Për propozim të projekteve nga ana e qytetarëve për investim nga Komuna në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje!

Të dashur bashkëqytetarë të Livoçit të Ulët, Komuna e Gjilanit ka nisur projektin për buxhetimin me pjesëmarrje me banorët e fshatit Livoç i Ulët. Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon qytetarët që të luajnë rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në fshatin tuaj! Përmes buxhetimit me pjesëmarrje, qytetarëve u ofrohet mundësia të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë rol kyç në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale. Është mundësia e juaj të përzgjedhni dhe votoni për projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm të lokalititetit tuaj!


Data e fillimit: 27.05.2024


Data e përfundimit: 04.06.2024


Arbenita Sopi - Haziri

arbenita.sopihaziri@rks-gov.net