DRAFT KONCEPT DOKUMENTI PËR FUSHËN E PUNIMEVE NGA METALET E ÇMUARA

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) është organ i vetëm i administratës shtetërore që është përgjegjës në fushën e metrologjisë për Republikën e Kosovës. Agjencia funksionon e ndarë në këto sektorë, më konkretisht: drejtoria për metrologji shkencore dhe industriale, drejtoria e metrologjisë ligjore, si dhe sektori për kontrollimin e punimeve nga metalet e çmuar. Në kuadër të Drejtorit të Metrologjisë së Kosovës në pajtim me rregulloren përkatëse për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, funksionon laboratori i metaleve të çmuara i cili kryen punë profesionale në fushën e kontrollit të cilësisë së punimeve nga metalet e çmuara.


Data e fillimit: 27.08.2019


Data e përfundimit: 13.09.2019


Raporti Final

Me Ligjin NR. 04/L-154 PËR PUNIMET NGA METALET E ÇMUARA, përcaktohen kushtet, mënyra dhe veprimi i kontrollit të cilësisë të punimeve të punuara nga metalet e çmuara si dhe, tregtimi i tyre. Gjithashtu në këtë ligj përcaktohen kërkesat teknike me të cilat përcaktohet shkalla e pastërtisë, përbërjes dhe përmbajtjes së metaleve tjera, pjesë prej metaleve jo të çmuara dhe jo metaleve. Ligji, rregullon kushtet dhe mënyrën e shënjimit në harmonizim me shenjat ndërkombëtarisht të pranuara, si dhe detyrimet mbi shpenzimet për ekzaminimet dhe shënjimin

17.12.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

17.12.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Sebahate Bushrani

sebahatebushrani@rks-gov.net


Kontributet

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

13.09.2019 15:50:11

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka bërë analizimin e Koncept Dokumentit mbi Fushën e Punimeve nga Metalet e Çmuara. Fusha e metalave të çmuara ka qenë edhe në të kaluarën në fokus të punës së INDEP. Që në vitin 2013, ne kemi punuar në, atë kohë, Projektligjin për Punimet nga Metalet e Çmuara si pjesë e punës mbështetëse dhe monitoruese për Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës.

Sektori i metaleve të çmuara në Kosovë është një nga sektorët me më së shumti traditë të zhvillimit. Kësisoji, për INDEP, ky sektor është i rëndësishëm jo vetëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por edhe për të promovuar një zeje të rëndësishme tradicionale. Ky koncept dokument, në tërësinë e tij, diskuton për bazën aktuale ligjore, problemet në implementimin e saj dhe opsionet se si të zgjidhen problemet.

Në tërësi, ne vlerësojmë që fusha e metaleve të çmuara ka nevojë të rishikohet dhe të ketë përmirësime në bazën ligjore në atë mënyrë që të rritet sektori duke mbrojtur konsumatorin dhe duke mos bërë kompromise me cilësinë e produkteve. Duhet thënë që fusha është trajtuar me një tekst voluminoz dhe me të material narrativ të bollshëm që është përjashtim pozitiv nga shumica e koncept-dokumenteve që hartohen. Megjithatë, problemet që janë identifikuar në koncept dokument, mund të zgjidhen edhe me një plotësim-ndryshim të Ligjit Nr. 04/L-154 për Punimet nga Metalet e Çmuara. Ne konsiderojmë që opsioni për të shkuar me plotësim-ndryshim dhe jo ligj të ri, nuk është trajtuar fare dhe është dashur të jetë një nga opsionet e këtij koncepti.

Nëse analizojmë problemet e shtruara, vërejmë që koncept dokumenti nuk ka ofruar analizë të bollshme në shumicën e tyre. Nëse pretendohet se, bie fjala, sistemi i gjobave nuk ka prodhuar efekt, atëherë është mirë të paraqiten të dhëna për numrin e gjobave, numrin e shkeljeve, lartësinë e gjobave të shqiptuara në proporcion me inspektimet etj. Këso analize e mbështetur i mungon këtij Koncept-Dokumenti. Disa nga problemet e parashtruara në koncept, ne konsiderojmë që kanë mundur të evitohen me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore qoftë të Ligjit Nr. 04/L-154 për Punimet nga Metalet e Çmuara qoftë të ligjeve tjera të veçanta.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info