Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve 2023 – 2027

Strategjia Kombëtare për AVLE është dokument strategjik i cili përcakton politikat dhe masat që duhet të ndërmerren kundër keqpërdorimit të AVLE. Kjo Strategji dhe Plan i Veprimit, reflektojnë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin dhe parandalimin e të gjitha formave të keqpërdorimit të armëve, përmes mekanizmave institucional. Kjo Strategji, gjithashtu reflekton zotimet e Qeverisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe obligimet që rrjedhin nga procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, respektivisht për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim-AsociIim në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Data e fillimit: 20.11.2023


Data e përfundimit: 11.12.2023


Dukagjin Zefaj

dukagjin.zefaj@rks-gov.net