institucioneve të pavarura kushtetuese: Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Gjykates Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Zyres së Auditorit te Përgjithshem, Komisionit të Pavarur të Mediave dhe  Bankës Qendrore të Kosoves".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve argumenton se "Institucionet e Pavarura, sipas Kushtetutes së Republikes së Kosoves, janë kategori kushtetuese sipas Kapitullit XII dhe se mandati, financimi, raportimi dhe zgjedhja janë të percaktuara me nenet kushtetuese. Institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës janë institucione të krijuara me Kushtetutë dhe me ligjet perkatëse rregullohet me detajisht funksionimi dhe kompetenca e tyre. Institucionet e pavarura kushtetuese kanë buxhetin e tyre, i cili administrohet në menyrë të pavarur, në pajtim me ligjin.

Pagat e nepunësve civil të KQZ-së deri me tani kanë qenë jo ekuivalente me institucionet tjera kushtetuese. KQZ në strukturen e vet organizative ka pozicione të nëpunësve të eksperteve të veçantë që nuk janë të paraparë në asnjë institucion tjetër, për më shumë grupi qeveritar nuk ka mund të kategorizon disa pozita të Sekrtetariatit të KQZ-së në Projektiligjin për Pagamu, andaj, për këte fakt edhe si institucion i pavarur kushtetues ushtron veprimtarinë e pavarur, dhe se, roli i nëpunesve të saj, është i rëndësise së veçantë, dhe se deri me tani nëpunesit civil të KQZ kanë qenë të diskriminuar në raport me nëpunesit e institucioneve tjera të parapara me kapitullin XII të Kushtetutës së Repblikës së Kosovës.

Duke interpretuar kapitillin XII të kushtetutës, verehet se pavarësia kushtetuese e një institucioni të pavarur, percaktohet si pavarësi vendimmarrëse, organizative dhe financiare.

Andaj, KQZ kërkon nga grupi punues qeveritar të bëjë përcaktimin e njejtë në nje kategori të njejtë institucionin e KQZ-së sikurse institucionet tjera të pavaruara kushtetuese të parapara me Kushtetutën e Republikes së Kosoves.

Personi kontaktues

Nexhmedin Hyseni | nexhmedin.hyseni@kqz-ks.org

Agjencia e Kosoves per Forenzik | Agjenci e shtetit

27.06.2018 13:55:32

Komente nga Agjencia e Kosoves per Forenzikë.

 

Agjencia e Kosovës për Forenzike, është themeluar me Ligjin nr. 04/L-064 nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, si agjenci e pavarur ekzekutive në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme, përgjegjëse për ofrimin e paanshëm, të analizave objektive shkencore forenzike në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare. Këto detyra dhe përgjegjësi kryen në bazë të urdhrave, vendimeve apo kërkesave të Gjykatave, Prokurorisë, Policisë apo institucioneve tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë. 

 

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, kryhen çdo vit mbi 5000 ekspertiza forenzike, në interes të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë, po ashtu ky institucion administron 3 baza te të dhënave kombëtare, që janë: 1. AFIS (Sistemi Automatik për Identifikimin e Gjurmëve të Gishtave “ është sistem kompjuterik në të cilin ruhen të dhënat personale dhe biometrike të personave),2. CODIS (Sistemi i Kombinuar Tregues i ADN-së - është sistem kompjuterik i cili shfrytëzon bazën e të dhënave kompjuterike të profileve të ADN-së si mjet për identifikimin e personave), 3. IBIS (Sistemi i Integruar për Identifikim Balistik - është sistem kompjuterik në të cilin ruhen të dhënat digjitale për armët e zjarrit).

 

Nisur nga thëniet si me larte, bazuar në natyrën e punës, rendësin e punës apo llojit të punës që kryhen në shërbim të sigurisë dhe drejtësisë në vendin, kompleksitetit të punës, vështirësive dhe rrezikshmërisë në punë e që janë:

 

1. Të natyrës objektive- vendi i punës, i pajisur me makineri dhe aparature që liron, nxehtësi, pluhura të dëmshëm, përdorimi i agjenteve dhe reagjentëve kimik, helmuese dhe shpërthyese, potencialisht të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve që punojnë me ta ose ne ambient ku janë ata, potencialisht dhe i vërtetuar si dëmtues i shëndetit në faza të vonshme të shëndetit të njeriut, ndriçimi vetëm me drita artificiale-dëmtim i syve, dhimbje koke, pastaj qarkullimi nëpër ambiente të punës i armëve të zjarrit të kalibrave të ndryshëm (këto armë testohen me predha real nga punonjësit e AKF-së), pastaj prania e llojeve të ndryshme të narkotikeve nëpër ambiente të punës, (testohet përmbajta, lloji, pesha, përdorën kimikale-acide), dhe efekti që shkaktojnë këta narkotike dhe përzierja e tyre japin efekte të dëmshme.

 

2. Të natyrës subjektive- përgjegjësia individuale penale dhe civile mbi ekspertizat forenzike dhe raportet mbi ato ekspertiza, te cilat kryhen për prokuror, gjykata, polici për çështje penale dhe civile.

 

Punonjësit e Agjencisë përveç që kryejnë ekspertiza forenzike, po ashtu duhet të dëshmojnë në gjykata, prokurori dhe polici, pastaj të marrin pjesë në vendin e ngjarjes në raste të caktuara si asistencë e Policisë.

 

Andaj, nisur nga detyrat dhe përgjegjësit që kanë punonjësit  Agjencisë, duke filluar nga menaxhmenti dhe  personeli tjetër shkencor dhe mbështetës, rreth kryerjes se detyrave dhe përgjegjësive në punë, që kanë të bëjnë me zbulimin, identifikimin, krahasimin e kryerësve të veprave penale, trajtimin përkatësisht kryerjen e ekspertizave dhe në lëmin civil, konteste pronësore, vërtetim atësisë, amësisë etj.

 

Shikuar nga këndvështrimi i kompleksitetit dhe përgjegjësisë individuale kryerja e këtyre detyrave është me se ndjeshme nga punonjësit e Agjencisë, nisur edhe nga rrethanat në shoqërinë tonë, mentaliteti hakmarrës, paragjykues, vërtet e bëjnë të vështirë, sfiduese dhe të rrezikshme punën dhe veprimtarin e Agjencisë se Kosovës për Forenzikë.

 

Andaj, për të arritur një satisfaksion moral dhe material në raport me punën, detyrat dhe përgjegjësit, vështiruesit dhe rrezikshmërinë e punës dhe vendit të punës, përmes këtyre komenteve kërkojmë nga hartuesit e këtij koncept dokumenti, ( projektligji) që në ligjin për paga të qartësohet pozita e punonjësve të Agjencisë se Kosovës për Forenzikë, të vendoset në mënyrë të drejte dhe meritore trajtimi i anës materiale të punonjësve, kjo do ti shërbej edhe ruajtjes se kuadrit ekzistues por edhe të jetë tërheqës për kuadro të reja, në të ardhmen sepse Forenzike laboratorike (bëhen analiza-ekspertiza forenzike), është elementi i vetëm dhe i pa zëvendësueshëm në zbulimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale.

 

 

 

Propozojmë që Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të hyjë si kategori e veçantë në ligjin për paga, sikurse policia, për shkak te natyrës se përafërte të punës, pastaj sepse Forenzika është funksion shume i rëndësishëm në sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë dhe gjithashtu për të ruajtur pavarësinë profesionale dhe objektivitetin e punonjësve në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, duhet patjetër të gëzojnë një trajtim dinjitoz dhe nivel të kënaqshëm dhe meritor si për paga dhe shtesa të posaçme për vendin e punës.

Propozojmë që në projektligjin për paga, në dokumentin e bashkangjitur (tabelën) qe pozitat e punonjësve të Agjencisë se Kosovës për Forenzikë të jenë ekuivalente me ato të pozitave në Policinë e Kosovës:

1. Drejtor i Përgjithshëm = Kryeshef Ekzekutiv

2. Pozita Kolonel        = Udhëheqës Departamenti në AKF.

3. Nënkolonel             = Udhëheqës divizioni AKF

4. Major                   = Specialist I Lartë

 

5. Kapiten                = Specialist

 

6. Toger                   =    Teknik, Zyrtar i Administrimit te Provave.

 

Gjithashtu në nenin 12 që rregullon shtesat e posaçme, krahas zyrtarëve policor, propozojmë të parashihen edhe shtesa edhe për punonjësit e Agjencisë se Kosovës për Forenzike.

 

 

Personi kontaktues

Lavderim Bullatovci | lavderim.bullatovci@rks-gov.net

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës | Tjetër

27.06.2018 12:22:15

KOMENTET DHE VËREJTJET E SINDIKATËS SË PAVARUR TË DOGANËS SË KOSOVËS

Kemi analizuar Projekt Ligjin për  Pagat dhe kemi vërejtur se projektligji si i tillë përmban parimet, rregullat dhe kriteret në bazë të të cilave pasqyrohen kërkesat kryesore të shërbyesve publik .

Megjithatë pasi kemi analizuar përmbajtjen e projektligjit dhe aneksin i cili përmabn Kornizën e  Pozitave në Administratën Publike , paraqesim komentet dhe propozimet tona si vijon:

  • Sipas nenit 12 (Shtesa të posaçme) kemi parë se shtesat e posaqme për zyrtarët doganorë, që kryejnë detyra në sektorë apo operacione të posaçme me rrezikshmëri të lartë për jetën nuk mund të jenë mbi 20% të pages bazë.

Komenti dhe propozimi ynë është se kjo dispozitë të riformulohet në raport me të gjithë zyrtarët e Doganës, pasi që zyrtarët doganor bazuar në përshkrimin e vendeve dhe detyrave të punës si dhe kontratës së punës i nënshtrohen pa përjashtim sistemit të rrotacionit, dhe secila prej pozitave të punës përmban rrezikshmëri dhe specifika të veçanta, andaj kjo shtesë konsiderojmë se duhet të jetë 50% të pagës.

  • Lidhur me klasifikimin e funksioneve dhe gradave doganore të paraqitur në aneksin e projektligjit për paga ( Korniza e pozita në administratën publike) ne shprehim komentet me vërejtjet dhe propozimet si vijon: klasifikimi i propozuar për funksionet dhe gradat doganore nuk pasqyron detyrat specifike, pergjegjësinë dhe kompelksitetin e punës që realizohet nga ato pozita doganore.

Jemi të bindur se grupi punues për Projekt ligjin per paga, i cili ligj pritet te jetësohet nga Janari i vitit 2019, me rastin klasifikimit dhe rangimit të funksioneve dhe pozitave doganore në Kornizën e  Pozitave në Administratën Publike nuk i ka pasur parasysh të disa nga elementet kyqe të cilat pasqyrojnë detyrat specifike qe ka dogana, përgjegjësitë dhe kompleksitetin e pozitave të ndryshme doganore.

Funksionet dhe gradat/emërtimet e posteve aktuale në DK  e kanë zanafillën e vet nga themelimi i Doganës së Kosovën dhe si të tilla janë funksione dhe grada /emërtime të bazuara në praktikat evropiane të Britanisë së Madhe, nga ku ishin menaxheret e asaj kohe të cilë administruan me Doganën e Kosovës.

Gradat/Emërtimet  e posteve doganore si të tilla u zhvilluan varësisht nga zhvillimi i shërbimit, hapja e degëve/zyreve doganore dhe e njësiteve të ndryshme brenda shërbimit duke pasur parasysh gjithëherë natyren specifike të doganes dhe kërkesave të dokumenteve ndërkombëtare nga fusha e doganës si OBD, dokumenti Customs Blueprint  dhe misionet e ndryshme qe asistuan dhe mbikëqyren doganën e Kosovës.

Dogana e Kosovës  nuk tenton të përfitoj në kurriz të ndonjë shërbyesi tjetër në Kosovë por do të bëjë  përpjekje që përmes arsyetimeve të argumentuara të siguroj që zyrtaret doganor  te klasifikohen ne pozitat meritore, dhe të mos dëmtohet nga klasifikimi / rangimi jo i duhur,i cili mund të rezultoj edhe me zvogëlimi të pagave, dhe rënje të performances së Doganës së Kosoves.

Në draft ligjin aktual për paga dhe sipas tabeles se propozuar nga grupi punues ndëministror,  zyrtaret doganor  janë demtuar ne renditje dhe koeficient të pagesës.

Kërkesë:

 

Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore ne aneks nuk përshatet me statusin, përgjegjesitë, kompleksitetin,  rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganor, të cilët janë dëmtuar në paga 20% deri 35%, kërkojmë  nga grupi punues të ketë parasysh propozimet tona që:

  • klasifikimi/rangimi i koeficienteve të ketë pasur parasysh statusin e veqantë të oficerëve doganor, kompleksitetin e punës së tyre, natyrën e punës në Doganë, kërkesat e punës për t™iu përgjigjur nevojave të shërbimit për punë në çdo kohë dhe në çdo kënd të territorit të vendit;
  • Të ruhen dhe avancohet pagat e oficerve doganor duke u bazuar në statusin, specifikat doganore profesionalizmin, nivelet e organizimit doganor dhe dallimet në paga në mes secilit nivel;
  • Të mos finalizohet pa i pasur parasysh vërejtjet, komentet dhe propozimet tona dhe pa i integruar ato në të.

 

Tashmë është fakt i pranuar nga shumë raporte dhe trupa monitorues dhe vleresues se Dogana e Kosovës është ndër doganat më të suksesshme në rajon dhe qëllimi i ynë dhe institucioneve qeveritare është  dhe duhet të jetë zhvillimi dhe profesionalizmi i mëtejmë i saj. Arritja e sukseseve është bërë në bazë të përpjekjeve të pareshtura të stafit dhe menagjmentit, asistencës së vazhdueshme ndërkombëtare nga fusha e doganës duke filluar nga CAMK, CAFAO, TACTA, EULEX, shtetet e ndryshme mike dhe ambasadat e tyre etj. Është me rëndësi jetike që ky trend të ruhet dhe të forcohet. Kjo është me rëndësi për të gjithë, e në veçanti për qytetarët e Republikës së Kosovës kur kemi parasysh rolin dhe qëllimin e doganës në mbledhjen e të hyrave, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme, luftimin e dukurive negative si kontrabanda, evazioni fiskal, korrupsioni dhe veprime tjera të paligjshme.

Sipas dokumentit Customs Blueprint dhe Deklarata Arusha, një prej indikatorëve kryesor të suksesit dhe zhvillimit të administratës doganore është: përkrahja dhe financimi i qeverisë në ngritjen dhe zhvillimin e organizatës doganore dhe burimeve njerëzore të saj të cilat do të jenë në gjendje të përkrahin strategjinë qeveritare për zhvillimin e bizneseve, krijimin e lehtësirave tregtare, luftimin e korrupsionit, ngritjen e vazhdueshme të integritetit të stafit dhe zbatimin sa më plotë të ligjit, motivimi i stafit, etj.

Është e natyrshme qe organet e zbatimit të ligjit duhet të kenë ndjenjën e përkatësisë dhe lojalitetit ndaj shtetit dhe institucioneve përkatëse zbatuese të ligjit dhe për këtë qëllim, aprovimi i klasifikimit të propozuar të pozitave do të ishte një mesazh i qartë përkrahës dhe motivues.

 

SINDIKATA E PAVARUR E DOGANËS SË KOSOVËS

Personi kontaktues

Ali Vitija | ali.vitija@spdk-rks.org

Inspektorati Policor i Kosov | Agjenci e shtetit

20.06.2018 13:42:38

Inspektorati Policor i Kosovës vlerëson se trajtimi i punonjësve operativ të IPK-së, me status të shërbyesit civil  dhe mospërfshirja në kategorinë e punonjësve që trajtohen me këtë ligj, krahas pozitave të Policisë së Kosovës, nuk përkon me natyrën e punës dhe specifikat e funksioneve që ushtron, kur dihet se IPK-ja është e renditur në kuadër të institucioneve të sigurisë ( Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë, etj)  së shtetit në bazë të ligjeve të aplikueshme që kanë të bëjnë me sigurinë. Nuk duhet harruar se personeli i saj është pranuar dhe përgatitur jashtë çdo rregulle të shërbimit civil. Inspektorati Policor i Kosovës aktualisht çështjen e marrëdhënies së punës dhe çështjen e pagave dhe kompensimeve për punonjësit operativ (inspektor/hetues) e ka të rregulluar me akte të veçanta, të ndryshme nga shërbimi civil. Natyra specifike e punës vë në pah se IPK është organ i kontrollit dhe mbikëqyrjes policore. 

 

Propozojmë që në projektligjin për paga, në dokumnetin e bashkangjitur (tabelën) pozitat e punonjësve të  Inspektorati Policor të Kosovës të rënditen krahas pozitave/gradave në Policinë e Kosovës si ekuivalencë 1

  1. Drejtor i përgjithshem i PK = Kryeshef i IPK-së
  2. Pozita PK-kolonel = Udhëheqës Departamenti në IPK.
  3. Nënkolonel në PK = Udhëheqës divizioni në IPK
  4. Major në PK = Inspektor Policor

 

Këtë propozim e paraqesim duke pas parasysh që për arritjen e objektivave të saj strategjike në zhvillimin e një shërbimi policor të përgjegjshëm, profesional dhe demokratik, IPK-ja kryen inspektime, hetime penale dhe disiplinore, ekspertiza me rekomandime, brenda fushëveprimit të IPK-së. Për tu kuptuar drejtë rëndësia dhe natyra e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës tërheqim një paralele me organizata e ngjashme në shtete tjera, ku aktivitet e tilla ndërmerren nga Agjencitë si: Prokuroritë e shtetit,  Byrotë Shtetërore të Hetimit, Ombudspersonët etj.

 

Duke u bazuar në Ligjin e Inspektoratit Policor të Kosovës, misionin dhe autorizimet që dalin nga ky Ligj, duke veçuar autorizimet policore dhe inspektuese të punonjësve operativ të IPK-së, konsiderojmë  se Inspektorati Policor i Kosovës si agjencion i pavarur ekzekutiv ka struktura specifike të veçanta dhe të specializuara (test integriteti, korrupsion, krim i organizuar, inspektime te veçanta,  kontrolli i cilësisë së inspektimeve etj) që nuk mund të krahasohet me asnjë pozite brenda shërbimit civil.

 

Inspektorati Policor i Kosovës si institucion i pavarur i zbatimit të Ligjit, veprimtarinë e tij e ka të rregulluar me ligj të veçantë Nr.03-L/231 për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit Policor të Kosovës. Gjithashtu me Ligjin Nr.03/L-246, Ligji për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për Siguri, Inspektorati Policor i Kosovës është i kategorizuar institucion i autorizuar shtetëror për Siguri së bashku me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjence. 

 

Duke besuar në mirëkuptimin dhe gatishmërinë tuaj për të marrë parasysh propozimet tona që  në  Ligjet e reformës se administratës që janë në proces të hartimit,  Inspektorati Policorë i Kosovës te trajtohet me status të njëjtë me Policinë e Kosovës, duke marrë parasysh autorizimet e policore si dhe faktin qe IPK është organ i jashtëm i kontrollit te Policisë së Kosovës.

Personi kontaktues

Kushtrim Hodaj | kushtrim.hodaj@rks-gov.net

Naser Gjonbalaj | Qytetar

12.06.2018 00:39:59

Përshendetje i nderuar z.Shamolli

Po ju shkruaj nga Oda e Mjekëve të Kosovës me sa pashë ne verejtjet tona nuk janë perfshire ligj po ju ridergoj dhe njeher :

Neni 5

Shpërblimi i funksionarëve me kohë të pjesëshme

 

  1. Anëtarët e organeve drejtuese (këshilla, borde, komisione), të tipit kolegjial, të institucioneve kushtetuese, të agjensive të pavarura, institucioneve të sistemit shëndetësor dhe të institutioneve të sistemit të drejtësisë, të krijuara me ligj, të cilët nuk e ushtrojnë mandatin me kohë të plotë dhe nuk përmenden shprehimisht në Shtojcën nr.1, shpërblehen në masën 20 për qind të pagës së kryetarit të organit kolegjial me kohë të plotë.

 

Neni 13

Shtesa apo kompensimi për punë jashtë orarit/kohës normale të punës

 

  1. Nëpunësi civil dhe publik përfiton shtesë page dhe/apo kompensim me pushim, për punën jashtë orarit të punës, punën në fundjavë, punën në ditët e festave zyrtare dhe për punën gjatë natës.

Të shtohen si nene të veëanta si më poshte:

Neni 17

Shtesa  për nëpunësit publik shendetesor

 

  1. Nëpunësi publik shendetesor përfiton shtesë mujore për performancë bazuar në rezultatet të vlerësimit të punës per muajin paraprak.

 

  1. Shtesa për performancë përfitohet nga nëpunësi publik shendetesore që është vlerësuarmire, shume mirë dhe shkëlqyer në muajin paraprak.

 

  1. Shtesa për performancë përfitohet në fund të cdo muaji dhe nuk mund të kalojë vleren e 30 % te pagën mujore në pajtim me nivelin e performancës.

 

  1. Qeveria e Kosovës, më propozim të ministrit përgjegjës, miraton, me akt nënligjor, masën dhe procedurën e përfitimit të shtesës për performancë.

           

Neni 18

Shtesa e posacme për nëpunësi public shendetsor

 

 

  1. Përvec sa parashikohet në nenin 14 të këtij ligji, nëpunësi public shendetsore që kryejnë funksionet udhheqse te drejtorit te klinikes, shefit te njesis ose repartit përfitojnë një shtëse  për ushtrimin e funksionit përkatës.

 

eNëpunësi publik shendetsore përfitojnë një shtesë të posaçme për mentorim në trajnimit afatë gjate profesionale / specializimet ne vlere prej 10 % te pagës mujore.

 

  1. Shtesa për kujdestari 12 dhe 24 oreshe per nëpunësi publik shendetsore ne vlere 30 % te oreve te punes te pages baze ( P.S nuk e perjashton pagesen qe e njef Ligji i punes ).

 

  1. Shtesa për kushte të vështira/dëmshme nuk mund të jetë më e lartë se 20 % të pages bazë.

 

  1. Te gjitha shtesat mund te merren ne te njejten kohe pa e perjashtuar njera tjetren.

 

  1. Qeveria e Kosovës, më propozim të ministrit përgjegjës, miraton, me akt nënligjor, masën dhe procedurën e përfitimit të shtesave sipas këtij neni.

 

Personi kontaktues

Naser Gjonbalaj | nasergjonbalaj@gmail.com