Draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022 - 2031

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031 është një dokument themelor i cili përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë gjatë 10 viteve të ardhshme. Strategjia e Energjisë pasqyron nevojën për zhvillime të shpejta e bindëse të sektorit të energjisë, siç parashihet në vizionin e Kosovës dhe në përputhje me qëllimet e BE-së.

Data e fillimit: 07.06.2022

Data e përfundimit: 27.06.2022

Adnan Preniqi

Adnan.Preniqi@rks-gov.net

Kontributet

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

27.06.2022 22:23:29

Strategjia e re e Energjisë është më e mira që ka hartuar ndonjëherë vendi. Ajo përcakton një vizion të qartë dhe të arritshëm për dekarbonizimin dhe një të ardhme pa karbon, duke shumëfishuar pjesën e energjisë nga burimet e ripërtrishme në miksin e energjisë elektrike të vendit. Strategjia përfshin një sërë masash specifike, siç zhvillimi i kapaciteteve të depozitimit të energjisë, përmirësimi i skemës mbështetëse të energjisë së ripërtrishme dhe masat për adresimin e sfidave për konsumatorët në nevojë dhe grupet sociale të ndjeshme ndaj tranzicionit. Çka është më e rëndësishmja, ajo përcakton gjithashtu një afat kohor për zbatim, i cili nuk është gjithmonë konsistent dhe koherent, por prapë se prapë ofron disa momente të rëndësishme për procesin e monitorimit.

Megjithatë, strategjia vuan nga fakti se Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës ende nuk është miratuar dhe nuk ka një strategji afatgjatë të dekarbonizimit. Mungesa e një plani apo strategjie të qartë e bën të vështirë vlerësimin se sa efektive do të jenë masat e propozuara në reduktimin e emetimeve në terma afatgjatë dhe ku qëndron strategjia në të vërtetë në krahasim me vizionin e përgjithshëm për dekarbonizimin. Përveç kësaj, informatat dhe parashikimet që janë dhënë për financim të zbatimit të strategjisë janë të limituara.

Strategjia është sektoriale, në kuptimin që nuk është gjithëpërfshirëse, por lë jashtë sektorë të rëndësishëm për tranzicionin energjetik si transporti dhe industria. Qasja sektoriale është kritikuar se nuk mundëson një tranzicion të drejtë dhe efikas të energjisë. Shqetësimi kryesor është që sektorë të rëndësishëm si transporti dhe industria janë lënë jashtë, që mund të minojnë procesin e përgjithshëm të dekarbonizimit. Ekziston gjithashtu rreziku që një qasje sektoriale mund të krijojë fitues dhe humbës, me disa sektorë që përfitojnë më shumë se të tjerët nga tranzicioni. Megjithatë, qasja sektoriale është pasojë e faktit që kompetencat e Ministrive ndonëse kanë ndërlidhje të madhe njëra me tjetrën, shpesh mbesin të segmentuara dhe Strategjia e Energjisë e udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë nuk përfshin sektorët që në kuptimin ligjor i mbulon Ministria tjetër.

Procesi i hartimit të Strategjisë nuk ka qenë mjaft transparent dhe ka konsistuar vetëm në takime paraprake pa material të shkruar, pa informacion paraprak mbi përllogaritjet e skenarëve dhe opsionet e politikave. Për rrjedhojë, qeveria duhet të ishte më e hapur për procesin për të rritur besimin në Strategji. Për më tepër, shoqëria civile duhet të ishte përfshirë më shumë në proces për të rritur legjitimitetin e dokumentit. Së fundi, një proces gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje të gjerë do të ndihmonte gjithashtu në ndërtimin e konsensusit rreth Strategjisë. Si përfundim, nevojitet transparencë dhe përfshirje më e madhe për të përmirësuar cilësinë e çdo Strategjie në të ardhmen dhe në këtë fazë, ndërtimi i trupave të përbashkët dhe gjithpërfshirës të monitorimit.

Kryeministri i Kosovës, para fillimit të hartimit të Strategjisë, kishte folur për një proces “që do të mundësonte koncensus kombëtar për nevojën për politika energjetike dhe reforma institucionale.”[1] Strategjia jo vetëm që nuk ka një koncensus shoqëror paraprak me partitë politike, shoqërinë civile dhe grupet e tjera shoqërore, por mbeti vetëm brenda mureve të përgjegjësive të Ministrisë së Ekonomisë. Mungesa e një debati të hapur dhe sistematik për këtë sektor jetik ka rezultuar në një strategji energjetike që nuk përfaqëson plotësisht të gjithë sektorët me rëndësi për energjinë dhe procesin e tranzicionit energjetik. Qeveria duhet urgjentisht të angazhojë të gjitha palët e interesuara në zhvillimin e planeve të ardhshme energjetike për t'u siguruar që ato janë vërtet përfaqësuese të nevojave dhe interesave të ndryshme të shoqërisë kosovare. Vetëm atëherë mund të shpresojmë të arrijmë objektivat ambicioze të përcaktuara në Strategji.

Strategjia në këtë kuptim është sektoriale dhe nuk përfshinë sektorët e transportit dhe industrisë. Procesi i tranzicionit të energjisë do të kërkoj politika për promovimin e biokarburanteve, reformimin e flotës së veturave drejt atyre hibride dhe elektrike, reformimin e politikave të trafikut për efiçiencë, mobilitet dhe siguri. Politikat e transportit ishin ashtu kështu ishin më të pazbatuarat ku “dispozitat në lidhje me biokarburantet e qëndrueshme ende nuk janë transpozuar dhe kuadri ligjor mbetet plotësisht në mospërputhje me Direktivën 2009/28/EC”.[2] Gjithashtu, mospërfshirja e industrisë gjithashtu e bënë të mangët Strategjinë e Energjisë për faktin që një rol të jashtëzakonshëm në tranzicion do ta ketë pikërisht sektori i industrisë.

[1] Kosovo Energy, (2021), Kurti: Kosova do të bëhet me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme, e qasashme në, https://kosovo.energy/kurti-kosova-do-te-behet-me-energji-te-paster-furnizim-te-sigurt-dhe-cmime-te-perballueshme/ (qasur në qershor, 2022)

[2] Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, (2022), Raport i Implementimit 2021, Kosova, faqe 83, EC, Vjenë.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info

REST | Bashkësi akademike

26.06.2022 16:14:19

Ju falenderojme per mundesine e ketij konsultimi publik.

Ne përgjithësi vërehet një mungesë e theksimit të rëndësisë së instalimit të mekanizmave të tregut, përfshirja e industrisë, si dhe roli i akademisë në hulumtimet shkencore për të arritur caqet e cekura.

Besojmë se “Thembra e Akilit” të kësaj strategjie qëndron pikërisht tek metodologjia. Në këtë kapitull është bërë një përshkrim shumë sipërfaqësor i metodologjisë. Pjesët vitale të metodologjisë nuk janë cekur mjaftueshem. Fatkeqësisht ky draft nuk ofron një aneks ku bëhet një përshkrim i detajuar i metodologjisë dhe të dhënave. 

Pergjate dokumentit lexohen thenie kontradiktore:

  • Thuhet se do ulen humbejt e sistemit te shperndarjes sikur ne BE (9%) e pastaj thuhet se ne BE humbjet jane 6-8%. Edhe vete autoret nuk e kane te qarte kte vlere. Pyetja me themelore qendron sesi do te arrihet nga 18.48% kjo vlere (9%) kur dihet qe e ardhmja parasheh nje sfide te jashtezakonshme per rrjetin e shperndarjes. Ne vazhdim, kur sheh dhe buxhetin e vendosur prej 230 mil Euro, sfida duket dhe me e larget per tu arrire.
  • Thuhet se do synohet integrimi i 1.4 GW BRE. Nderkohe buxheti per rrjetin e transmetimit deklarohet 90 mil Euro. Kontradite, qe te ben te dyshosh nese vertet synohet 1400 MW apo 400 MW?
  • Thuhet se vizioni eshte nje sistem energjetik pa CO2 deri ne vitin 2050. Nje tjeter kontradikte me vete planet e shume shteteve me te pasura. Ndoshta CO2 neutral eshte ajo cfare mendojne autoret e ketij dokumenti?
  • Thuhet se do te integrohen sasi te medha BRE ne sistem. Kontradita qendron se nuk flitet per strategjine e integrimit dhe nuk parashikohen fonde per sherbimet qe kane nevoje operatoret ne nje sistem me BRE.

Duke lexuar shifrat e konsumit te energjise (amviseria ne shumice) shihet qarte qe ekziston nje potencial shume i madh per te reduktuar konsumin permes politikave energjetike. Por ne kte draft plan mungon nje arsyetim se kur mund te kemi nje saturim te konsumit dhe cilat politika do te ishin me te favorshme. Gjithashtu i jepet pak vemendje termo-centraleve ekzistues.  Nuk kuptohet se kush do te mbuloje baseload e Kosoves per 30 vitet e ardhshme.

Ne dokumentin bashkangjitur do te gjenden dhe komentet e detajuara.

Personi kontaktues

Kristian Sevdari | krisse@dtu.dk

Dokumentet shtesë

REST | Bashkësi akademike

26.06.2022 16:02:12

Electric Mobility LLC | Kompani

11.06.2022 13:38:45

Drafti aktual i Strategjisë për Energji shpërfaqë mungesë të promovimit dhe adoptimit te veturave elektrike në Kosovë. Strategjia i referohet Strategjisë së Transportit (në përgatitje) për adresimin e veturave elektrike, deri sa implikimet kryesore rreth adoptimit te veturave elektrike bien në sektorin e energjisë dhe një pjesë në kornizën fiskale për lehtësime të mundshme.

Në këtë drejtim, propozojmë që strategjia e energjisë të parasheh objektivë të veçant për promovimin dhe adoptimin e veturave elektrike, duke përfshirë infrastrukturën e nevojitur për mbushje të veturave elektrike.

Propozimet konkrete në këtë drejtim janë:

  1. Adoptimi i veturave elektrike në Kosovë
  2. Infrastruktura për stacione mbushëse për vetura elektrike në Kosovë
  3. Shfrytëzimi i teknologjisë V2G të veturave elektrike për balancim të rrjetit energjetik dhe ruajtjen/konzervimin e energjisë për kohë të pikut
  4. Planifikimi për përdorim të dytë të baterive të veturave elekrtike
  5. Planifikim për masa konkrete lehtësuese apo të subvencionimit të veturave elektrike dhe stacioneve mbushëse

Personi kontaktues

Fidan Hallaqi | fidan@etaxi-ks.com

Dokumentet shtesë