PROJEKTLIGJI PËR TUBIME PUBLIKE

1. Qëllimi i këtij ligji është garantimi i ushtrimit të së drejtës për tubime publike, si dhe të drejtës për të organizuar dhe marrë pjesë në ngjarje publike. 2. Tubimet publike konsiderohen të gjitha tubimet me qëllim të shprehjes publike të shqetësimeve politike, sociale, kombëtare ose fetare. 3. Këto të drejta mund të kufizohen, vetëm kur është e nevojshme për sigurimin e rendit publik, shëndetit publik, sigurisë kombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. 4. Ky ligj gjithashtu rregullon kohën dhe mënyrën e lajmërimit të tubimeve publike dhe ngjarjeve publike, si dhe detyrat dhe përg jegjësitë e organizatorëve.


Data e fillimit: 25.10.2021


Data e përfundimit: 15.11.2021


Safete Bilalli

safete.bilalli@rks-gov.net


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

15.11.2021 19:49:40

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka pranuar ftesën për komente në kuadër të procesit të konsultimit publik për Projektligjin për Tubime Publike, dhe e ka trajtuar materialin e publikuar në përputhje me misionin dhe fushë veprimtarinë e vet. Komentet e KCSF-së përqendrohen kryesisht në ndikimin potencial që dispozita të caktuara të këtij Projektligji mund të kenë në të drejtën e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile (OShC) dhe subjekteve tjera për të ushtruar lirinë e tubimit, e drejtë kjo që është parakusht për realizimin e të drejtës së pjesëmarrjes në aktivitete publike për të shprehur mendimet dhe pakënaqësitë dhe për të ndikuar në mënyrë demokratike në proceset vendimmarrëse në vend.

Në përputhje me parimet e konsultimit publik të mirëfilltë, KCSF fton organin propozues që të reflektojë mbi këto komente, në mënyrë që të mundësojë hartimin e një politike që mundëson dhe promovon zbatimin e të drejtës për të organizuar apo marrë pjesë në tubime publike, për të gjithë konform standardeve dhe parimeve më të mira ndërkombëtare.

Personi kontaktues

Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë

Democracy Plus | OJQ

15.11.2021 15:29:23

Komentet dhe rekomandimet e Demokraci Plus (D+) në Projektligjin për tubime publike

 

Koment i përgjithshëm

Projektligji për tubime publike është i shkruar nga një perspektivë e sigurisë dhe i kushton rëndësi më shumë aspekteve të sigurisë rreth mbajtjes së një tubimi publik, se sa lirisë së organizimit të tubimeve publike. Në këtë aspekt, e drejta apo liria e organizimit dhe mbajtjes së tubimeve publike duhet të shihet nga perspektiva e të drejtave të njeriut dhe roli i shtetit në këtë aspekt është vetëm ofrimi i lehtësirave në organizimin e një tubimi publik. Shteti ka detyrë të marrë në kuptimin pozitiv që do të thotë se duhet të ofrojë burimet e nevojshme për të mundësuar apo edhe mbrojtur organizimin dhe mbajtjen e një tubimi publik. Në anën tjetër, ndalimi i mbajtjes së një tubimi publik do të thotë dështim I shtetit për të kryer detyrat e tij në këtë aspekt.

Personi kontaktues

Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org