Konsultimi publik
22.12.2024
PLANI I MENAXHIMIT PËR QENDRËN HISTORIKE TË PRIZRENIT
Qëllimi i Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit (së këtejmi PMQHP) është përcaktimi i politikave strategjike për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit.
Data e fillimit: 30.05.2019
Data e përfundimit: 20.06.2019
Dokumentacioni
Vjollca Aliu
vjollca.aliu@rks-gov.net
Kontributet
Shkarko dokumentin e kontributit
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore | Agjenci e shtetit
14.06.2019 17:29:48
Komentet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore janë fokusuar në masë të madhe tek synimet dhe objektivat, për të cilat kemi disa komente të cilat shpresojmë dhe besojmë se duhet të përfshihen në kuadër të dokumentit final.
Komentet e KKTK-së:
Synimi 1 Objektivi 1.3. propozojmë të ndryshohet si ne vijim:
1.3. Implementimi i ligjeve dhe plotësimi i bazës ligjore për funksionim të mirëfilltë të procesit të mbrojtjes, menaxhimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore
OBJEKTIVI 1.2. Aktiviteti 1.2.1. Propozojmë:
Tek përgjegjësit kryesor të vendoset edhe KKTK, marr parasysh rolin dhe rendësin qe ka KKTK. Gjithashtu tek referenca te vendoset edhe Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.
OBJEKTIVI 1.2. Aktiviteti 1.2.2. Propozojmë që të riformulohet teksti si ne vijim:
Nominimi i QHP në Listën Tentative të Trashëgimisë Botërore.
OBJEKTIVI 1.3. Aktiviteti 1.3.1. propozojmë:
Të largohen kllapat tek përgjegjësit kryesore, pasi që KKTK është institucion i veçantë.
OBJEKTIVI 1.3. Aktiviteti 1.3.2. propozojmë:
Të përgjegjësit kryesor të vendoset edhe KKTK, pasi që konsiderojmë se edhe KKTK mund ta ketë një të veçantë në këtë drejtim.
OBJEKTIVI 1.3. Aktiviteti 1.3.3. propozojmë:
Hartim i Ligjit për Muze, si dhe tek përgjegjësit kryesor të përfshihet edhe KKTK
OBJEKTIVI 1.3. Aktiviteti 1.3.6. propozojmë:
Tek përgjegjësit kryesor të përfshihet edhe KKTK
OBJEKTIVI 1.4. Aktiviteti 1.4.4. propozojmë:
Tek përgjegjësit kryesor te vendoset edhe KKTK dhe MKRS. Referencë është Ligji për Trashëgimi Kulturore neni 4.9
OBJEKTIVI 1.6. propozojmë të shtohet një aktivitet i ri:
Vlerësimi, aprovimi dhe implementimi i projekteve në QHP, përgjegjësit kryesor KKTK, MKRS. Reference Ligji për Trashëgimi Kulturore neni 5.2
OBJEKTIVI 2.2. Aktiviteti 2.2.4. propozojmë:
Tek përgjegjësit kryesor të vendoset edhe KKTK.
OBJEKTIVI 2.2. Aktiviteti 2.2.5. propozojmë:
Tek përgjegjësit kryesor të vendoset edhe KKTK.
Personi kontaktues
Isuf Koci | isuf.koci@rks-gov.net