Sesion Pune me Koordinatorët e Konsultimeve Publike

04.06.2017


Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit të  standardeve minimale për konsultime publike,  me 31 Maj 2017 ka organizuar sesion pune për Koordinatorët e Konsultimeve Publike nëpër Ministri. 

Qëllimi i këtij aktiviteti  ka qenë për të diskutuar për:

-Ecurinë e aktiviteteve të koordinatorëve në konsultimet publike në ministritë e linjës,

-Publikimi i dokumenteve për konsultim dhe raporteve përfundimtare mbi rezultatet e konsultimeve publike si dhe

-Prezantimi i Metodologjisë së Monitorimit dhe Raportimit të procesit të konsultimeve me publikun.

Në këtë sesion janë prezantuar edhe të dhënat për dokumentet që janë publikuar  në platformën online për konsultime me publikun. Të dhënat për muajin maj tregojnë që 74 dokumente për konsultime me publikun janë publikuar në platformë, prej tyre janë 37 udhëzime administrative, 21 rregullore, 10 ligje, 02 plane të veprimi dhe 04 koncept dokumente. Gjithsej janë të publikuara 09 raporte finale për rrjedhën e procesit të konsultimeve. Në këto dokumente të publikuara në platformën online janë gjithsej 14 komente që kanë ardhur nga publiku.

Ky aktivitet është përkrahur nga Projektit i SIDA-s “Mbështetje në Zhvillimin e Politikave” si dhe Projektit të BE-së “ Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”.

Lajmet tjera


Janë lansuar 148 Konsultime Publike përmes Platformës Online

06.11.2017

Që nga lansimi i Platformës Online për Konsultime Publike në shkurt të v...

Lansohet Platforma Online për Konsultim me Publikun

24.02.2017

Prishtinë-22.02.2017


Nën patronatin e Zyrës së K...

Raporti për Kosovë 2016 i Komisionit Europian rreth zhvillimit të shoqërisë civile

10.11.2016

Bruksel, Prishtinë – 10 nëntor 2016 / Më 9 nëntor 2016, Komisioni Evrop...