PROJEKTLIGJI PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË

1. Qëllimi i këtij Projektligji është përcaktimi i kornizës ligjore gjithëpërfshirëse të nevojshme për promovimin dhe përmirësimin efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës, duke i përcaktuar objektivat e politikave kombëtare, masat dhe caqet për efiçiencë të energjisë dhe duke i kontribuar kursimit të energjisë, sigurisë së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe luftimit të varfërisë energjetike.


Data e fillimit: 09.09.2026


Data e përfundimit: 29.09.2026


Edonita Kashtanjeva

Edonita.Kashtanjeva@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja
Kontributet

Asociacioni i Komunave te Kosoves | OJQ

14.09.2026 09:48:15

 

QEVERIA QENDRORE NUK MUND TA PËRFAQËSOJË EDHE QEVERINË EDHE KOMUNAT NË BORDIN E FKEE-së

 

 

Asociacioni i Komunave të Kosovës kundërshton propozimin e Ministrisë së Ekonomisë në Projektligjin e ri për Efiçiencë të Energjisë, me të cilin hiqet përfaqësimi i drejtpërdrejtë i Komunave të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

 

Kjo nuk është një ndryshim teknik i përbërjes së Bordit. Është përjashtim i nivelit lokal nga vendimmarrja në një institucion i cili zhvillon dhe financon projekte që zbatohen në Komunat e Kosovës, në prona komunale dhe me obligime konkrete financiare për Komunat.

 

Ligji aktual për Efiçiencë të Energjisë e ka njohur qartë këtë realitet. Ai ka përcaktuar që në Bordin e FKEE të jetë një përfaqësues i emëruar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, me të drejtë vote.

 

Projektligji i ri e heq këtë përfaqësim dhe në vend të tij parasheh një strukturë të dominuar nga ministritë e Qeverisë qendrore.

 

Përfshirja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është dhe nuk mund të paraqitet si përfaqësim i komunave. MAPL është pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Komunat janë nivel i veçantë kushtetues i qeverisjes lokale. Një ministri që harton politika, mbikëqyr ligjshmërinë dhe ushtron përgjegjësi të nivelit qendror ndaj Komunave nuk mund njëkohësisht të pretendojë se përfaqëson vullnetin dhe interesat e vetë Komunave.

 

Nëse katër ulëse në Bordin e Fondit u takojnë institucioneve të nivelit qendror, ndërsa Komunat e Kosovës mbeten pa asnjë përfaqësues të mandatuar prej tyre, atëherë nuk kemi partneritet institucional.

 

Kjo është edhe më e pakuptimtkuptimtë kur komunat janë ndër partnerët dhe përfituesit kryesorë të FKEE. Në objektet komunale realizohen investime milionëshe për efiçiencë të energjisë.

 

Komunat marrin obligime, bashkëpunojnë në përzgjedhjen dhe realizimin e projekteve, vendosin në dispozicion pronën publike komunale dhe, në kuadër të mekanizmave kthyes, bartin edhe përgjegjësi financiare.

 

Nuk mund të kërkohet nga komunat të marrin përgjegjësi financiare dhe zbatuese, ndërsa në të njëjtën kohë t'u merret e drejta që të kenë zërin e tyre në organin kryesor qeverisës të Fondit.

 

Edhe më shqetësuese është se FKEE është krijuar si institucion i pavarur dhe autonom, jashtë strukturave qeveritare.

 

Rritja e dominimit të ministrive në organin kryesor vendimmarrës të një institucioni të tillë, ndërkohë që largohet përfaqësuesi i pushtetit lokal, ngre pikëpyetje serioze edhe për balancën dhe pavarësinë e qeverisjes së Fondit.

 

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga Ministria e Ekonomisë që në Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë duhet të rikthehet dispozita që garanton një përfaqësues të emëruar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës në Bordin e Drejtorëve të FKEE ashtu siç edhe e ka paraparë edhe Grupi Punues për këtë projektligj.

 

Vlen të ceket se që nga themelimi i FKEE-së me Ligjin për Efiçeiencë të Energjisë të vitit 2018 Komunat e kanë pasur përfaqësuesin e vetë në Bordin e FKEE.

Personi kontaktues

Arsim Osmani | arsim.osmani@gmail.com

Asociacioni i Komunave te Kosoves | OJQ

09.09.2026 22:46:24

Pershendetje

Une kam qene anetar i Grupit Punues per kete Projektligj.

Dokumenti qe ka dale ne Konsultim me Publikun ka ndryshime nga versioni final qe ka aprovuar Grupi Punues. Konkretisht tek Kapitulli VI Neni 32 ku perfaqesuesi i Asociacionit te Komunave te Kosoves elimonihet nga Bordi i Fondit te Kosoves per Eficience te Energjise.

Pra versioni final nuk eshte i Grupit Punues sepse versioni i Grupit Punues qe eshte shperndare tek anetaret me daten 6 gusht ka tjeter perberje.  

Pergjegjesite duhet te sqarojne se kush ka ndryshuar Projektligjin pasi eshte aprovuar nga Grupi Punues. 

Personi kontaktues

Arsim Osmani | arsim.osmani@gmail.com