RREGULLORE NR....../2022 PËR INVENTARIZIMIN DHE PROCESIN E PËRZGJEDHJES SË TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE

Rregullorja ka për qëllim të përcaktojë procesin e inventarizimit dhe procesin e përzgjedhjes së aeteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje si dhe të përcaktojë formularët për inventarizim.


Data e fillimit: 09.06.2022


Data e përfundimit: 29.06.2022


Raporti Final

Rregullorja ka për qëllim të përcaktojë procesin e inventarizimit dhe procesin e përzgjedhjes së aeteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje si dhe të përcaktojë formularët për inventarizim.

06.03.2023
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

06.03.2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Vjollca Aliu

vjollca.aliu@rks-gov.net


Kontributet

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore | Agjenci e shtetit

24.06.2022 12:45:44

Komente për Draft RREGULLOREN NR....../2022 PËR INVENTARIZIMIN  DHE PROCESIN E PËRZGJEDHJES SË TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE

 

Më këtë Draft Rregullore cenohet pavarësia institucionale e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore si agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës në bazë të Ligjit për Trashëgimi Kulturore. KKTK klasifikohet si agjenci e pavarur në bazë të nenit 142 të Kushtetutës se Republikës se Kosovës, dhe të gjitha funksionet dhe kompetencat që ka i kryejnë në mënyrë të pavarur nga çdo organ ose autoritet tjetër në Republikën e Kosovës. Gjithashtu në bazë po të këtij neni të Kushtetutës se Republikës se Kosovës të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës janë të detyruara të bashkëpunojnë dhe i përgjigjen kërkesave të KKTK-së.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nuk ka të drejtë të nxjerrë akte nënligjore përmes të cilave rregullon funksionimin dhe organizimin e punën se KKTK-së, sepse kjo bie ndesh me nenin 4.8 të Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

KKTK si agjenci e pavarur ka të miratuar Rregulloren 02/2016 Për Vlerësimin dhe Shpalljen e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme, të cilin akt nënligjor e ka të shpallur edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës REGULLORE NR.02-2016 (KKTK) PËR VLERSIMIN DHE SHPALLJËN E TRASHËGIMISË KULTURORE NË MBROJTJE TË PËRHERSHME (rks-gov.net). Në këtë Rregullore përcaktohen në mënyrë të qartë aspekti profesional dhe procedural i shpalljes se trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme. KKTK është i vetmi institucion kompetent që ka në mandat dhe përgjegjësi vlerësimin dhe shpalljen e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, prandaj edhe nuk mundet MKRS ti përcaktoj rregulla dhe procedura një institucioni të pavarur.

Prandaj konsiderojë se nenet 8, 9, 13, 14 paragrafi 2 pika 2.1, paragrafi 3 cenojnë pavarësinë institucionale të KTKK-së si agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, dhe si te tilla këto nene duhet të largohen nga kjo Draft Rregullore.

Sinqerisht,

Personi kontaktues

Isuf Koci | isuf.koci@rks-gov.net