Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 49 ka paraparë se e drejta në punë garantohet dhe se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. Në bazë të këtij neni, Kuvendi i Kosovës, në fund të muajit dhjetor 2010, ka miratuar Ligjin nr. 03/L-212 të Punës i cili është bazë për rregullimin e marrëdhënies së punës në Kosovë, ndërsa është hartuar sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe parimeve kryesore të Acquis të BE-së në fushën e kushteve të punës. Ligji aktual i Punës, ka rregulluar kornizën ligjore të marrëdhënies së punës deri në një masë, mirëpo nevoja për të avancuar këtë kornizë në aspektin ekonomik, social dhe në aspektin e plotësimit të standardeve ndërkombëtare, është i domosdoshëm. Ligji aktual i Punës e ka avancuar gjendjen e marrëdhënies së punës në Republikën e Kosovës në aspektin legjislativ duke i siguruar të punësuarve kushte të mira të punës dhe punëdhënësve ambient për të zhvilluar veprimtari ekonomike, por përkundër kësaj janë identifikuar edhe probleme që vijnë si rezultat i moszbatimit të ligjit nga punëdhënësit si dhe vetë përmbajtjes së ligjit.
Data e fillimit: 20.03.2018
Data e përfundimit: 11.04.2018
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 49 ka paraparë se e drejta në punë garantohet dhe se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. Në bazë të këtij neni, Kuvendi i Kosovës, në fund të muajit dhjetor 2010, ka miratuar Ligjin nr. 03/L-212 të Punës i cili është bazë për rregullimin e marrëdhënies së punës në Kosovë, ndërsa është hartuar sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe parimeve kryesore të Acquis të BE-së në fushën e kushteve të punës. Ligji aktual i Punës, ka rregulluar kornizën ligjore të marrëdhënies së punës deri në një masë, mirëpo nevoja për të avancuar këtë kornizë në aspektin ekonomik, social dhe në aspektin e plotësimit të standardeve ndërkombëtare, është i domosdoshëm. Ligji aktual i Punës e ka avancuar gjendjen e marrëdhënies së punës në Republikën e Kosovës në aspektin legjislativ duke i siguruar të punësuarve kushte të mira të punës dhe punëdhënësve ambient për të zhvilluar veprimtari ekonomike, por përkundër kësaj janë identifikuar edhe probleme që vijnë si rezultat i moszbatimit të ligjit nga punëdhënësit si dhe vetë përmbajtjes së ligjit.
Leunora Ahmeti
Leunora.Ahmeti@rks-gov.net
Demokracia për zhvillim | OJQ
11.04.2018 10:42:20
Nga: Instituti Demokraci për zhvillim “ D4D, Instituti Riinvest, Rrjeti i Grave të Kosovës “ RRGK , Qendra Kosovare për Studime Gjinore - QKSGJ, Qendra për Politika dhe Avokim - QPA, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës “ BSPK, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës “ FSSHK, Shoqata e Mamive të Kosovës “ SHMAKS, Syri i Vizionit, Rrjeti i organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës- RROGRAEK
Për: zj. Leunora Ahmeti, Udhëheqëse e Divizionit për marrëdhënie në punë, dialog social, sigurinë dhe shëndetin në punë, Departamenti i Punës dhe Punësimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Komentet në lidhje me draftin fillestar të koncept dokumentit për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës, të shpallur për konsultim publik me shkrim më datë 20 mars 2018. Komentet janë hartuar së bashku nga përfaqësues të organizatave dhe sindikatave të lartëcekura.
- Përmbledhje e komenteve
Grupi i organizatave dhe sindikatave të lartëcekura ka analizuar draftin fillestar të koncept dokumentit për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës (në tekstin e mëtejmë koncept dokumenti për punë). Në përputhje me fushë veprimtarinë dhe misionin e organizatave, komentet e grupit përqendrohen në pjesën e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror. Në përgjithësi, vlerësojmë që propozimi për të trajtuar çështjen e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror me ligj të veçantë për gratë dhe burrat e punësuar krijon hapësirë për mos respektim të te drejtave të punëtoreve. Për më shumë, opsioni i propozuar në koncept dokumentin për punë nuk arrin të përcaktojë adresimin e pabarazisë gjinore si një objektiv në kuadër të kësaj politike. Pushimi i gjatë i lehonisë prej 12 muajsh për gratë pavarësisht se është një nga çështjet kryesore që ka ndikuar negativisht në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, është sugjeruar të mbahet e njëjtë - 12 muaj pushim i lehonisë për nënat e punësuara. Ndryshimet në provizionet e pushimit të lehonisë nëpër vende të ndryshme të botës tregojnë se kur ato mundësojnë që nëna të qëndrojë më gjatë jashtë vendit të punës, si pushim i garantuar me ligj, ka ndikim negativ në punësimin e grave në përgjithësi. Një rritje prej 10% në kohëzgjatjen e pushimit të lehonisë ka ndikuar në rritje të probabilitetit që gratë në moshë të lindjes të jenë të diskriminuara në proces të punësimit, pa pasur parasysh nëse ky pushim ishte i paguar ose jo.
Nga ana tjetër, pushimi prindëror është propozuar të jetë nga katër muaj sipas standardeve minimale të direktivës së BE-së si për nënën dhe babanë. Megjithatë, ky pushim është paraparë të jetë pa pagesë. paguar, mund të supozohet që kjo nuk do të ketë ndikimin e dëshiruar i cili është që politikat e pushimit prindëror të ndihmojnë në tejkalimet e ndarjes gjinore, duke qenë që sipas këtij propozimi nënat do të jenë ato që do të jenë më gjatë me fëmijët e tyre - deri në 16 muaj, ndërsa babait do të ketë mundësinë të jetë vetëm 4 muaj pas përfundimit të pushimit të nënës. Kështu, nëse trajtimi i pabarazisë gjinore është një objektiv, atëherë efektet ekonomike mbi gratë pas shtatzënisë duhet të jenë qëllimi i rëndësishëm i politikave publike.
Për këtë arsye, ne rekomandojmë çështja e pushimit të lehonisë, atësisë dhe pushimit prindëror duhet të rregullohet në kuadër të ligjit të punës sepse 1) flitet për çështje të cilat rregullohen në kuadër të marrëdhënie të punës apo kontraktuale, 2) nuk mundet të shkëputet prej dispozitave tjera që ndërlidhen me çështjen e lejes prindërore (siç është puna me ndërrime, puna e natës, orari fleksibil, pushimi vjetorë etj. Po ashtu, modeli i propozuar për rregullim të pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror duhet të ketë për objektiv adresimin e pabarazisë gjinore, në mënyrë që të mënjanojë efektet negative ekonomike mbi gratë pas shtatzënisë.
Personi kontaktues
Shpend Emini | info@d4d-ks.org
Dokumentet shtesë
Shkarko dokumentin e kontributit
Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ
11.04.2018 16:09:19
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka analizuar draft Koncept Dokumentin për Rregullimin e Fushës nga Marrëdhënia e Punës (më tej draft Koncept Dokumenti). Në përputhje me misionin dhe fushëveprimtarinë e vet, komentet e KCSF-së përqëndrohen në pjesën e trajtimit të organizatave jo-qeveritare si punëdhënës të veçantë, përfshirë të punësuarit në këtë sektor.
Në përgjithësi, trajtimi i sektorit jo-qeveritar[1] në Ligjin nr. 03/L-202 të Punës është i barabartë me sektorët tjerë. Megjithatë, për shkak të disa veçantive të sektorit jo-qeveritar, ky trajtim i barabartë jo patjetër nënkupton trajtim të duhur të këtij sektori në raport me obligimet dhe të drejtat e OJQ-ve si punëdhënëse dhe të punësuarëve në OJQ. Këto veçanti janë kryesisht rezultat i mënyrës së financimit të OJQ-ve dhe karakterit të tyre jo për përfitim.
Deri më tani, në hartimin e politikave dhe ligjeve të punësimit, nevojat dhe veçantitë e OJQ-ve në cilësinë e punëdhënësve nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve. Kjo ka rezultuar me obligime vështirë të zbatueshme ose fare të pazbatueshme për një pjesë të madhe të sektorit jo-qeveritar. Qasje e ngjashme vërehet edhe në draftin aktual të Koncept Dokumentit, në të cilin në asnjë vend nuk përmenden OJQ-të apo ndonjë nevojë specifike e këtij sektori.
Sektori jo-qeveritar në vitin 2017 ka pasur 17,362 kontribut-dhënës, nga të cilët 9,808 kanë qenë të punësuar vetëm në sektorin jo-qeveritar. Kjo paraqet 5.1% të numrit të përgjithshëm të kontribuesëve aktiv në Fondin për Kursime Pensionale të Kosovës. Vlera e kontributeve pensionale nga këta të punësuar gjatë vitit 2017 ka qenë 4,339,787.52 euro, respektivisht 3.03% të shumës totale të kontributeve gjatë vitit 2017.[2] Këto të dhëna tregojnë që ky sektor është një punëdhënës i rëndësishëm dhe ka një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit.
Si i tillë, Koncept-Dokumenti duhet të trajtojë sektorin jo-qeveritar si sektor të veçantë të punësimit, duke i trajtuar veçantitë e këtij sektori në fushën e marrëdhënies së punës.
[1] Në sektorin e shoqërisë civile përfshihen forma të ndryshme të organizimit vullentar dhe jo për përfitim, siç janë organizatat jo-qeveritare, nismat e paregjistruara qytetare, etj. Për shkak që ligjet në fuqi i trajtojnë kryesisht organizatat jo-qeveritare (OJQ), si organizata të regjistruara dhe me subjektivitet juridik, përgjatë gjithë tekstit do të përdoret termi sektori jo-qeveritar.
[2] Të dhëna për KCSF-në nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, të marra në muajin Mars 2018
Personi kontaktues
Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org
Dokumentet shtesë