Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët, përfaqësuesit e komuniteteve, organizatat e shoqërisë civile, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara se është hapur procesi i konsultimit publik për Draft-Planin Lokal të Veprimit për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Komunën e Mitrovicës për vitin 2026. Qëllimi i këtij konsultimi është të sigurohet pjesëmarrja e qytetarëve dhe e palëve të interesuara në hartimin e dokumentit, përmes paraqitjes së komenteve, sugjerimeve dhe rekomandimeve që do të kontribuojnë në përmirësimin e përmbajtjes së tij. Ftohen të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e komuniteteve Rom dhe Ashkali, organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike dhe palët e tjera të interesuara të japin kontributin e tyre gjatë procesit të konsultimit publik. Diskutimi publik do të mbahet: dt 28.07.2026 ora 10:00 në Sallën e Kuvendit. Komentet dhe propozimet mund të dorëzohen edhe me shkrim deri më dt. 04.08.2026, në adresën elektronike: Enes.kacapor@rks-gov.net. Draft-Plani është i publikuar në platformën për konsultime publike dhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës. Ju mirëpresim të merrni pjesë dhe të kontribuoni në hartimin e këtij dokumenti me rëndësi për avancimin e të drejtave dhe përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali në Komunën e Mitrovicës.
Data e fillimit: 20.07.2026
Data e përfundimit: 04.08.2026
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Enes Kacapor
Enes.kacapor@rks-gov.net
Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo