Komuna e Ferizajt, në përputhje me Ligjin për Planifikimin Hapësinor nr. 04/L-174 dhe aktet përkatëse nënligjore që rregullojnë pjesëmarrjen dhe konsultimin publik, është duke zhvilluar procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Ky plan përbën një dokument strategjik thelbësor që orienton zhvillimin afatgjatë hapësinor, ekonomik dhe social të komunës. Në këtë kuadër, është përfunduar faza e vlerësimit të gjendjes ekzistuese, e cila përfshin analizën e situatës aktuale në aspektin urban, infrastrukturor, mjedisor dhe socio-ekonomik. Për të siguruar transparencë dhe përfshirje të gjerë të publikut, Komuna organizon një sesion publik për prezantimin e këtij vlerësimi.
Data e fillimit: 04.05.2026
Data e përfundimit: 12.05.2026
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
shyhrete topalli
shyhrete.topalli@rks-gov.net
Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo