PROJEKTLIGJ PËR ENERGJINË

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që rregullojnë aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës për sigurimin e furnizimit të sigurt, qëndrueshëm dhe cilësor me energji, dhe krijimin e kushteve për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues, ofrimin e çmimeve të përballueshme të energjisë të bazuara në treg, mbrojtjen dhe fuqizimin e konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, promovimin e barazisë gjinore në sektorin e energjisë si dhe përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.


Data e fillimit: 23.02.2024


Data e përfundimit: 14.03.2024


Raporti Final

Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që rregullojnë aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës për të siguruar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji, për të krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues, për të ofruar çmime të përballueshme të energjisë të bazuara në treg, mbrojtje dhe fuqizim të konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, promovimin e barazisë gjinore në sektorin e energjisë si dhe përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.

28.05.2024
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

28.05.2024
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Arbresha Isufi

Arberesha.Isufi@rks-gov.net


Kontributet

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

14.03.2024 16:16:46

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka analizuar Projektligjin për Energjinë, i hartuar dhe publikuar për konsultim nga ana e Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës. Kjo analizë dhe këto komente janë rezultat i përkushtimit që Instituti INDEP ka për fuqizim të sektorit të energjisë dhe për rritje të dinamikës së tranzicionit të drejtë energjetik. Analiza e hartuar në kuadër të programit të INDEP për zhvillim të qëndrueshëm, synon që të identifikoj fushat ku projektligji ka nevojë për përmirësim dhe të ofroj një qasje konstruktive për përmirësimin e tij.

Marrë në tërësi, INDEP konsideron që Projektligji për Energji i plotëson kërkesat e direktivave evropiane për pakon e re të legjislacionit në fushën e energjisë dhe është një bazë e mirë për rregullimin ligjor të sektorit për vitet e ardhshme.

Gjatë analizës së projektligjit, INDEP ka vërejtur që Projektligji ka nevojë për specifikim të disa elementeve veçanërisht sa i takon konsumatorëve në nevojë, konfirmim ligjor të përkushtimit për dekarbonizim, ruajtjen të  pavarësisë dhe rolit rregullator të ZRRE-së dhe definime më të qarta dhe specifikime sa i takon rolit të komunave, sistemeve të mbyllura të distribucionit etj.    

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thekson rëndësinë e angazhimit dhe konsultimit të gjerë me të gjithë palët e interesit në procesin e rishikimit dhe përmirësimit të Projektligjit për Energjinë. Në dokumentin e konsultimit, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të përfshij qëndrimet e ZRRE-së, KOSTT-it dhe akterëve të tjerë në mënyrë që publiku i gjerë të njihet me pikëpamjet e këtyre palëve. Përmes një qasjeje të tillë të hapur dhe gjithëpërfshirëse, INDEP beson se mund të kontribuohet në zhvillimin e një kuadri ligjor që nxit inovacionin, përmirëson efiçiencën e energjisë, mbështet tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, dhe përmbush nevojat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të konsumatorëve në nevojë.

Kosova ka adoptuar një strategji të re të energjisë që vendos shtetin në rrugën e dekarbonizimit. Për këtë, rëndësia e Projektligjit për Energjinë bëhet edhe më thelbësore. Ky ligj jo vetëm që shërben si shtyllë kyçe për të mbështetur realizimin e kësaj strategjie, por gjithashtu siguron një bazë ligjore për të inkurajuar investimet në teknologjitë e reja dhe të qëndrueshme energjetike. Përmes forcimit të kornizës ligjore për energjinë, Kosova mund të avancojë në zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike, të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për qytetarët e saj. Ky ligj dhe transpozimi i pakos së re të legjislacionit të Komunitetit të Energjisë është një hap shumë i rëndësishëm drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, dhe një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit të Kosovës drejt dekarbonizimit dhe përafrimit me standardet dhe praktikat më të mira evropiane në fushën e energjisë. Prandaj, mundësia për ta bërë këtë Ligj më të mirë e më të zbatueshëm, nuk duhet humbur!

Në vazhdim, INDEP ka listuar komentet pas analizës nen-për-nen të Projektligjit. Në pjesën në vazhdim, do të paraqesim vërejtjet dhe rekomandimet specifike të INDEP në lidhje me këtë Projektligj.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info