LAW ON ELECTRICITY

The purpose of this law is to establish rules and measures for the electricity sector, ensuring secure, reliable, and quality electricity supply at affordable and transparent prices for final customers, while addressing the country's climate targets.


Start date: 23.02.2024


End date: 14.03.2024


Final Report

The purpose of this Draft Law on Electricity is to establish rules and measures for the electricity sector to ensure a secure, reliable, and quality electricity supply at affordable and transparent prices for end consumers and to address the country's climate challenges.

15.04.2024
Final Report


Updated version of the consultation document

15.04.2024
Updated version of the consultation document


Rina LLuka

Rina.Lluka@rks-gov.net


Contributions

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | NGO

14.03.2024 16:14:20

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka analizuar Projektligjin për Energjinë Elektrike, i hartuar dhe publikuar për konsultim nga ana e Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës. Kjo analizë dhe këto komente janë rezultat i përkushtimit që Instituti INDEP ka për fuqizim të sektorit të energjisë dhe për rritje të dinamikës së tranzicionit të drejtë energjetik. Analiza e hartuar në kuadër të programit të INDEP për zhvillim të qëndrueshëm, synon që të identifikoj fushat ku projektligji ka nevojë për përmirësim dhe të ofroj një qasje konstruktive për përmirësimin e tij.

Marrë në tërësi, INDEP konsideron që Projektligji për Energji Elektrike i plotëson kërkesat e direktivave evropiane për pakon e re të legjislacionit në fushën e energjisë dhe është një bazë e mirë për rregullimin ligjor të sektorit për vitet e ardhshme.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thekson rëndësinë e angazhimit dhe konsultimit të gjerë me të gjithë palët e interesit në procesin e rishikimit dhe përmirësimit të Projektligjit për Energjinë. Në dokumentin e konsultimit, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të përfshij qëndrimet e ZRRE-së, KOSTT-it dhe akterëve të tjerë në mënyrë që publiku i gjerë të njihet me pikëpamjet e këtyre palëve. Përmes një qasjeje të tillë të hapur dhe gjithëpërfshirëse, INDEP beson se mund të kontribuohet në zhvillimin e një kuadri ligjor që nxit inovacionin, përmirëson efiçiencën e energjisë, mbështet tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, dhe përmbush nevojat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të konsumatorëve në nevojë.

Kosova ka adoptuar një strategji të re të energjisë që vendos shtetin në rrugën e dekarbonizimit. Për këtë, rëndësia e Projektligjit për Energjinë Elektrike bëhet edhe më thelbësore. Në masë të madhe, tranzicioni energjetik është në korrelacion të drejtë me elektrifikimin.

Ky ligj dhe transpozimi i pakos së re të legjislacionit të Komunitetit të Energjisë është një hap shumë i rëndësishëm drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, dhe një pjesë shumë e rëndësishme e rrugëtimit të Kosovës drejt dekarbonizimit dhe përafrimit me standardet dhe praktikat më të mira evropiane në fushën e energjisë. Prandaj, mundësia për ta bërë këtë Ligj më të mirë e më të zbatueshëm, nuk duhet humbur!

Në vazhdim, INDEP ka listuar komentet pas analizës nen-për-nen të Projektligjit. Në pjesën në vazhdim, do të paraqesim vërejtjet dhe rekomandimet specifike të INDEP në lidhje me këtë Projektligj.

Contact person

Burim Ejupi | office@indep.info